Në Prokurori dhe Gjykata testohen dhe seleksionohen kandidatët e rinj  mbi baza profesionale dhe pa ndërhyrje politike!

Në Prokurori dhe Gjykata testohen dhe seleksionohen kandidatët e rinj  mbi baza profesionale dhe pa ndërhyrje politike!
Në Prokurori dhe Gjykata testohen dhe seleksionohen kandidatët e rinj  mbi baza profesionale dhe pa ndërhyrje politike!

Blerim Burjani

  • 24 November 2021 - 17:51

Shkruan:Analisti- Blerim Burjani

Përzgjedhja apolitike dhe profesionale e strukturave  në fushën e sundimit të ligjit ka rëndësi jetësore dhe është tepër e domosdoshme të ndodhë  tani kur në këtë proces ka një  fazë të re të kompletimit të sistemit prokuroria e gjyqësor me  kuadro të reja. Profesionalizmi është  i tyre  duhet të jetë i vetmi kriter, i parë dhe i fundit  në gjithë procesin e vlerësimit dhe të intervistimit , në të gjitha fazat e përzgjedhjes.

Seleksionimi i kandidatëve duhet të bëhet vetëm  mbi bazën e  vlerësimit të kapaciteteve  profesionale, krejtësisht i pa anshëm. Pa anshmëri, të qenurit jashtë ndikimeve politike dhe grupeve të tjera të interesit, dhe poentomi vetëm profesional  në përzgjedhje janë dy segmentet  kryesore.

Nga qasja reale në këtë fazë të vlerësimit  pastaj vjen trajnimi i vazhdueshëm nga ana e tyre për të ushtruar me nderë profesionin sepse  drejtësia është e shenjtë. Gjykimi i drejt varet nga shumë veti personale subjektive apo diskrecionit,  nga ana e moralit të   tij dhe vetive ligjeve dhe kodeve penale që duhet të zbatohen në praktikë baras  dhe pa diskriminim për secilin që gjendet para ligjit, pavarësisht pozicionit politik, special apo etnik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".