Ligji për pagat e 93 mijë punëtorëve  të punësuar nga shteti është logjikë e  së kaluarës komuniste, në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut!

Blerim Burjani

  • 26 November 2021 - 17:58

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë që ligje të tilla nuk mundë të ketë në ekonominë e tregut. Pagat në gjykata dhe prokurori duhet të reduktohen në nivel të pagave të standardit ekonomik të Kosovës,  pra në përputhje me zhvillimet e ekonomisë së tregut,  po ashtu sikur edhe pagat e profesorëve të universiteteve publike.

Këto zhurma dhe kërkesa që po bëhen tani rreth ligjit të pagave, janë  absurde të ekonomisë jo të tregut,  por të tipit komunist sepse po kërkohet që për 93 mijë punëtor të punësuar nga shteti të nxirret ligj. Për këtë kategori të punëtorëve të shtetit s’ka ligj por ka gradim individual dhe gradat e pagave rriten me përvojën e tyre në punë.

Pra përvoja është model për rritje të pagës.  Këta janë të nxitur nga sindikatat që me parat e popullit të varfër të ngritën pagat për 93  mijë punëtor të sektorit shtetëror. Rrethanat janë totalisht jo të favorshme për një ligj të tillë antikushtetues dhe diskriminues , kërkesat për rritje të pagave në këtë  kohë pandemie dhe rritjes së çmimeve është katostrofale për shtetin.

Nuk mundë të ketë ligj të tillë por qeveria duhet të ofroj pakon për mbrojtje  të jetës së qytetarëve nga varfëria. Kjo pako duhet të ndihmoj qytetarët për të tejkaluar gjendjen, çdo ligj i kësaj natyre që nxirret e pret fati i hedhjes poshtë nga gjykata.

Duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë që ligje të tilla nuk mundë të ketë në ekonominë e tregut. Pagat në gjykata dhe prokurori duhet të reduktohen në nivel të pagave të standardit ekonomik të Kosovës,  pra në përputhje me zhvillimet e ekonomisë së tregut,  po ashtu sikur edhe pagat e profesorëve të universiteteve publike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".