Qeveria Kurti ka për ta ndryshuar gjendjen, e gjeti shtetin një tokë të minuar dhe kontaminuar nga krimi i organizuar!

Qeveria Kurti ka për ta ndryshuar gjendjen, e gjeti shtetin një tokë të minuar dhe kontaminuar nga krimi i organizuar!
Qeveria Kurti ka për ta ndryshuar gjendjen, e gjeti shtetin një tokë të minuar dhe kontaminuar nga krimi i organizuar!

Dr. Hysni Aliu

  • 22 November 2021 - 11:29

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë, treguan se sa e vështirë është ta mbash fitoren, por edhe sa e vështirë është t’i fitosh zgjedhjet, gjithashtu sa e lehtë është t’i humbasish zgjedhjet. Unë me qellim nuk kam shkruar deri më tani, sepse nuk kam dashtë të kem asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, por kam dashtë që ai rezultat të jetë i atillë që të reflekton bindjen dhe shprehjen e lire te popullit që jeton në Kosovë. Këtu në Finlande është një thënie ” çka të porositësh të vjen ” e në Kosovë thënia ”çka të mbjellësh e korre” , kështu i ndodhi VV- së se fundi.

Ata gabimisht besuan që mërgata është naive dhe nuk sheh se çka po ndodh atje, dhe “dashurohet” në një individ si kryeministri Albin Kurti, pa e vërejtë se shumë njerëz që bartin funksione tani, kanë të njëjtat vese me ata që u larguan nga pushteti pikërisht duke ju falënderuar votës së mërgatës kosovare.

Albini e harroi shume shpejt mërgatën, në momentin që mori pushtetin, harroi ai anëtarësimet e reja në VV të cilat i reklamonte para publikut nga dita në ditë, ato filluan serish para disa ditësh vetëm pasi që i humbi zgjedhjet lokale, dhe filloi tatëpjeta e VV- së. Kjo është e pasinqertë!

Kjo qeveri, ka bërë disa gjëra shumë të mira, siç janë çështja e shtesave të fëmijëve, çështja e negociatave në Bruksel, çështjet në ministrinë e bujqësise , ekonomisë financave, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrin e drejtësisë, aksionet në veri për targat, dhe së fundmi, emërimin e ministrit të ri të shëndetësisë që erdhi nga SHBA- të për t’i kontribuar vendit të vetë, (emërim që u bë tepër vonë dhe tek kur vërejti ai se ramja kishte filluar), por ka pas ministri që na kanë turpëruar, siç është ministria e punëve të jashtme ,pastaj ministria e Liburnit dhe Arbenit, e disa të tjera, që me veprat e tyre e luhatën fuqishem besimin e popullit ne Kosove dhe ne mergate.

Përgjysmimi i Vetëvendosjes, në këto zgjedhje nuk ishte i rastësishëm e as i befasishëm, për ata qe analizojnë gjerat prej një këndvështrimi të pavarur dhe te logjikshem.

Nuk jam i gëzuar me këtë që ndodhi, por as nuk jam shumë i mërzitur, sepse një balancë e pushteteve dhe balancë në mes partive, është e frytshme dhe e shendetshme, dhe shtyn vendin kah gara në vlera dhe kualitet në qeverisje dhe në shërbime që ofrohen, por është pakëz e hershme.

Ky popull, sërish tregoi, që janë shumë pakicë ata që shiten ose blihen me 20 apo me 100 euro, e as me mijëra euro që mund të ju servohen në forma të ndryshme para zgjedhjeve. Këtë popull nuk arritën ta blen as Serbia gjatë viteve 1989-1999, as ata që sunduan për 20 vite gjermetani, e as qeverisja e tanishme, e cila e hapi qesen pikërisht para zgjedhjeve duke derdhur miliona euro në gjepin e votuesve, me besimin që ato do të shndërrohen në votë.

Pagesa e 36 milion eurove me argumentin se po kompensohen për ngritjen e çmimeve, ishte një gjë shkurtpamësie e naive, që ju dha argument të tjerëve të vulosin pretendimet e tyre se kjo qeveri po bën shumë gjëra për arsye të zgjedhjeve që ishin duke ardhur e jo për popullin. Në vend që qeveria të merrte aksion për ta kontrolluar ngritjen e çmimeve që edhe sot vazhdojnë, ata vendosen pranimin e çmimeve të larta si një fakt të kryer, dhe shpenzimin e buxhetit në mënyrë të papërgjegjshme ashtu siç bënte Ramushi dikur!

