Piramidat e krimit në Shqipëri.! “Liderët po e shkatërrojnë shtetin”.

Piramidat e krimit në Shqipëri.! “Liderët po e shkatërrojnë shtetin”.
Piramidat e krimit në Shqipëri.! “Liderët po e shkatërrojnë shtetin”.

Ismail Muçiqi

  • 19 November 2021 - 09:41

Shkruan:Ismail Muciqi

Ngjarja e djeshme në qytetin e Fierit ku u vra fëmija 8 vjeqar po e trondit opinionin e gjer jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë por gjithandej Botës Shqiptare. Nuk ka dyshim se fajtorë, dhe përgjegjës, kryesor për gjendjen alarmante në Shqipëri janë liderët politik, dhe institucionet e shtetit të cilat ka kohë që i ka kapluar kriza dhe krimi nga të gjitha anët.

Protagonist i të gjitha të këqijave është padyshim Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë udhëheqjes dhe qeverisjes së tij afër një decenie Shqipëria është mbuluar nga kanabisi, droga dhe marjuana e cila po e shkatërron shoqërinë dhe po e mbyt të ardhmen e fëmijëve dhe të gjeneratave të reja. Në një shtet apo shoqëri në të cilën, “Lende”  e parë për biznes apo profit është kultivimi dhe tregtia e drogës, e cila po shndërrohet në monedhë kombëtare nuk mund të pritet asgjë më e mirë përpos krimit, korrupsionit, prostitucionit dhe anomalive tjera më të ndyta deri tek kriza psikike me patologji të pa shërueshme.

Kësaj situate me vite i kanë  ndihmuar edhe figurat tjera të cilat gjinden në krye të shtetit nga Presidenti Meta, Fatos Nano, Gramos Ruqi, Skender Gjenushi,  Sali Berisha, Lulzim Basha, dhe figurat tjera të cilat ishin pjesë e politikës shumë vjeçare në këtë vend. Padyshim se kjo garniturë e politikanëve të cilët e kanë sjellur vendin buzë greminës janë barsit dhe përgjegjësit kryesor që po e mbajnë pengë Shqipërinë. Në një shtet ku barsit e institucioneve janë ngritur kundër njeri tjetrit duke e përqar dhe hasmuar popullin vite me radhë për interesa karrieriste dhe materialo financiare qdo mend se edhe raportet ndërnjerzore të qytetareve janë jo normale, me plotë tensione dhe problematike të cilat e sjellin vendin me kriza me pasoja të paparashikueshme.

Po theksojmë se në bazë të raporteve shumë vjeçare të institucioneve kredibile ndërkombëtare liderët e lartpërmendur të cilët tani janë në krye të institucioneve të shtetit janë personat më të korruptuar të cilët kanë krijuar kapital dhe pasuri marramendëse duke e zhvat buxhetin e shtetit dhe keqpërdorur pozitat e tyre në mënyrë të pamëshirshme në kurriz të popullit. Prandaj këta janë përgjegjësit të cilët duhet ti kërkojnë falje popullit dhe të largohen sa më parë nga funksionet që i mbajnë derisa Republika e Shqipërisë ende nuk është bërë eksperiment i bankrrotit apo mos dhashtë Zoti ndonjë rrëmuje gjithqytetare.

Më thotë mendja se pa largimin dhe përgjegjësin morale dhe ligjore të kësaj klase politike kronikat e zeza të cilat po paraqiten për qdo ditë në biltenet e ndryshme informative nuk ka shpresë të parandalohen. Dëmi më i madh që po i bëhet Kombit Shqiptarë është edhe aventura kundër interesave te shqiptareve të cilën po e zhvillon Edi Rama krah për krah me Aleksandër Vuqiqin në dëmë të Kosovës. Ky njeri me botëkuptime të mykura mikroborzeze dhe të profilit të aristokratit, është më së paku në shërbim të bashkimit të Shqiptareve dhe të kombit në përgjithësi.

Prandaj vetëdija dhe iniciativa qytetare të njerëzve intelektual nëse kanë mbetur fare, janë më së të nevojshme që përmes organizimit qytetare dhe veprimeve demokratike të mobilizohen për ta ngritur zërin kundër gjendjes alarmante e cila po e kërcënon Shqipërinë dhe të ardhmen e Botës Shqiptare. Derisa nuk bëhet kjo ekziston rreziku që të pësojnë nga kazma edhe të rinjtë tjerë si ndodhi ngjarja e djeshme në qytetin e Fierit ku humbi jetën i riu 8 vjeqar. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga kriminelët kushdo qofshin apo çfarëdo pozitash shtetërore mbajnë.

P.s Është interesante dhe e pa shpjegueshme.. Sahere që Kosova gjindet në vështirësi apo ka nevojë për përkrahjen e shtetit amë politika në Shqipëri sillet rreth boshtit të vetë pa e qa kokën për pjesët tjera Shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".