Sikur të ishim në kohën e fashizmit, dhunuesit e shtetit janë lëshuar në gjah!

Sikur të ishim në kohën e fashizmit, dhunuesit e shtetit janë lëshuar në gjah!
Sikur të ishim në kohën e fashizmit, dhunuesit e shtetit janë lëshuar në gjah!

Skender Mulliqi

  • 19 November 2021 - 09:30

Shkruan:Analisti- Skënder Mulliqi 

Me tradhtuar vendin nevojitet rend dhunues, ideologji e rinovuar e fashizmit, që shumë e ka përfshi Kosovën. Shumë në këtë vendin tonë të lodhur ,na janë bërë kriminelë , banditë dhe hajna ordinere…! Nuk ka gjë më tragjike të bëhen vepra të këqija në emër të popullit, dhe kësaj tiranie nuk po dihet fundi!Vendi po kërcënohet nga të katër anët nga keqpërdorimet dhe hajnitë .

Dhunuesit e shtetit janë lëshuar në gjah sikur të ishim në kohën e fashizmit. Po e kalërojnë Kosovën si pelën pa fre! Me metodat linçuese zbatuan terror ekonomik mbi popullatën !Futën frikë dhe panik të secili , duke e pru në pyetje të ardhmen tonë në vendin tonë. Njerëzit duhet të mendojnë thellësisht dhe ti shohin mirë rrugët nëpër të cilat po ecim. Rrugët qorre nuk i sot Kosovës.

E aq më pak i duhet e keqja. Është kohë zgjimi intelektual apo ka qenë shumë më herët për të menduar për atdheun dhe shtetin . Akademia për çudi sikur ka rënë krejt nga ajo për çka ekziston. Rrallë po i dëgjohet zëri!Dija dhe intelektualet janë pa ndamë kundër të keqes dhe çdo dukurie devijante në shoqëri.

Ata sikur kanë mbetur vetëm vrojtues të ngjarjeve politike dhe të jetës jo të mirë të shumicës në Kosovë. Heshtja është largim nga substanca e jetës dhe është largim nga çdo vlerë shoqërore dhe politike !Regjimeve jo demokratike nuk ju duhet shkenca, e as kultura e arti .Atyre ju duhen mekanizma dhe metoda autokratike të sundimit mbi masën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".