A do të ishte më mirë që ata 36 milion që u shpenzuan copë , që me to të ndërtohej një spital, në Prishtine, apo te rinovohej QKUK ja, e vjetruar, gjë e cila do i shërbente me dekada tërë popullit dhe do shpëtonte jetë, apo të hidheshin parate aty ku sot janë dhe nesër me një blerje në market shndërrohen në zero? Gjithashtu, qershori dhe korriku ishin muajt e keqqeverisjes, ku ministri Liburn Aliu së bashku me zëvendësministrin e vet, filluan të vepronin mu ashtu siç vepronin paraardhësit e tyre, duke vendosur taksa 5 euro për automjetet dhe duke punësuar familjarët e vetë në ministrite e caktuara. Ata u punësuan pikërisht në ministrinë e shëndetësisë, ku ministër ishte kandidati për kryetar te Prishtinës, që rrjedhimisht edhe i humbi zgjedhjet në Prishtinë. Kjo që e përshkruajta është shkaku dhe pasoja e rezultatit te zgjedhjeve te humbura!

Pra populli, e kuptoi fort mire nëpërmes fakteve, që vetëm gjysma e VV-së në krye me kryeministrin Albin Kurti, punojnë me sinqeritet për shtetin e vetë, ndërsa gjysma tjetër, nëse ju jepet mundësia nuk dallojnë fare nga ata që e sunduan dhe degraduan vendin për 20 vite.

Albin Kurti, me punën tënde jam i kënaqur, ashtu siç jam i kënaqur me punën e disa ministrave që i potencova më herët, por u vërtetua që Albini dhe VV- ja fatkeqësisht nuk janë te njëjtë, andaj kjo parti duhet të vetpastrohet nga ata që po e rrënojnë ëndrrën e këtij populli dhe të vetë Albinit për një Kosovë të ngritur dhe konkurrente e shmembull i mire në rajon.

Kjo ishte sa i përket VV- së, e tash po shkruaj për faktorët tjerë që sipas meje ndikuan në humbjen e zgjedhjeve të fundit.

E para, është presidentja Osmani, së bashku me ministren e punëve të jashtme Donika Gërvalla. Këto dy zonja, paraprakisht sipas besimit tim, bënë marrëveshje me LDK- në, para se të formohej Qeveria Kurti, që në këmbim për votën pro-Presidentes, kjo e fundit në mënyrë pasive e ministrja në mënyrë aktive ta përkrahë elektoratin e vetë që votën komunale të ja japin LDK- së, dhe ashtu edhe ndodhi. Unë në shkrimet e mia, kam shkruar për këto plane, dhe së fundmi në shkrimin për gabimet naive të Donika Gërgalles, pata hedh dyshimin, që kjo po i bën këto gabime ose sepse ka çrregullime kognitive ose sepse po donë me shkaktua thyerje të ngjashme me atë të Agim Veliut, kur z. Albin Kurti e pat shkarkuar z. Veliun dhe si rrjedhojë ra Qeveria-Kurti 1. Shkarkimi i zonjës Gërvalla do i mundësonte listës Guxo të Vjosës me Gërvallen, qe t’i bashkoheshin LDK -së pa e marr epitetin e mashtrueseve siç e muan qeveria Hoti, gjë që u ndëshkua nga vet populli.

Kësaj herë, Albini, nuk ra në kurthin e partisë bashkëqeverisëse, dhe nuk e shkarkoj Donikën, si rrjedhojë ata nuk patën arsye të largohen nga qeveria Kurti, por e aktivizuan alternativën e dytë, planin B për një përkrahje në Heshtje të LDK së nga lista Guxo, sepse ato guxojnë.

Humbja e LDK- së në Podujevë ku ende janë të forta lidhjet e kundërshtarit të përbetuar te znj. Vjosa Osmani, zotëri Agim Veliut, po ashtu edhe në Gjilan, ku ishte kandidat z. Lutfi Haziri, që i vetmi që i përkiste gardës së vjetër të LDK- së, e vërteton këtë teori, se aty ku ka dashtë Vjosa që të fiton LDK-ja në garë me VV- në ka fituar LDK apo VV pra varësisht kah e ka orientuar elektoratin e vetë lista Guxo. Tani Vjosa e ka pastruar LDK- në nga garda e vjetër, së paku në letër, si rrjedhojë ajo de fakto i takon LDK- së, por qe si Presidente nuk i lejohet të deklarohet publikisht.

