Dora e zgjatur e SHIK-ut ilegal &PDK, duhet të hetohet për pasurimin me vjedhje të milionave, sa ishte kryetare e KQZ-së!

Dora e zgjatur e SHIK-ut ilegal &PDK, duhet të hetohet për pasurimin me vjedhje të milionave, sa ishte kryetare e KQZ-së!
Dora e zgjatur e SHIK-ut ilegal &PDK, duhet të hetohet për pasurimin me vjedhje të milionave, sa ishte kryetare e KQZ-së!

Naim Miftari

  • 21 November 2021 - 07:40

Shkruan:Analisti-Naim Miftari

Vendimi i Avokatit të Popullit mbi interpretimin e shkarkimit të Valdete Dakes si  kryetare e KQZ-së,  e cila kurrë nuk ka qenë neutrale por ka qenë në anën e PDK&SHIK- ut ilegal gjegjësisht në anën e shefave të vetë që e kanë sjell në KQZ për t’i manipuluar zgjedhjet, për t’i formuar qeveritë sipas dëshirave të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është vendim i drejtë dhe ligjor i cili do të pasohet me të njëjtën vij edhe nga instancat tjera, nëse procedohet ankesa  në kërkim të rrugëve të tjera ligjore.

Në Kosovë nuk ka prokuror që e mbron ligjin dhe shtetin se zonja Valdete Daka do të duhej shpjeguar para ligjit se si është bërë milionere sa ishte shefe e KQZ-së. Vlerësimi i Avokatit të Popullit se vendimi i presidentes Vjosa Osmanit për shkarkimin e nr.42/2021 i datës 14 qershor është plotësisht i ligjshëm dhe si i tillë  ky vlerësim është një goditje rëndë  për hierarkinë e SHIK-ut ilegal  PDK- LDK e cila akoma mban peng dhe nën kontroll shumë institucione në duart e veta, pasi nga pas lufta kishin fut në ato  institucione njerëz të dëgjueshëm, kukulla, sekser e militant të vetë për ta mbajt shtetin,  politikën dhe ligjin nën kontroll të tyre.

Shkarkimi i Valdete Dakes është bërë me shumë vonesë pasi nuk është dashur as të nominohet për kryetare të KQZ-së por dihet publikisht se gjithmonë e ka mbajtur anën e PDK-së dhe LDK-së,  mbahet mend sidomos gënjeshtra Holivudiane mbi helmimin kinse të kutive të fletëvotimeve-zarfeve me fletëvotime  të ardhura nga Serbia ku KQZ-në dëshironin dhe tentonin që me çdo ç’imta manipulojnë sikur që e manipuluan dhe e futën NISMEN  së bashku me  Pacollin në Parlament për ta dobësuar LVV-në.

Pra pjesë e krejt kësaj maskarade ishte mafia në KQZ dhe e QNR- ja  ku kukulla e PDK-së por edhe të LDK deri dikund  akoma janë prezent. Këta i kanë kapur të gjitha institucionet me rëndësi  ku janë bërë qindra shkelje e fallcifikime sistematike të votave dhe po  bëhen edhe sot.

Prandaj përpos  Gjyqësisë,  ,policisë , AKI-së dhe prokurorisë edhe në KQZ,  PZAP dhe QNR- kërkohet e duhet të zhvillohet një VETING pastrimi nga duart e politikanëve  dhe partive të korruptuara. Prandaj po themi vazhdimisht që  për Kosovën,  shtetin tonë, është jetik VETINGU i përgjithshëm  e gjithëpërfshirës .

Sa i përket Valdete Dakes me të duhet të  merret  hetuesia- prokuroria se si është vjedh në KQZ dhe si  janë manipulua votat e jo me marr me Valdete  Daken Avokati i Popullit. Zonjës Valdete  Daka i duhet  një avokat i saj privat që ta mbron nga keqpërdorimet dhe maliverzimet, nga korrupsioni  e çfarë abuzimesh tjera që  ka bërë gjatë qëndrimit si shefe në KQZ !

​Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".