Në shtetin e kapur nga krimi mungon përgjegjësja institucionale, edhe pse patëm hajna  me bollëk për hajni askush nuk u largua nga pushteti!

Në shtetin e kapur nga krimi mungon përgjegjësja institucionale, edhe pse patëm hajna  me bollëk për hajni askush nuk u largua nga pushteti!
Në shtetin e kapur nga krimi mungon përgjegjësja institucionale, edhe pse patëm hajna  me bollëk për hajni askush nuk u largua nga pushteti!

Skender Mulliqi

  • 25 November 2021 - 18:43

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Të drejtat ligjore dhe të drejtat demokratike nuk mbrohen më heshtje , nuk mbrohen më miratim. Pushteti e ka për detyrë që të rregullojë secilin segment të jetës. Krejt jeta për këto 22 vite u kontrollua rreptë nga pushtetet! Askush popullin nuk e pyeti për asgjë !Tek e fundit “fituam atë që e merituam”. Po, do të dëshironim jetë dhe shtet më të mirë së e kemi , do të vepronim krejt më ndryshe, do ti mbronim fortë interesat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës!

Pushtetet e pas luftës pa marrë parasysh së sa njerëz iu panë më buxhuk sherrin , nuk dha askush dorëheqje si akt madhor moral .Nuk dha kush dorëheqje që na ndodhën mbi 1000 vrasje të motiveve të ndryshme. Nuk dha kush dorëheqje pse ndodhën shumë afera korruptive dhe të krimit të organizuar !Nuk dha kush dorëheqje pse këto pushtete shumicës ia prunë varfërinë të dera! Nuk dha dorëheqje askush pse po largohen masovikisht rinia nga Kosova!

Nuk dha kush dorëheqje që kur u shfaq pandemia globale, e vdiqën shumë njerëz! Nuk u largua askush nga pushteti edhe pse patëm më bollëk hajna ! Nuk dhanë dorëheqje duke u thirrur së gjoja janë duke e ruajtur interesin shtetëror dhe nacional!

Dhe, për çudi të gjitha këto qytetaret sikur i pranuan duke preferuar heshtjen ! Në fakt të gjithë e kemi përgjigjën dhe e dimë pse ndodhën kaq gjera të mbrapshta. I ditëm dhe nuk bëmë asgjë. Njerëzit kanë të drejtë të rebelohen kur iu behën padrejtësi .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".