Edhe gratë e vajzat demokrate të Shqipërisë kundër antivlerave demokratike

Edhe gratë e vajzat demokrate të Shqipërisë kundër antivlerave demokratike
Edhe gratë e vajzat demokrate të Shqipërisë kundër antivlerave demokratike

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 23 November 2021 - 09:33

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Në Foltoren Demokratike të Sali Berishës, bërë në Tiranë, më 21 nëntor 2021, Grat dhe Vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruasë së Shqipërisë me kryetaren e tyre të shquar Albana Vokshi në krye, në sjelljen,në kërkesat dhe në diskutimet e tyre u treguan më të ekuilibruara, më të sinqerta, më racionale dhe më burrnesha sesa Lulzim Basha, ngase njëzërit mbështetën axhendën politike  të Sali Berishës (kryetarit historik të PD-së) për rimëkëmbjrn, reformimin, decentralizimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike (PD-së), që të jetë më e hapur, më unike dhe më  aktive në çuarjen përpara të misionit historik, demokratik , kombëtar e shtetëror.

Kisha kënaqësinë, që këtë foltore historike të LDG-së së Shqipërië, ta dëgjoja dhe shikoja me interesimimin më të madh dhe me vëmendje të merituar që nga fillimi e deri mbylljen e saj tejet të suksesshme.

T’iu them të vërtetën, një organizim i tillë i mrekullueshëm, pa zhurmë, pa poterë, pa bërryla dhe pa përplasje, ndryshe nga “cirkusiadat” ofenduese dhe banale, të para  në parlamentet e Kosovës dhe të Shqipërisë,  bëri që të ndihem mirë shpirtërisht, sepse  sjellja,serioziteti, qëndrimi, prezentimi,  emancipimi, vetedija dhe pjekja politike, kulturore, civilizuese dhe kombetare, dëshmuan shkallën më të lartë të demokracisë dhe të tolerancës parlamentare progresive evropiane perëndimore.

S’ka asnjë dyshim se, secila grua dhe vajzë demokrate që mori fjalën në këtë Foltore, dëshmoi nivelin sipran të edukatës, të diturisë, të kulturës, të kurajos që të shprehin dhe të mbështetnin lirisht dhe me argumente pikëpamet e tyre lidhur me kërkesën unanim, që të mbahej Kuvendi i Jashtëzakonshëm  i PD-së, më 11 dhjetor 2021, ku pritet të bëhen ndryshime  rrënjësore të PD-së, si rrjedhim i dështimeve të saj për shkak të keqmenaxhimit të saj 8-vjeçar nga ana e kryetarit Lulzim Basha (2013-2021).

Edhe në këtë Foltore të BAZËS, Gratë dhe Vajzat e Lidhjes Demokratike të PD-së së Shqipërisë, njëzërit kërkuan reformimin, bashkimin, hapjen më të       madhe ndaj kuadrove të reja, fuqizimin, demokratizimin, si dhe drejtimin e saj  nga Sali Berisha.

Gjithashtu, në këtë  tubim të Lidhjes së Gruasë së PD-së  në Tiranë, gratë dhe vajzat demokrate mbështetën fuqimisht argumentet e Sali Berishës, se  Berisha dhe  PD-ja janë me  Amerikën, jo kundër saj, ashtu siç po i shpifin oponentët politikë, mafiozët, rrencat dhe puthadorët e agjenturave të ndryshme antishqiptare, që po shpifin dhe po gënjejnë me qëllim që Berishën dhe PD-në ta konfrontojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra, demokratet shqiptare , ashtu sikurse Sali Berisha u shprehen se janë krah për krah me Amerikën, ashtu sikurse në vitet ’90 të shekullit XX. Që atëherë, e, edhe sot, ne nuk kemi ndryshuar idenë, as besimin, as programin, as interesimin, as respektin, as  mirënjohjen dhe, as dashurinë tonë për bashkëpunimin, për zhvillimin  dhe për thellimin e partnerizmit dhe të miqësisë me Amrikën. Kjo është garanica më e mirë, më e sigurt dhe më me perspektivë për ndërtimin, avancimin dhe  për jetësimin e standardeve dhe të vlerave  të lirisë, të drejtësisë dhe të demokracisë  amerikane në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".