“BABA Ramo”  shpalle Referendumin, mos provoko !

“BABA Ramo”  shpalle Referendumin, mos provoko !
“BABA Ramo”  shpalle Referendumin, mos provoko !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 December 2021 - 10:04

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Sepse jemi në vonesë, jo më pak se 150 vjet, në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët asnjëri prej tyre nuk jetojnë  nëpër rezervatet kolonizuese të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të “severna Makedonisë” , ashtu siç po jetojnë mbi 3 milionë shqiptarë (1878-2021). Kjo gjendje e mjerueshme e shqiptarëve të robëruar nuk duron kurrfarë përrallash   dhe fantazmash alegorike e as retorike të asnjë politike spekuluese, se gjoja, tani statusi  i shqiptarëve në Ballkan, “është më i pranueshëm se kurrë”. Kjo është rrenë, mashtrim, moralizim dhe manipulim me të vërtetën e shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan (1878-2021).

-“Baba Ramo”, gazetarët kanë të drejtë të provokojnë dhe të simulojnë me pyetjet dhe me përgjigjet e tyre, por këtë “luks” nuk e kanë kryeministrat, ministrat, presidentët, kryekuvendarët-drjetuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Prandaj, Edi Rama gaboi, kur iu përgjigj një pyetjeje të një gazetari, duke thënë se : “-Është kjo pyetje apo provokacija? - Në rast se në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën unë do bëja një shkelje të ligjit, do votoja hapur pro. Në rast se pyesni a do të ndodhi kjo a po jo, meqë më provokoni, po ju provoj edhe unë. E di që do të ndodhi, por s’e di kur. Një ditë që do të ndodhi, them po”.

Pavarësiht se çfarë shohin ëndrra të trishtueshme armiqtë e brendshëm dhe  fqinjtë  kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, Edi Rama (kryeministër aktual) ka shansin historik, që sa më parë ta shpallë REFERENDUMIN për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR. Ndryshe, do të mbetet jashtë historisë dhe vlerave kombëtare të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE, ashtu siç kanë mbetur shumë liderë politikë-drejtues të Shqipërisë londineze (1912-2021).

“Baba Ramo”,  mos u frikëso nga numri i armiqve ANTIRIBASHKIM, sepse ata janë një pakicë efemere, që shumica dërrmuese mbi 90%  e shqiptarëve   s’pjerdh  për ta fare e as nuk iu beson gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre injorante dhe vulgare propagandistike antishqiptare, se gjoja “ Projekti i Ribashkimit  të Rilindjes ka dështuar…” (!?)

Përkundrazi, “Projekti i Rilindjes Kombëtare” as nuk ka dështuar, as nuk është plakur, as nuk ka  skaduar, por ishte, është dhe, derisa të jetësohet, do të jetë PROCES HISTORIK, POLITIK  e KOMBËTAR për të gjithë brezat shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Ky Projekt i iluministëve dhe i patriotëve  rilindës shqiptarë, nuk do të vdes kurrë, derisa të RIBASHKOHET  edhe shqiptari i fundit brenda  kufijve natyralë, historikë, gjeopolitikë, etnikë, kombëtarë dhe shtetërorë të SHQIPËRISË SË RIBASHKUAR.

Referendumi  për ribashkimin kombëtar, është i mirëseardhur, por çështja është se, kur do bëhet, dhe, cili shtetar i Shqipërisë,  do ta shpallë atë ?

*** Mos, vallë, kur  “shelgu të bëjë kumbulla ?!

Duke qenë se RIBASHKIMI KOMBËTAR dhe i territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike nuk është çështje vetëm e  një individi,  e një grupi, e një parte, e një shoqate, e një klubi, a e një lideri politik (brenda apo jashtë pushteti), POR e të gjithë pjesëtarëve të KOMBIT SHQIPTAR, atëherë, është e domosdoshme të merret pëlqimi kolektiv nga më se 7 milionë shqiptarë (brenda dhe jashtë atdheut-Shqipërisë Natyrale Etnike). Pa realizimin e një pëlqimi të këtillë mbarëkombëtar në formë plebishitare, RIBASHKIMI do të mbetej vetëm një shkronjë e hedhur në letër si aspiratë dhe si dëshirë e pajetësuar historike gjithëkombëtare.

Referendumi për Ribashkim, duhej të bëhej në vitin 1990, kur u bë Ribashkimi i dy Gjermanive, por ne nuk patëm  burra shteti si Helmut Khol, Hans Ditrih Gensher…!

Ky ishte Shansi historik për shpëtimin dhe për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo, klikat e ndryshme inerte dhe anemike politike si në Tiranë, ashtu edhe në Shqipëri, për fatin e keq e tragjik të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan, nuk gjetën gjuhë të përbashkët; nuk patën kurrfarë bashkëpunimi dhe, kurrfarë ideje e as Platforme  Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike Gjithëkombëtare për Rikthimin dhe për Ribashkimin e territoreve të kolonziuara dhe të pushtuara nga vendet fqinje kolonialiste dhe militariste të boshtit sllavo-bizantin ballkanik (1878-2021).

