Kosova me kushtëzim ndaj Serbisë për shqiptarët e luginës së Preshevës, autonomi territoriale e kulturore dhe dyshtetësi! 

Kosova me kushtëzim ndaj Serbisë për shqiptarët e luginës së Preshevës, autonomi territoriale e kulturore dhe dyshtetësi! 
Kosova me kushtëzim ndaj Serbisë për shqiptarët e luginës së Preshevës, autonomi territoriale e kulturore dhe dyshtetësi! 

Skender Mulliqi

  • 01 December 2021 - 18:24

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ndalesa që ju është bërë tre ministrave të Kosovës nga ana e Serbisë lidhet pikërisht me datën e Festës të Flamurit Kombëtar. Ka ardhur koha që të kemi një politikë shumë më aktive se deri më tash, që të mbrohen të drejtat legjitime të shqiptarëve. Pse shqiptarët të mos marrin dy shtetësinë, nëse ju lejohet kjo të tjerëve? Interesimi duhet të shtohet që të përfundojnë praktikat e vjetra, që nuk u mbrojtën sa duhet interesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

-Gjendja e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanovcit, nuk është e mirë qe shumë kohë. Serbia kurrë po thuaj nuk ka treguar gatishmëri që të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve, as me të drejtat që u takojnë dhe as me zhvillim ekonomik. Shqiptarëve po ju bëhen diskriminim i hapur mbi bazat kulturore, etnike dhe sociale. Nuk bëhen qëllimisht as investime që do të bënte përmirësimin e jetës të dobët që po e bëjnë shqiptarët aty. Ata ende po luftojnë për të drejtat e tyre elementare, për tekste shkollore dhe nostrifikim të diplomave dhe për mundësinë e përdorimit të simboleve kombëtare.

Serbia ende e pareformuar e Vuqiqit, nuk po i ndryshon qëndrimet nga e kaluara e kohës së Millosheviqit. Madje, ky shtet me hipotekë të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka bërë edhe bazën ushtarake në Boroc të Bujanocit.

Në këtë kontest duhet shikuar edhe refuzimin që ia bëri Serbia ministrave të Kosovës, për ta vizituar Kosovën Lindore. Kurse Serbia në anën tjetër po kërkon që minoriteti serbe në veri të vendit që i kanë të drejtat po thuaj të barabarta me shqiptarët shtet formues që janë, të shkëputet nga Kosova edhe përmes kërcënimeve që po ia bëjnë shtetit të Kosovës në vazhdimësi.

Shqiptarët në Luginë janë faktor stabiliteti, kurse minoriteti serbe në veri të Mitrovicës të dirigjuar nga pushteti i Beogradit që shumë kohë, janë bërë burim i incidenteve për destabilizm të Kosovës. Ata vunë barrikada për shumë vite mbi urën e lumit Ibër, madje i rrahën dhe i vranë shqiptarët në vendin e tyre. Pushteti në Prishtinë dhe pushteti në Shqipëri duhet të interesohen shumë më shumë për shqiptarët dhe për të drejtat e tyre që po ju mungojnë si komunitet autokton.

Në vazhdim të bisedimeve me palën serbe, qeveria jonë ishte dashur ta shtrojë temën e të drejtave legjitime të shqiptarëve të cilat po ju mungojnë. Në fund, potencon që ndalesa që ju bë ministrave të Kosovës ka të bëjë me Festën e Flamurit Kombëtar.

Ndaj vendimit për ndalje të ministrave të Kosovës, patëm shumë reagime, por vlen të veçohet reagimin i deputetit dhe njeriut sot më të guximshëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit , i cili tha se “ Serbia mbetet i vetmi vend i rajonit që më ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare.

E ky është tregues se do të ishte shumë në rregull te vendosen masat e reciprocitetit edhe për minoritetin serb në Kosovë. Ka ardhur koha që padrejtësive shqiptare në viset etnike tu jepet fund një herë e përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".