Obstruksionet dhe papërgjegjësia e deputeteve ndaj funksionimit të shtetit!...

Obstruksionet dhe papërgjegjësia e deputeteve ndaj funksionimit të shtetit!...
Obstruksionet dhe papërgjegjësia e deputeteve ndaj funksionimit të shtetit!...

Ismail Muçiqi

  • 23 November 2021 - 09:29

Shkruan:Ismail Muciqi

A ka humbur morali, njerëzia dhe përgjegjësia e partive politike dhe të grupeve parlamentare ndaj funksionimit të shtetit. Disa here me radhë gjatë kohëve të fundit po dështon mbledhja e Kryesisë e Kuvendit të Kosovës, mu për shkak të mos pjesëmarrjes të anëtareve të Kryesisë të cilët i përfaqësojnë partitë opozitare në Parlament. Kjo sjellje është shndërruar në dukuri tregon më së miri moralin dhe përkushtimi i grupeve Parlamentare të cilat përmes dyerve të ngushta me bekimin e liderit janë bë Deputet të Parlamentit.

Kjo po ndodh në kohën kur Kosova po ballafaqohet me sfida më të ndryshme si janë.. Kërcënimi nga serbia, lufta kundër pandemisë problemet të njëpasnjëshme që i kanë qytetaret me krizën ekonomike me, qmime të larta të artikujve ushqimorë, me papunësinë e madhe të rinjve, dhe me shumë, e shumë halle dhe probleme tjera. Pozicionimi i anëtareve të Kryesisë së Kuvendit që përfaqësojnë opozitën, tani janë rreshtuar bashkë me listën serbska për të bllokuar punën normale të kryesisë e rrjedhimisht edhe të Parlamentit të Kosovës. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e dënueshme në të gjitha sistemet e shteteve demokratike që ekzistojnë në listën e Shteteve të samblesë te përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shtrohet pyetja.? Qfarë ligjesh dhe rregulloresh ka Parlamenti i Kosovës për sanksionimin e deputeteve të cilët marrin mëditje nga taksat e popullit, e në anën tjetër veprojnë dhe punojnë kundër interesit të qytetareve. Kjo vlen s’pari për Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca i cili sa më parë duhet të kërkojë përgjegjësi, disiplinore, ligjore dhe financiare ndaj deputeteve të cilët shkelin ligjin dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka Parlament në Botë i cili lejon që deputeti pa arsye mungon në mbledhjet e kryesisë, të komisioneve, apo të Parlamentit e nuk sanksionohet apo nuk jep llogari para ligjit.

Kjo mendësi e përqarjes dhe jo unitetit ka kohë që po manifestohet edhe me rastin e hartimit të Projekt Dokumentit të ligjit për rregullimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Grupe të caktuara të cilat përfaqësojnë institucionet e drejtësisë për shkaqe subjektive po e bojkotojnë grupin e ekspertëve të sistemit të drejtësisë në kuadër të Ministrisë të cilët e hartuan projektligjin për vetingun si hapë i domosdoshëm për Reformat në Drejtësi.

Mjerisht obstruksione dhe kundërshtime pati nga ana e partive opozitare dhe grupeve të interesit edhe rreth hartimit dhe aprovimit të Projektligjit për Sekuestrimin, Konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Këtyre reformave po ju rezistojnë grupet e interesit të cilat vite me radhë ishin pjesë e strukturave të Qeverisë dhe pushtetit e të cilët supozohet [dyshohet] se përmes keqpërdorimeve të ndryshme kanë arritur të krijojnë pasuri të pajustifikueshme.

Duhet theksuar se gjithmonë njerëzit e pa ndershëm e të cilët kanë hipoteka për punën dhe veprimtarin e tyre, mundohen që ti bllokojnë proceset të cilat qeveritë të pa korruptuara i kanë vu si prioritet me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto grupe të cilat qe 20 vite duke qeverisur dhe ushtruar funksione nëpër pozita te ndryshme në institucionet e shtetit tani, përmes formave të ndryshme po koketojn edhe me Sindikatat e punëtoreve duke kërcënuar Qeverinë me protesta dhe greva të ndryshme. Kjo mendësi e logjikës së veprimit është botëkuptimi më i keq dhe më i dëmshëm kundër progresit të një shoqërie apo shteti.

Liderët dhe grupet e interesit dhe përfaqësuesit e mekanizmave të sistemit të drejtësisë po thirren në pavarësinë e sistemit ku ata punojnë. Por e vërteta e rregullimit të një shteti politikë dhe juridik dhe kushtetues është vota e lirë dhe demokratike e popullit përmes të cilës zgjidhen dhe krijohen Institucionet Demokratike të shtetit si janë.. Parlamenti, dhe Qeveria. Prandaj Opstruksionet dhe bllokadat kundër funksionimit normal të shtetit, janë të kota për ata që mendojnë se janë më të fortë se shteti.

Parlamenti dhe qeveria janë shtyllat kryesore të shtetit demokratik i cili ka të drejtën legjitime tek të gjitha mekanizmat të cilat paraqesin pengesë për funksionimin normal të shtetit në fund të fundit kanë të drejtën ekzekutive që të shpallin konkurse për zgjedhjen e përfaqësuesit te çfarëdo organi apo agjencioni i cili funksionon në kuadër të sistemit politikë dhe juridik i rregulluar me Kushtuten e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".