Në konkursin për prokurorë të rinj të pranohen vetëm profesionistët e verifikuar nga ekspertët e ambasadës amerikane dhe EULEX-it!

Në konkursin për prokurorë të rinj të pranohen vetëm profesionistët e verifikuar nga ekspertët e ambasadës amerikane dhe EULEX-it!

Gani Qarri

  • 28 November 2021 - 16:42

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Faza në vijim e pranimit në detyrë të prokurorëve të rinj, duhet të përdoret për të filluar me vlerësimin sa më profesional të kandidatëve konkurrues, në mënyrë që të mos lejohet edhe më tej, vazhdimi i infiltrimit të kandidatëve të ndikuar dhe të deleguar, si në të kaluarën e deritanishme, nga mafio politika dhe krimi i organizuar në vend.  

{585125/}

Në proces është një fazë e re e pranimit dhe përplotësimit të sistemit prokurorial me prokuror të rinj, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, është mbajtur testi i parë kualifikues i kandidatëve, ku në kuadër të procesit të rekrutimit të vetëm 16 prokurorëve për prokuroritë themelore, raportohet se në konkurrencë kanë marr pjesë mese 277 kandidatë.  Procesi në fjalë, ka filluar me shpalljen e konkursit që në qershor të vitit 2020, si dhe ri-shpalljen e tij në maj 2021,ndërsa për shkak të pandemisë, të gjithë kandidatëve të interesuar, u është mundësuar që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, duke bashkangjitur dokumentet e nevojshme, në formatet e kërkuara digjitale.  

 

 

Ndërsa për mbikëqyrjen e procesit testues, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutim, thuhet të jetë angazhuar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe anëtarët të tjerë të komisionit mbikëqyrës.  Për aq më tepër,përveç mbikëqyrjes së brendshme, mbikëqyrja e sforcuar ndërkombëtare e rekrutimit të prokurorëve të rijnë, që tani është e pranishme, konsiderohet si forma më e mirë e përzgjedhjes së kandidatëve potencial, në mënyrë që në shprehje, vërtetë të vijnë profesionistët e njëmendtë dhe jo servilët e mafio krimo-politikës, siç është vepruar deri më tani, për mbi 20 vite me radhë.  Kurse provimi kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit është një nga fazat e testimit të përgjithshëm, që përbëhet edhe nga testi me shkrim dhe intervistimi praktik i kandidatëve, që menaxhohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim edhe me vëzhgues e partner ndërkombëtar, sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Prandaj siç raportohet nga organet përkatëse, në monitorimin dhe vëzhgimin e këtij procesi të rëndësishëm marrin pjesë edhe përfaqësuesit e partnerëve tanë ndërkombëtarë, si EULEX-i, OSBE, EUKOJUST, Projekti i Ambasadës Britanike, Axiom Internacional si dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) nga shoqëria civile, gjë që e bënë përzgjedhjen shumë më reale dhe të sigurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".