Kuvendi në kolaps nga papërgjegjësia e deputetëve, bllokohet emërimi i titullarëve të organeve të pavarura,  agjencive dhe bordeve të ndërmarrjeve publike!

Hasan Preteni

  • 23 November 2021 - 18:16

Shkruan:Analisti- Hasan Preteni

Uroj dhe duhet shpresuar që të kemi një Kuvend më produktiv në të gjitha segmentet e veprimit. Sanksionimi i deputetëve duhet të jetësohet, mungesa në seanca,mungesa në komisione ose ardhja vetëm për të nënshkruar për të marr mëditjet dhe pastaj ik, duhet të ndalet kjo praktikë që nuk është praktikë vetëm e kësaj numenklature por si sëmundje e rëndë që po na përcjell ndër vite.

Kuvendi nuk po e realizon misionin me efikasitetin e pritur. Plani i votimit te ligjeve nuk po realizohet as për se afërmi. Mungesa e propozuesit ( Qeverise) është e pajustifikueshme. Por mos te harrojmë se Kuvendi nuk e ka për mision vetëm nxjerrjen e ligjeve por edhe mbikëqyrjen parlamentare. Nuk e mbaj ne mend se kur është mbajtur ndonjë debat për punën  e mekanizmave te pavarur qe kontrollohen nga Kuvendi.

Nuk jam i sigurte se janë trajtuar te gjitha raportet e punës te këtyre mekanizmave ( raportet për vitin 2020) mbikëqyrja parlamentare është e rëndësishme ashtu siç janë të rëndësishëm edhe emërimi i titullarëve të këtyre mekanizmave apo të bordeve të ndërmarrjeve publike apo mekanizmave të pavarur.

Është e pajustifikueshme që "gjykata e tenderëve",  Organi Shqyrtues i Prokurimit të mos jetë funksional me muaj të tërë. Janë më shumë se 500 ankesa që presin vendime. Jo funksional është edhe Bordi i BQK-së, ka edhe shumë borde tjera që e presin veprimin e kuvendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".