Në favor të teorisë time, që zonja Vjosa Osmani ka qenë 100% e orientuar dhe e shitur për LDK- në e Lumir Abdigjikut, flet edhe fakti, që znj. Osmani, ka qenë pothuajse 100% pasive në përkrahjen e Qeverisjes së mirë të z.Albin Kurti, gjatë tërë kohës, dhe u aktivizua në media, tek pasi u krye raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

Sa i përket Prishtinës, është shumë e mundshme, që edhe kjo të ketë qenë pjesë e kësaj marrëveshje të fshehtë, kësaj herë e përfshirë edhe VV, Pra LDK- VV, Lista GUXO, para formimit të institucioneve qendrore pas zgjedhjeve të shkurtit 2021, pra unë pretendoj që ka ekzistuar një marrëveshje në mes këtyre tri subjekteve politike, që si shpërblim për formimin e qeverisë së VV-së dhe votimin e presidentes, edhe VV- ja në mënyrë të fshehtë ta sabotoj kandidatin e vetë për kryetar Prishtine z. Vitia. Në favor të këtij pretendimi t’im, flet fakti që, z. Vitia u lirua nga detyra tek pasi që kandidati i LDK-se e bindi elektoratin e kryeqytetit për idetë e tij, dhe fushatë deri diku të vërtetë z. Vitia pati tek pas rundit të parë. Mos lirimi nga detyra i një ministri i cili pretendonte të bëhej i pari i Prishtinës, ku jeton pothuajse 1/3 e Kosovës, do të ishte e kuptueshme, vetëm nëse z. Vitia, do të ishte i vetmi njeri kompetent në botën shqiptare për atë funksion, gjë që fatmirësisht nuk është, dhe edhe atij ju gjend një zëvendësim i mrekullueshëm, pra kur donë, njerëz ka sa të duash në shqiptari.

Pra, sipas meje Prishtinën, e shiti VV -ja dhe Z. Vjosa Osmani, me listën Guxo apo e blenë LDK ja me votat pro-Ppresidentes Osmani gjatë zgjedhjes së saj presidente e vendit.

E mira e këtyre zgjedhjeve ka qenë qetësia që i mbizotëroi, dhe rregulli nga fillimi deri në fund, përjashto këtu një rast tragjik ku u vranë dy individ nga PDK-ja, njëri prej tyre kandidat për kryetar komune, një gjë e tmerrshme për familjet dhe popullin në tërësi.

Këto zgjedhje treguan, që edhe garda e vjetër, janë ende shumë të fortë, andaj për të qëndruar në pushtet këta që jane tani , duhet ta japin 200%-shin e vet, përndryshe shpejtë do të rrezohen nga pushteti. Mungesa e kuorumit në kuvend gjatë seancës së fundit ishte një paralajmërim që ndoshta Lista Guxo mundë të tërhiqet nga koalicioni në ndonjë moment të përshtatshëm për ta, duke ia lënë fajin z. Albin Kurti se nuk po bashkëpunon me SHBA-të, ashtu siq bënë paraardhësit e sajë.

Unë gjithmonë kam bërë thirrje që njerëzit mos të bëhen fanatik partiak e as fanatike të ndonjë individi apo kryetari partie, sepse ajo do ishte dënimi më i keq që do të ja jepnim vetes dhe gjeneratave që janë dhe atyre që vinë. Secilin nga politikanët tanë, duhet ta përkrahim ose jo në varësi nga puna e tij e mire , e jo në varësi nga emri apo partia që i takon.

Analizat që i bëra më larte, tregojnë për sinqeritetin e politikanëve. Dhe krejt në fund, unë besoj shumë, që ramja e Qeverisë Kurti, do të ishte tradhti e madhe për popullin, tradhti e bërë pikërisht nga Vjosa Osmani, tradhti e cila nëse do të ndodhë, duhet të dënohet me votën e popullit në zgjedhjet e reja parlamentare. Natyrisht, e gjithë kjo, me kushtin që qeveria e z. Albin Kurti të punojnë mirë dhe pa hile për të mirën e vendit gjatë tërë kohës. Kjo qeveri ka nevojë për kohë, në mënyrë që gjërat të ndryshojnë per mire , sepse ka filluar udhëheqjen e shtetit të bërë lëmsh, që i përngjanë një xhungle të minuar, ku nga të gjitha anët e madje edhe nga toka e ajri të kanoset rreziku. Një hap i gabuar bien në kurthe ose minë, andaj po e përfundoj me thënien e Naim Frashrit ” punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".