Kjo është një nga arsyet thelbësore, pse shqiptarët nuk u Ribshkuan në Shqipërinë Natyrale Etnike. Ndërkaq, për fat të mirë gjermanët u ribashkuan në Gjermaninë e sotme (1990), sepse nuk ishin të përçarë si liderët politikë shqiptarë në Ballkan.

Sikur Kosova të njihej nga OKB-ja, ribashkimi i saj me Shqipërinë, do të mund të bëhej, edhe pa Referendum

Mirëpo,  në këto rrethana momentale, politike, juridike  dhe diplomatike ndërkombëtare, kur Kosova ndodhet jashtë “familjes” së OKB-së ( nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare), si dhe për shkak të Kushtetutës në fuqi (15 qershor 2008), e cila prerazi ndalon çdo formë ribashkimi me ndonjë shtet fqinjë, qoftë edhe me Shqipërinë si shtet ëmë. Pra, e vetmja formë ligjore dhe demokratike për ribashkimin e saj me Shqipërinë, do të ishte organizimi i një Referendumi paqësor, ashtu si pati kërkuar edhe Ramush Haradinaj (ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës) në janarin e viti 2021.

Referendumi për ribashkimin kombëtar është i domosdoshëm, por ai nuk bëhet me pyetje dhe  me përgjigje provokuese të shqipfolësve tendenciozë dhe  mendjelehtë  

Duke qenë se Referendumi është mjet i shumeqëlluar legal, ky nuk vihet në dyshim prej nesh, por skepticizmi dhe frika qëndron në faktin se, si do të reagojë, a do ta pranojë këtë bashkësia ndërkombëtare  (OKB-ja dhe BE-ja), e para së gjithash  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ne duhet të kërkojmë dhe të ngulmojmë në mbrojtjen e të drejtës dhe të interesave tona kolektive  kombëtare, territoriale dhe shtetërore, me qëllim të rregullimit të statusit ndërkombëtar të shkolonizimit të   territoreve shqiptare (1878-2021). Në këtë çështje tejet të rëndësishme  për fatin e kombit, Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, duke u bazuar në të drejtën historike legale dhe legjitime kanë për detyrë dhe plotësisht të drejtë që sa më parë të jetë e mundur të shpallin REFERNEDUMIN DEMOKRTAIK PAQËSOR PËR RIBASHKIMIN E KOMBIT SHQIPTAR, pavarësisht se  do të pranohet apo jo nga bashkësia ndërkombëtare.

Pra, nëse ne  duam ribashkimin paqësor të Kosovës me Shqipërinë, atëherë Tirana zyrtare është e obliguar, që sa më parë të jetë e mundur, të organizojë REFERENDUMIN përkatës për arritjen e një objektivi të këtillë historik, kombëtar e shtetëror, pavarësisht se si do të pritej nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtarë, mbase e drejta historike është në anën tonë, si dhe pavarësisht se këtë po e ngulfasin, po e vulgarizojnë dhe po e injorojnë  patentuesit e “kombit kosovar”, ashtu sikurse pushtuesit kolonialistë serbomëdhenj në Ballkan, e më gjerë.

Pra, i vetmi institucion legal dhe demokratik, ku mbarë populli mund të deklarojë vullnetin e tij të lirë për RIBASHKIMIN KOMBËTAR, është REFRENDUMI. Kështu e thotë edhe  e drejta ndërkombëtare, për çka kam shkruar me dhejtëra e dhjetëra herë për REFERENDUMIN (1990-2021).

Ndaj i lutem Zotit, që  të ndërgjegjësohemi (ta shikojmë veten në pasqyrë, që të mos mashtrohemi nga  broçkullat dhe nga rrumpalllat proverbiale të grupeve të ndryshme të interesit , që po propagandojnë “kombin kosovar” )  sa më parë të jetë e mundur, të dalë ndonjë  burrë shteti nga Qeveria dhe nga Parlamenti i Shqipërisë, që ligjërisht dhe, në bazë të Preambulës së Kushtetutes në fuqi, të SHPALLË REFERENDUMIN PAQËSOR DEMOKRATIK PËR RIBASHKIMIN KOMBETAR SHQIPTAR. Ndryshe, cdo formë tjeter  e synimit të RIBASHKIMIT KOMBËTAR, do të jetë e e vështirë  për t'u realizuar në kushtet dhe në rrethanat ekzistuese.

Kryeministri Edi Rama e ka shansin historik ta shpallë REFERENDUMIN mbarëkombëtar !

