Asnjë lëshim minimal në raport me Serbine, reciprociteti të matet me peshore!

Asnjë lëshim minimal në raport me Serbine, reciprociteti të matet me peshore!
Asnjë lëshim minimal në raport me Serbine, reciprociteti të matet me peshore!

Faik Krasniqi

  • 30 November 2021 - 18:44

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Me Serbinë për çdo gjë duhet t’u vendoset reciprociteti, sepse ajo vetëm këtë gjuhë të veprimi e njeh. Edhe politikisht edhe ekonomikisht. Çfarë do veprimi që bëjnë ata kundër nesh, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne ndaj tyre.Si shteti me shtet!

Qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë një gjë të tillë, pavarësisht që shteti serb me ne është sjellur në mënyrën më të poshtër. Kjo qeveri e ka në dorë ta bëj këtë veprim të reciprocitetit. Sa ishin në opozitën kanë kritikuar qeveritë e kaluara për mos vendosjen e reciprocitet. Askush nuk është duke i penguar. Le ta dëshmojnë me vepra. Nëse jo, atëherë s’kanë asnjë dallim me qeveritë e kaluara e te deshtuara. I bie që premtimet dhe zhurma e tyre paska qenë e kotë, thjesht vetem për pushtet!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".