Skandali në Lakërishte, fakte dhe argument shtesë për Prokurorinë  Speciale në pritje të ngritjes së kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut

Skandali në Lakërishte, fakte dhe argument shtesë për Prokurorinë  Speciale në pritje të ngritjes së kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut

Hajrullah Tërnava

  • 21 November 2021 - 07:43

Shkruan:Analisti- Hajrullah Ternava

Ekspertiza e realizuar në një laborator gjerman, ka zbuluar se shkatërrimi i azbestit nga objektet në Lagjen Lakrishtë, të Prishtinës nga Ndërmarrja Publike Banesore i përket shkallës së 3-të (20%), të mbetjeve kancerogjene me rrezikshmëri shumë të lartë kontaminimi.

Krimet e kryera ne urbanizëm-ndërtimtarin e ndërtesave në qytetin e Prishtinës dhe pse jo edhe qytete tjera, janë për tu analizuar, dhe në një të afërt jo të largët populli-taksapaguesit do të duhen të bëjnë harxhime-pagesa tepër të larta për ti evituar shumë  gabime që e kanë lejuar ndërtimin e tyre nga oligarkët mafioz në lidhje me  kryetarët e komunave për përfitime të tyre të posaçme.

- Nëse i vizitojmë ato lagje tash te reja qe dikur ishin toka djerrina, që janë ndërtuar ndërtesa shumë katëshe dhe shumë afër njëra tjetrës e që në brendi ku kalohet, rrugët janë shumë të ngushta,  që vetëm dy vetura duhen dhe të kenë konsiderata të mos jenë në shpejtësi të larta, sepse nga ajo shpejtësi, kur janë rrugët e ngushta  ka edhe aksidente të shpeshta. Kjo situatë e krijuar tani me rrugë të ngushta,  e kur e kemi parasysh që te ndërtesat shumë katësh çdo banesë e ka së paku një veturë, është për tu habitur si si u planifikua  një  hartë ndërtimore kaq skandaloze. Është dashur që fillimisht të planifikohen e ndërtohen rrugët e gjëra dhe disa kahëshe, sepse qysh tani kemi probleme me tollovit në komunikacion e mos të flasim për vend parkime të veturave apo terrene sportive,  apo për gjelbërim rreth banesave, dhe me këtë konfirmohet bindja se krimi në ndërtimtari ka lëshua rrënjë, dhe ndërtimet e deritashme janë bërë për përfitime të shumë pjesëmarrësve në këto krime në ndërtimtari. Prandaj ngjashëm po vazhdon të thellohet akoma më shumë edhe skandali i Lakërishtës, me prova  të pa kontestueshme për të gjitha abuzimet që janë bërë me ligjin për dhënien e lejes ndërtimore dhe asaj mjedisore për objektin afarist e banesor në pronën e NPB-së. Përveç anës ligjore të  procedurave të shkelura në dhënien e lejeve për ndërtim, së fundi është  zbardhur edhe raporti i plotë për azbestin kancerogjen që rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, në këtë zonë të qytetit si pasojë e rrënimit të pa kontrolluar të objekteve të NPB-së. Këto të dhëna janë publikuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas arritjes së raportit nga një laborator në Gjermani, analiza të bëra me kërkesë të ministrisë pas ndërhyrjes që është bërë për ta ndaluar punimet e filluar në objekt dhe ndalimin e rrënimit të mëtejshëm të pa kontrolluar dhe jo profesional të objekteve të mbuluara me azbest. Gjithsesi se këto fakte argument shtesë duhet ti shërbejnë Prokurorisë Speciale për ta ngritur pa vonesë kallëzimin penal kundër Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut dhe  vartësve të tij të cilët me procedura të përshpejtuara, me qëllim përfitimi kriminal në fund të mandatit, u treguan dorëlirë në lëshimin e lejes ndërtimore për objektin tashmë të kontestuar dhe të bllokuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lënda e të cilit zyrtarisht është dërguar për hetim në Prokurori. Ky krim urban dhe mjedisor ndodhi në kuadër të realizimit të projektit të dyshimtë 120 milionësh afaristo-banesor të Ndërmarrjes Publike Banesore për të cilin janë shfaqur publikisht një listë e gjatë faktesh, dëshmish akuzash e pretendimesh të bazuara për shkelje ligjore e procedurale që nga faza tenderuese e deri te dhënia e lejeve nga Komuna e Prishtinës, për të cilat edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë projekt. Është e pakuptueshme që edhe para këtyre vërejtjeve që po bëhen në shkrime të përditshme, pse organet e luftimit të krimit nuk po merren më shpejtë  me këto dukuri, por krimi lejohet të vazhdoj me trendin e vetë dhe ngufatjet në komunikacion po vazhdojnë, që shpejt do të vjen dita që do të bëhet vonë sepse do të ndodhin ngufatje të tëra në rrugët e qytetit. Sikur të ndodhte që kjo qeveri në pushtet të ndërmerrte masa të ashpra të luftimit të këtyre dukurive, edhe elektorati do ti shpërblente me votat e tyre partitë në pushtet.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".