Deputetët e papërgjegjshëm shkojnë në Kuvend për qërim hesapesh personale!

Deputetët e papërgjegjshëm shkojnë në Kuvend për qërim hesapesh personale!
Deputetët e papërgjegjshëm shkojnë në Kuvend për qërim hesapesh personale!

Faik Krasniqi

  • 22 November 2021 - 17:57

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Prej legjislaturës se pare deputetet e Republikës se Kosovës kane vepruar  kështu. Kanë shkuar për t'u nënshkruar për të marrë mëditjet, por nuk kanë qëndruar në sallë për të debatuar ose për të votuar ligje. Ka pasur ligje që nuk janë votuar me muaj të tërë në mungesë të kuorumit. Ky avaz i vjetër po vazhdon edhe në këtë legjislaturë.

Këta për veten e tyre janë kujdesur që të kenë paga të majme dhe mëditje gjithandej, por jo edhe sanksionim në paga në rast se deputetet mungojnë pa arsye. Çuditërisht këta po votohen akoma nga qytetarët. Edhe kur janë në sallë merren me gjëra që nuk kanë lidhje me ligje. Kryesisht me gjëra personale, sharje, fyerje e deri tek përleshjet fizike. Kjo tregon që ata nuk janë aty për qytetarin prej të cilëve kanë marrë votat, por për interes personal dhe për interes të grupeve të interesit. Me një fjalë për oligarkët. Kur LVV ishte në opozitë, me plotë të drejtë akuzonte deputetët e pozitës dhe kabinetin qeveritar për mungesën e tyre në Kuvend. Të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe ata. Ku është ndryshimi? Asnjë ndryshim. Dita-ditës edhe LVV po na e dëshmon me veprime që nuk kanë shumë dallim me qeveritë e kaluara. Dallon ajo Vetëvendosje e opozitës me këtë Vetëvendosje të pozitës. Madje edhe lideri i tyre. Xhipat e zi, punësimet, mos mbajtja e premtimeve që janë jetike e shumë e shumë gjëra. Edhe Glauk Konjufca u tha që të bëhen me serioz. Kështu që populli i dashur mos të mbaj shpresa që këtu do bëhet mirë! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".