Pra, nëse  Qeveria apo Kuvendi i Shqipërisë, do të dilte me Vendimin e organizimit të Referendumit për Ribahskimin e Shqipërisë Etnike, kjo do të ishte një sihariq për të gjithë ne, sepse do  t'i tregonim Evropës dhe botës, se ribashkimin nuk po e kërkojnë  vetëm 2-3  shqiptarë a 2-3 shoqata, klube, parti a lëvizje, por mbarë populli mbi 7 milionë shqiptarë, të thirrur dhe të mbështetur ligjërisht dhe demokratikisht nga  shteti i Republikës së Shqipërisë. Kjo është e domosdoshme që të bëhet nga Qeveria apo nga Parlamenti i Shqipërisë, sepse ka të drejtë dhe për detyrë, që të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare mbeshtetjen, përkatësisht njohjen e Referendumit të shpallur demokratikisht, ligjërisht dhe në mënyrë paqësore. Kjo është e domosdoshme dhe, pa asnjë dyshim e mirëseardhur për ne. Mirëpo, a do të dalë, dhe kur do të dalë ndonjë kryeministër,  a ndonjë president apo ndonjë kryekuvendar i Republikës së sotme të Shqipërisë, ta shpallë REFERENDUMIN E RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR, kjo mbetet për t'u parë, duke shpresuar se, më se gjysma kombit të aneksuar dhe të kolonizuar shqiptar, me gjasë nuk do të pret edhe 100 vjet të tjera, ashtu sikurse deri më sot (1912-2021), por do të dijë të reagojë dhe të veprojë në kohën e duhur, ashtu sikurse UÇK-ja me kryekomandantin dhe heroin e saj të lavdishëm, Adem (Shaban) Jashari, që Kosovës ia solli lirinë dhe pavarësimin nga Serbia kolonialiste gjenocidale (17 shkurt 2008).

Hapi i parë i RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR, është RIBASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë

Mirëpo, do të ishte  strategji dhe taktikë plotësisht e gabuar dhe fatale, nëse politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës , do të prisnin derisa Kosova të njihej nga Organizata e Kombeve të Bashksuara, e pastaj të vendosnin për t’u ribashkuar, sepse kjo hëpërhë nuk do të ndodhë për shumë arsye  dhe interesa heterogjene të  disa fuqive të mëdha botërore, siç janë Rusia dhe Kina, të cilat kanë bllokuar njohjen e Kosovës në Këshillin e Sugurimit. Ndaj, duhet të jemi realistë në teorinë e parashikimit se, shkrirjen e një “akulli” të tillë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, tash për tash askush nuk mund ta parashikojë se kur do të ndodhë saktësisht një gjë e tillë.

Një gjendje e këtillë e “ngrirjes” së statusit  të Kosovës nga ana Këshillit të Sigurimit; mospranimi i Shqipërisë në BE, si dhe kërcënimet e provokimet e përditshme të Serbisë për një aresion të ri luftarak në Veriun e Kosovës,  e detyron politikën e brendshme dhe të jashtme të Tiranës dhe të Prishtinës, të ndërmarrin hapa konkretë  për t’u ribashkuar, derisa nuk ka plasurr ndonjë konflikt luftarak mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh kjo, atëherë çështja e RIBASHKIMIT, do të mebtej  edhe më tej tabu për një shekull tjetër.

Referendumi do ta përshpejtonte njohjen e Kosovës në OKB, si dhe pranimin e Shqipërisë në BE !

-Të gjithë shqiptarët, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe syçelë, se Kosova nuk mund të mbrojë subjektivitetin dhe identitetin e vet etnik, territorial dhe shtetëror nga Serbia dhe nga Rusia etj., pa u RIBASHKUAR me Shqipërinë. Dhe, jo vetëm kaq, pa u mbështetur edhe nga aleatët dhe miqtë tanë siç janë Amerika dhe NATO-ja.

Prandaj, shpallja e Referendumit, duhet bërë sa më shpejt për të ikur nga  zona e kuqe  e “Ballkanit të Hapur”, që Kosovën e konsideron si pjesë integrale të Republikës së Serbisë, si dhe nga traktativat strategjike të dipomacisë ndërkombëtare të fuqive të mëdha (Kina dhe Rusia etj.).

Të gjithë duhet kuptuar se, sa më shpejt të jetë bërë ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mundësitë dhe përparësitë janë shumë të mëdha, që Kosovën ta shpëtojmë nga rikolonizimi dhe ricopëtimi i saj nga ana e Serbisë gjenocidale. Ndryshe, do të përsërisnim të njëjtat gabime të pakorrigjueshme të politikave pasive dhe sterile, të ashtuquajtura paqësore të Tiranës dhe të Prishtinës, gjatë viteve ’90 të shekullit XX, kur Serbia masakroi mbi “12.0000” shqiptarë; i dëboi mbi 1 milion sish, dhe e dogji shkrum e hi Kosovën e Shqipërisë Etnike. Për të mos u  ripërsëritur më dot një taregjedi e këtillë mbarëkombëtare, RIBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, DUHET TË BËHET NË MËNYRË IMEDIATE! Ndryshe, të gjithë do të pendohemi, por atëherë, do të jetë vonë, sepse të gjithë do të jemi humbës  përballë Serbisë së Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.

