Bravo Presidente Osmani: Bashkim Jashari e meriton këtë post ushtarak në FSK

Bravo Presidente Osmani: Bashkim Jashari e meriton këtë post ushtarak në FSK
Bravo Presidente Osmani: Bashkim Jashari e meriton këtë post ushtarak në FSK

Muhamet Kelmendi

  • 30 November 2021 - 12:33

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Përcaktimi I Bashkim Jasharit në komandant të ri të FSK-së është i qëlluar dhe në kontekst të normave dhe të nevojës së Republikës do të vepron. Bashkim Jashari vjen nga familja Jasharaj dhe se si i tillë e meriton këtë pozitë në FSK. Ndërsa, sa i përket performancës në komandimin e kësaj force nuk dihet, mirëpo komandanti e kaloi tërë jetën në FSK dhe këtej i disponon edhe elementet profesionale.

Është njeri me perfornancë të qartë shtetërore. I ka elementet që i duhen një komandanti etj. Këtej, nuk mundë të konkludoj më gjerë. Kosova gjendet para vështirësive të mëdha. Republikës i duhet një forcë e aftë për tu mbrojtur. Armiqtë janë të fortë dhe po armatosen. Serbia po e kërcënon Republikën me luftë. Thonë "se për 6 orë e marrin tërësisht" Kosovën.

Këto tregojnë se vendit i duhet një forcë e aftë ushtarake. Pa një ushtri të armatosur nuk mundë të ruhet Republika nga shteti serb. 6 orët e Serbisë duhet të bëhen 600 vjet. Vetëm kështu ecet. Në këtë rrugë FSK - së i nevojiten njerëz të ndershëm, luftarak dhe të përgatitur. Besoj se këto i ka Bashkim Jashari.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".