Populli foli për të dytën herë  brenda një viti, kërkon luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe reforma të thella të standardeve evropiane 

Populli foli për të dytën herë  brenda një viti, kërkon luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe reforma të thella të standardeve evropiane 
Populli foli për të dytën herë  brenda një viti, kërkon luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe reforma të thella të standardeve evropiane 

Skender Mulliqi

  • 17 November 2021 - 18:19

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Një pakicë e mundën shumicën! Madje jo vetëm që na mundën, por edhe na heshtën! I mashtruan njerëzit më premtime të rreme dhe për një grusht lekë, që t’ju qesin votën! Bënë çdo marri mbi këtë tokë, vetëm për të mbetur në pushtet! U treguam të pazotët që vetë ta zgjedhim rrugën e jetës. Atë na bën një grusht hajnash, ksenofobesh dhe mashtruesish! Kosova ka mjaftë njerëz të zot, të cilët do të kishin punuar krejt më ndryshe, shumë më mirë . Secila fitore e tyre, ishte një humbje e re e jona, më zero ose pa te! Sikur na lodhën më gjithë ato humbje që i pësuam në secilin hap ! Gjasat që do të bëhet më mirë i kemi të Qeveria aktuale. Të presim dhe të shohim së ku po na dalin punët.

Ata që ishin në pushtet nuk patën dije më udhëheqë , kurse ne të tjerët nuk menduam si të luftojmë për të drejtat tona. Të bashkuar kishim fuqi ti kundërvihemi çdo pushteti keqbërës. Nuk e bëmë këtë gjë për 20 vite radhazi. Është dashur deri më sot që një nga një më emër dhe mbiemër të japin përgjegjësi për gjendjen e mjerë që e krijuan. Kaluan të gjitha ato zgjedhje nacionale dhe lokale dhe nuk kërkuam llogaridhënie për rrenat dhe mashtrimet që na i bënë!Nuk morëm mësimin e duhur nga këto zgjedhje për të krijuar mekanizma mbrojtës. Nuk morëm mend së më një klasë të tillë politike nuk ecët përpara. Nuk treguam zotësi për tu treguar njerëzve të politikës dhe të biznesit se ne jemi këtu, dhe nuk do tu lejojmë që mbi mundin dhe djersën tonë të ndërtoni jetën si në parajsë. Nuk i paralajmëruam dhe as nuk i dënuam për veprimet e tilla. Madje u bëmë aplauze mashtruesve dhe dilingjive. I lëmuam regjimet si në komunizëm! Menduam dhe patëm shpresë së do të bëhet mirë pas luftës. Nuk kemi të drejtë të vikasim, por të luftojmë deri në fund për të drejtat tona, se jemi në shtetin tonë . Kemi për kënd të luftojmë, për fëmijët tanë. Mos të lejojmë që edhe ata ta kanë fatin tonë !Mos të lejojmë të gjunjëzohemi, por tu qëndrojmë vertikalisht pa drejtësive. Duhet tu tregojmë fëmijëve tanë së kemi mundësi dhe dije për çdo sfidë të kohës. Të mendojmë në mënyrë triumfuese…! Problemi për ndryshimin e gjendjes shoqërore dhe politike në Kosovë, është gjetja e ideve të cilat do të kishin transformuar proceset e ngecura. Ky transformim duhet të bëhet mbi vlerat fondamentale evropiane , të cilat për fat të keq nuk i kemi. Pushtetet që i patëm nuk gjetën mekanizma adekuat për zhvillim dhe prosperitet. Në fakt ato nuk u interesuan që të kemi mekanizma të fuqishme edhe ligjore. Na dolën së ishin organe inerte dhe pushtete komprometuese në sytë e popullit dhe në sytë e botës demokratike! Nga ky kënd edhe duhet shikuar nderimin e kalendarit që bëhet në janar, duke shpresuar së viti vijues do të na sjellë progres, dhe se aktorët politikë më idetë e tyre do të largohen nga vitet që i lamë mbrapa. Kishim pushtete shabllonizuese e kompremetuese, të cilat nuk dhanë porosi të qarta për vendin. Pa hy shumë në pyetjen së a kemi mundësi të dalim nga krizat e katandisura, unë besoj së Kosova ka mundësi. Populli i Kosovës moti është përcaktuar për botën Perëndimore , kurse drejtuesit e shtetit janë luhatur herë nga Perëndimi e herë nga Lindja! Kjo udhëheqje e tashme do të duhet guximshëm ti bën reformat shoqërore duke i transformuar, dhe duke ndërtuar sisteme të bazuara në vlerat evropiane. Trendët negative duhet të flakën sa më parë, të cilat bënë që të kemi shtet jo funksional sa duhet, dhe bënë që të kemi probleme sociale shumë të theksuara. Gjithsesi nevojitet që shoqëria jonë të lirohet edhe nga barra e problemeve ideologjike, të cilave po ju shohim sherr të madh. Qytetarët presin më të drejtë që në vitin 2022 të marrin frymë shumë më lirshëm…! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".