Ribashkimin e Kosovës me Shqipëri duhet ta shpallin dy Kuvendet shqiptare

Ribashkimin e Kosovës me Shqipëri duhet ta shpallin dy Kuvendet shqiptare
Ribashkimin e Kosovës me Shqipëri duhet ta shpallin dy Kuvendet shqiptare

Skender Kapiti

  • 29 November 2021 - 09:52

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Me 28 Nëntor 1912 burrat patriotë shqiptarë u mblodhën në Vlorë në  Kuvendin gjithkombëtar dhe e Shpallën Pavarësinë e Shqipërisë etnike të të gjitha trojeve shqiptare.

Po kështu edhe Kuvendi i Kosovës me 17 Shkurt 2008 shpalli Pavarësinë e Kosovës shqiptare.

Tashmë i takon që dy kuvendet shqiptare të mblidhen në një Kuvend të përbashkët në Vlorë ose në Prizren dhe ta shpallin Ribashkimin e Shqipërisë. Për këtë mendoj se pranë dy kuvendeve shqiptare duhet të fillojnë punën një komision akademikësh, politikanësh, diplomatësh, juristësh dhe  historianësh të spikatur të fushave përkatëse të cilët të parapërgatisin strategjinë dhe arsyetimin e sqarimin se përse duhet bërë Ribashkimi Kombëtar. Unë kam botuar një LIBËR me Titull: “TRIUMFI I KOMBIT” të cilin disa lexues e kanë cilësuar si Projekt të Bashkimit Kombëtar dhe sot me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po i dërgoj këtë shkrim mediave kombëtare dhe disa personaliteteve të shquara intelektruale e patriotike të cilët i janë përkushtuar me mish e shpirt Ribashkimit të Shqipërisë.

Unë jam dakord edhe me ata të cilët mendojnë se duhet bërë edhe Referendum për Ribashkimin Kombëtar sepse janë të mirëpritura të gjitha përpjekjet  dhe alternativat të cilat i shërbejnë realizimit të qëllimit të madh, atij të Ribashkimit. Nëse do të mbahej një Referendum për Ribashkim dihet se kundër Ribashkimit janë po ata dhe po ajo frymë antishqiptare që ka qenë kundër shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë  me 28 Nëntor 1912 e që janë: serbo-sllavët, grekët dhe shtetet,kishat, mediat, diplomacia dhe akademitë e tyre shoviniste dhe antishqiptare; janë kundër Ribashkimi Kombëtar shqipfolësit serbo-sllavo-grekofilë; janë ekstremistët islamofobë që urrejnë muslimanizmin shqiptar; janë edhe  politikanë, qarqe apo edhe ndonjë shtet aleat perendimor i serbo-sllavisë si dhe tradhtia,korrupsioni, hajnija dhe mercenarizmi intelektual, politik e mediatik në Shqipëri që u shërbejnë agjendave antishqiptare.

Por këta janë një pakicë tejet e papërfillshme dhe nuk ka pse të pyeten këta se a jeni apo jo pwr Bashkimin Kombwtar sepse dihet se ata janë kundër. Prandaj Shpalljen e Ribashkimit Kombëtar duhet ta deklarojnë dy kuvendet Shqiptare në një kuvend të përbashkët që të mbahet në Vlorë ose Prizren dhe ndoshta kjo të bëhet me rastin e 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".