Shqiptarët nuk i frikëson mbajtja e RFERENDUMIT PËR RIBASHKIM, por VONESA IRRACIONALE dhe ABSURDE e tij !

-Kjo mund t'i kushtojë shtrenjtë Kosovës, nëse lihet vetëm nga Shqipëria sikurse  në vitet '90 të shekullit XX. Prandaj, është urgjent RIBASHKIMI i saj me Shqipërinë.

Natyrisht, shqetësuese nuk është mbështetja e ndonjë Referendumi të shpallur nga Qeveria shqiptare, por, shtrohet pyetja, kur dhe, kush do të jetë ai Kryeministër, Kryekuvendar apo President, që zrytarisht do ta shpallë REFERENDUMIN  për Ribashkimin Kombëtar Shqiptar.

Kjo është ajo që na shqetëson dhe tëkurrë muskujt e zemrës, mbase sa kohë , që  të zgjatë (shtyhet për më vonë) DEKLARIMI ZYRTAR I REFERENDUMIT, gjasët për t'i bashkuar gjithnjë do të zvogëhen, ngase në politikë, "nesër, gjithmonë është vonë". Kështu në vitin 1990 Shqipëria e humbi shansin historik që shpëtonte Kosovën nga gjenocidi serbomadh, sepse nuk e ndihmoi luftarakisht me ushtrinë e saj, të cilës do t'i bashkoheshin të gjithë shqiptarët. Në këtë mënyrë Kosova do të çlirohej, do të pavarësohej dhe do të bashkohej me Shqipërinë, ashtu sikurse u bashkuan të dy Gjermanitë, të cilat u bashkuan në mënyrë paqësore, fal arritjes së Marrëveshjes historike dhe diplomatike të dy superfuqive botërore (Amerikës dhe BRSS-së), me ç'rast mbyllën kaptninë 30-vjeçare të Luftës së Ftohtë... Mirëpo, Shqipëria nuk diti të përfitojë nga kjo kthesë e madhe historike në marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Dhe, ja tani, si dikur moti  "topi është në oborrin tonë", jemi duke bërë eksperimente me vetëveten, duke rrezikuar ekzistencën dhe mirëqenien e gjithë kombit tonë.

E kuptueshme, derisa të merremi me vetëveten, duke mos njohur drejtësinë, parimet dhe prioritetet strategjike të  gjeopolitikës  gjithëkombëtare shqiptare, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm po haromizojnë inetresat e tyre komplementare  reaksionare, mafioze në mbrojtjen e interesave kolonialiste dhe neokolonialiste serbo-sllave në dëm të interesave jetike dhe vitale të përbashkësisë së Kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike...

Së fundi, neve nuk na pengon ideja dhe sugjerimi  i shaplljes së REFERENDUMIT (sepse raste të këtilla ka shumë edhe në shtetet e dikurshme të kolonizuara në Afrikë dhe në Azi, TE CILAT Në SAJE Të PUSHKES, si dhe më pas të REFEENDUMIT, sot janë të lira dhe të pavarura), POR  shumicës dërrmuese mbi 90% i pengojnë gënjeshtrat, manipuimet, trillimet, intrigat, komplotet dhe shpifjet e fabrikuara të Beogradit zyrtar dhe larove të tyre shqipfolëse, që në “duet” kanë përqafuar  "Shqipërinë e madhe" dhe "kombin kosovar".

Këto dy fenomene perverëse dhe të rrezikshme, duhet t'i luftojmë me të gjitha mjetet ligjore, mbase janë akuzat dhe shpifjet më të rafinuara, emëruesi i përbashkët i të cilave është vazhdimi i spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore autoktone, përkatësisht ZHBËRJA E KOMBIT SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE.

Edhe njëherë, REFERENDUMI nuk na prish punë fare, por VONESA, HARRESA dhe INJORIMI  i tij.

Thjesht,  duhet të kuptojmë se, mosorganizimi i REFERENDUMIT është një shpresë  dhe garanci e madhe për kolonialistët fqinj, sepse kështu kanë gjasë, që edhe më tej të fshehin para bashkësisë ndërkombëtare (OKB-së dhe BE-së) sundimin egër kolonial ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tyre etnike shumëshekullore. Kështu, do t’i zgjatej jeta  kolonializmit gjenocidal  sllavo-bizantin në trojet indigjene të Shqipërisë Etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".