Reciprociteti është mjeti i vetëm i barabartë me Serbinë në çështjen minoritare!

Reciprociteti është mjeti i vetëm i barabartë me Serbinë në çështjen minoritare!
Reciprociteti është mjeti i vetëm i barabartë me Serbinë në çështjen minoritare!

Muhamet Kelmendi

  • 01 December 2021 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Është gjë normale reagimi i pushtetit serb pas gjendjes që u krijua me përfaqësuesin e Serbisë, Petkovic. Mos lejimi i vizitës së zyrtarit serbe në Kosovë ka dërguar të mos lejimin i vizitës në Kosovën Lindore të ministrave të Kosovës. Reagim tjetër nuk ka. Natyrisht se vizitat në Kosovën Lindore nga zyrtarët e Kosovës kanë qenë të kufizuara çdo herë. Ndërsa, të zyrtarëve serb në Veri të Kosovës, pothuajse pa vështirësi janë bërë. Është mirë që edhe këtu të futet reciprociteti. Me reciprocitet duhet të zgjidhen çështjet konfliktuoze midis Kosovës dhe Serbisë.

-Reciprociteti në çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore është e domosdoshme të jetë bazë e çështjes së minoritetit serb në Kosovë.

Nuk duhet lejuar pabarazi dhe asnjë lëshim nuk duhet bërë.

Minoritetet me normat ndërkombëtare janë të barabarta dhe ashtu duhet vepruar. Ndërsa, deri tash, kjo ka qenë tabu për çështjen e shqiptarëve nën serbi. Në çdo takim është diskutuar dhe diskutohet minoriteti serb dhe të tjerët në Kosovë, i jepet një vend shumë i lartë.

Ndërsa, ky minoritet është më i privilegjuari në botë, me pozitën në Kosovë. As për së afërmi nuk kanë të drejta shqiptarët nën Serbi si minoriteti serb në Kosovë. Kjo duhet ndryshuar.

E ndryshimi është vetëm te futja e mekanizmit të reciprocitetit në zgjidhjen e çështjes nacionale. Me këtë realizohet barazia midis Kosovës dhe shtetit serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".