Mjeshtëria e zyrtarëve politik të inkriminuar, e shkelin ligjin më të dyja këmbët dhe shpëtojnë pa u ndëshkuar fare!

Mjeshtëria e zyrtarëve politik të inkriminuar, e shkelin ligjin më të dyja këmbët dhe shpëtojnë pa u ndëshkuar fare!
Mjeshtëria e zyrtarëve politik të inkriminuar, e shkelin ligjin më të dyja këmbët dhe shpëtojnë pa u ndëshkuar fare!

Dardan Grapci

  • 29 November 2021 - 07:55

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Nuk është hera e pare që ndonjë politikan e deklaron pasurin e tij më pak se sa që ka, duhet që të ndryshohet ligji që politikanët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre aq sa është, të gjobiten deri në 10 vite burg dhe pa të drejtë të mbrojtjes fare. Figurat politike thuajse aspak nuk e kanë problem nëse i fshehin të ardhurat e tyre e lëre më nëse dënohen, sepse e dinë që me ligj janë amnistuar, ku për mendimin tim ky ligj është i gabuar. Le të shpresojmë që në të ardhmen të largohen nga amnistia të gjithë politikanët dhe për gabimet e tyre të gjobiten, e jo të lirohen nga dënimi.

-Me rastin e fundit të shpalljes së gjykimit, për një ish deputet të Kuvendit të Kosovës, për mos deklarim të plotë të pasurisë nga ana e gjykatës , edhe njëherë po zbulohet lakuriq dhe pa asnjë dilemë, lidhja tepër e ngushtë e gjyqësorit me politikën, pasi kjo lidhje po del sheshit ashiqare në rastet e gjykimit të figurave politike të dyshuara dhe akuzuara për korrupsion.

Një vendim të tillë skandaloz gjykata e ka shqiptuar kundër ish deputetit të Kuvendit të Kosovës ngaLDK), Murat Hoxha, i cili është dënuar me vetëm 10 muaj burgim me kusht dhe 700 euro gjobë, për mosdeklarim të plotë të pasurisë së tij në mandatin e kaluar, pra ai nuk do ta vuan asnjë ditë burg, edhe pse e ka shkelur ligjin. E aktakuza kundër tij thotë se i pandehuri në formular nuk ka shënuar saktë paluajtshmërinë- pronën e paluajtshme me sipërfaqe prej 209 m2, pastaj as biznesin e “Progis” SH.P.K në emër të djalit të tij Valdrin Hoxha, veturën e djalit të tipit “Peugeot” 407, si dhe bashkëpronësinë në shoqërinë aksionare K.F “Gjilan” SH.A. Të gjitha këto janë parë si fshehje e qëllimshme e pasurisë dhe prejardhjes apo burimit të përfitimit por mënyra e gjykimit dëshmon se politikanët janë të pa prekshëm para ligjit. Ky rast një paprekshmëri të politikanëve nda drejtësia vetëm e ka konfirmuar sepse praktika ka qenë e tillë edhe më parë, dhe ai vetëm është ri zbuluar.

Megjithatë unë mendoj se nuk ka pasur fare nevojë të zbulohet, sepse ajo ka qenë e ditur që gjyqtarët janë të lidhur ngushtë me politikanët.

Nuk është hera e pare që ndonjë politikan e deklaron pasurin e tij më pak se sa që ka, duhet që të ndryshohet ligji që politikanët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre aq sa është, të gjobiten deri në 10 vite burg dhe pa të drejtë të mbrojtjes fare.

Figurat politike thuajse aspak nuk e kanë problem nëse i fshehin të ardhurat e tyre e lëre më nëse dënohen, sepse e dinë që me ligj janë amnistuar, ku për mendimin tim ky ligj është i gabuar.
Shpresoj që në të ardhmen të largohen nga amnistia të gjithë politikanët dhe për gabimet e tyre të gjobiten, e jo të lirohen nga dënimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".