Gjyqësori&Prokuroria të lidhur me mafio politikën i ledhatojnë&amnistojnë dhe nuk i ndëshkojnë sipas ligjit zyrtarët e akuzuar për pasurinë e padeklaruar!

Gjyqësori&Prokuroria të lidhur me mafio politikën i ledhatojnë&amnistojnë dhe nuk i ndëshkojnë sipas ligjit  zyrtarët e akuzuar për pasurinë e padeklaruar!

Hajrullah Tërnava

  • 28 November 2021 - 07:46

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Ternava 

Të gjitha të palarat kriminale të pushtetarëve që ishin bërë deri me tani janë në proces të zbardhjes, dhe  sikur ka filluat të veproj kjo qeveri në pushtet, gjithsesi se edhe shumë tjera veprimtari kriminale po vazhdojnë të zbulohen  lakuriq dhe pa asnjë dilemë, me të gjitha lidhja tepër të  ngushta të  gjyqësorit me  krimo-politikën. Kjo po del sheshit ashiqare në rastet konkrete të gjykimit të figurave krimo-politike edhe kur bëhet fjalë për  korrupsion e krim te organizuar.
Nëse figura me ndikim në politike nuk mundë të amnistohen tërësisht për akuzat që ndërlidhen me dyshime korrupsioni, të njëjtit  trajtohen vetëm formalisht, dënohen me kusht sa për arsyetim dhe materialisht, pasi që për ndëshkimin material nuk  rezistojnë, e sa për atë moral nuk e kanë pasur problem asnjëherë që së pakut të skuqen nga turpi. 

Një vendim të tillë skandaloz gjykata e ka shqiptuar kundër ish deputetit të Kuvendit të Kosovës nga LDK), Murat Hoxha, i cili është dënuar me vetëm 10 muaj burgim me kusht dhe 700 euro gjobë, për mosdeklarim të plotë të pasurisë së tij në mandatin e kaluar, prandaj  Kosova tani gjendet në këtë situatë e katandisur dhe si më e izoluara në botë. Praktika e mos deklarimit të plotë të pasurisë nga zyrtar të politikës, madje edhe nga deputet të zgjedhur, është bërë praktikë normale sepse janë tërësisht të paprekshëm, dënohen vetëm simbolikisht.


 Edhe sipas aktakuzës së ngritur në gusht të 2018-ës, nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë, Murat Hoxha, në cilësinë e zyrtarit publik-deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, akuzohet për mosdeklarim të plotë të pasurisë, si person që sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrimeve financiare, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, ashtu që në Formularin për Deklarim të Pasurisë, i cili është dashur të dorëzohet nga 1 marsi 2017 deri më 31 mars 2017, për vitin paraprak 2016, i njëjti e kishte deklaruar vetëm  pjesërisht pasurinë e tij, duke fshehur vlera të mëdha të pasurisë dhe të burimeve prej nga është krijuar ajo.
Aktakuza thotë se i pandehuri në formular nuk ka shënuar saktë paluajtshmërinë- pronën e paluajtshme me sipërfaqe prej 209 m2, pastaj as biznesin e “Progis” SH.P.K në emër të djalit të tij Valdrin Hoxha, veturën e djalit të tipit “Peugeot” 407, si dhe bashkëpronësinë në shoqërinë aksionare K.F “Gjilan” SH.A. të gjitha këto janë parë si fshehje e qëllimshme e pasurisë dhe prejardhjes apo burimit të  përfitimit. 
Me këtë, Hoxha  akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 437, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet Mirëpo lidhja e tij më politikën, sikur edhe në shumë raste të ngjashme, ka bërë që të merr një “vërejte”, dënim me kusht prej 10 muaj dhe vetëm 700 euro gjobë monetare. Një përshkrim i tillë si në këtë rast na flet shumë, sepse të tilla raste dhe të ngjashme në parlamentin e Kosovës kemi pasur vazhdimisht dhe të shumta. 
Tani më  duhet të kaloj një kohë e gjatë deri sa të eliminohen këto dukuri sepse deri më tani si për këtë rastin në fjalë, as nuk është diskutuar në mënyrë të posaçme si vepër kriminale, por tani e tutje duhet që këto raste të procedohen dhe të ndiqen si krime në institucionet shtetërore, dhe me këtë të gjithë deputetët dhe zyrtarët tjera ta kuptojnë së janë të obligueshëm që ta  deklarojnë pasurinë e plotë të tyre, dhe në parlament të krijohet një kulturë e mirëfilltë dhe precize që duhet ta posedojnë të gjithë deputetët, për paraqitjen e pasurisë së tyre.
 Ky rast i freskët  na flet për  amnistimin e figurave politike për shkelje dhe mos respektim të ligjit, e që është e nevojshme,  që  urgjent të vij deri te dekriminalizimi, pastrimi dhe riorganizimi i  shtyllës kryesore të shtetit, që është sistemi i drejtësisë. Nëse punohet seriozisht në këtë drejtim, atëherë mundë  të konstatojmë se shpresa e spastrimeve të institucioneve nga ata keqbërësit që vepruan si deri me tani, do të realizohet dhe nuk do të pengohet nga askush, kështu që në vazhdimësi, edhe në të ardhmen,  të gjithë zyrtarët e institucioneve do ta kuptojnë seriozitetin e çështjeve  të lajmërimit të pasurive të tyre dhe bërjen publike në përgjithësi, duke  përfshirë edhe burimet e prejardhjes së saj ndër vite.


 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".