Kush po kërkon zgjedhje të parakohshme në Kosovë?!

Kush po kërkon zgjedhje të parakohshme në Kosovë?!
Kush po kërkon zgjedhje të parakohshme në Kosovë?!

Ismail Muçiqi

  • 03 December 2021 - 09:42

Shkruan:Ismail Muciqi

Partitë opozitare të cilat me decenie qeverisën me institucionet e Kosovës, kohëve të fundit janë aktivizuar përmes grupeve Parlamentare duke kërkuar zgjedhjet e jashtëzakonshme. Këto parti të cilat në zgjedhjet e fundit nacionale pësuan debakël nga vota e popullit, për shkak të degradimit dhe shkatërrimit të vlerave demokratike dhe resurseve ekonomike tani po mundohen të bëjnë kalkulime duke shfaqur kritika ndaj Qeverisë aktuale. Këto tendenca me plotë hile dhe obstruksione u manifestuan kohëve të fundit me mbledhjet e kryesisë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Grupet Parlamentare të opozitës me vetëdije po mundohen të krijojnë krizë institucionale duke i bojkotuar mbledhjet e kryesisë së Kuvendit me shpresë se do të kthehen sërish në pushtet. Ky botëkuptim me prapavi politike të cilën po e shprehin partitë opozitare po e tregon fytyrën e vërtet të atyre subjekteve të cilët gjatë qeverisjes së tyre shtetin e Kosovës e sollën para falimentimit. Partitë opozitare në krye me liderët e tyre partiak janë ato të cilat mbajnë përgjegjësinë për shkatërrimin dhe përveqsimin e resurseve ekonomike të cilat përmes procesit të privatizimit të kriminalizuar e ndan “kulaqin” mes vete.

Sot kur Kosova po përballet me vështirësitë më të ndryshme ekonomike, sociale, partitë opozitare dhe grupet e interesit të cilat bëjnë pjesë në Parlamentin e Kosovës janë bërë bashkë duke punuar kundër Qeverisë dhe institucioneve demokratike të zgjedhura nga vota e popullit. Duhet përmendur se për 20 vite resurset ekonomike u zhvatën duke u “privatizuar” me qmime qesharake të cilat u bënë pronë e atyre që ishin në pushtet dhe klaneve te familjareve të tyre.

Toka e bukës u privatizua më mirë të themi u mor falas me nga 3 euro për ari. Ish fabrikat u shitën me qmime qesharake dhe ranë në duart e atyre që kishin miliona para. Sot pas 20 vitesh Shteti i Kosovës nuk e ka asnjë fabrikë ku përpunohet apo finalizohet vaji ushqimor [zejtini] ky është turpi i turpit për ata që ishin në krye të Qeverisjes së Shtetit. Sot toka e bukës së Kosovës për shkak të mos përfilljes së ligjit dhe planit hapësinor, u shndërrua në gërmadha të betonit. Rezervat e shtetit përkatësisht artikujt elementar për jetën e njeriut mielli, vaji, sheqeri, kripa, derivatet e naftës u tretën nga qeveritë e kaluara.

Sot zgjedhjet e jashtëzakonshme po kërkojnë ata të cilët sistemin shëndetësor e sollën para kolapsit. Arsimin dhe edukimin e plagosën duke e ulur cilësinë në pikën më të fundit të dijes. Zgjedhje te parakohshme po kërkojnë ata të cilët Kosovën e lanë në geto pa lëvizje të lirë të qytetareve.  Po ashtu probleme gjithandej ishin kanë mbetur edhe në sistemin e drejtësisë në funksionimin e ligjit. Tani kur Bota po ballafaqohet me kriza më të ndryshme ekonomike me problemin e shëndetësisë të njerëzimit deri tek siguria globale e cila është në luhatje gjithandej Globit, grupet e caktuara të cilat flasin dhe veprojnë në emër të partive politike kanë filluar të manipulojnë edhe me shoqatat e sindikatave të punëtoreve duke u kërcënuar me protesta dhe greva në kohën kur shteti ka probleme të shumta të pa zgjedhura me vite. Prandaj shtrohet pyetja?

Si të hecët para për ta bërë shtetin funksional. Sot deputetet e Parlamentit të cilët thirrën në emër të votës së popullit, po luajnë me ndjenjat e qytetareve duke u sjellur me papërgjegjësi ndaj Institucionit më të lart Demokratik të Shtetit. Mungesa e kulturës së komunikimit dhe qëndrimet jo parimore për ti bashkuar forcat dhe dijen ne të mirë të shtetit janë të papranueshme dhe si të tilla janë të dënueshme nga opinioni i gjerë. Duhet ta themi edhe një element se matematikat për zgjedhjet e fundit lokale janë të pa qëndrueshme dhe krejtësisht tjera në krahasim me zgjedhjet nacionale për institucionet qendrore. Prandaj nëse dikush nga taborët e partive politike opozitare mendon se ka ndryshuar disponimi dhe qëndrimi i qytetareve në favor të epokës 20 vjeçare të qeverisjes i themi se është në lajthitje të madhe.

Ata që ja dojnë të mirën vendit i bashkojnë forcat pavarësisht se të cilit subjekt apo parti i takojnë. Koha është që njëherë e përgjithmonë ti eliminojnë përqarjet dhe inatet në mënyrë që të punojmë për ta ndërtuar një shoqëri demokratike me vlera të emancipuara dhe humane duke respektuar njeri tjetrin për të mirën e fëmijëve tanë dhe të Shtetit tonë. Prandaj në fund po theksojmë se ka kaluar koha e konspiracioneve dhe planeve të fshehta të partive politike të cilat natën bënin koalicione dhe plane për ta rrëzuar qeverinë. Më thotë mendja se këta njerëz kanë humbur qdo arsye dhe nuk janë të vetëdijshëm përgjendjen aktuale dhe situatën politike dhe të sigurisë në Ballkan dhe me gjerë.

Serbia po e kërcënon vazhdimisht Shtetin e Kosovës e ne po merremi me gjera të kota të cilat nuk i sjellin gjë të mirë vendit për kundrazi. Koha e bajraktarizmit  i takon shekullit të kaluar jemi ngopur me folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm.Ps. Edhe Qeveria aktuale duhet ti analizojë gabimet e veta edhe përkundër moralit dhe vizionit të lartë për ta ndërtuar Shtetin duhet ditur se Shteti nuk mund hecë përpara me praktikant pa përvojë në politike dhe institucione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".