Strukturat e fshehta armiqësore ndaj Kosovës kanë ndërtuar sistem politik për sabotim të institucioneve nga brenda!

Strukturat e fshehta armiqësore ndaj Kosovës kanë ndërtuar sistem politik për sabotim të institucioneve nga brenda!
Strukturat e fshehta armiqësore ndaj Kosovës kanë ndërtuar sistem politik për sabotim të institucioneve nga brenda!

Xhevat Meha

  • 03 December 2021 - 18:26

Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha

Dështimi i mbajtjes së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vetëm një nga dështimet e shumta në të gjitha institucionet e Kosovës. Dhe kjo ka shpjegimin e vet, e shpjegimi gjendet kur shikon se nga rrjedh kjo. Dështimet e shumta dhe të vazhdueshme, të pandërprera në funksionimin e të gjitha institucioneve të Kosovës  është prodhim i sistemeve të ndërtuara nga strukturat e mshefta armiqësore ndaj Kosovës. Dhe kjo tani është diçka e konsoliduar, funksionon pa vështirësi në mirëmbajtjen në funksion të drzhaves së Kosovës si mashtrim në vend të funksionimit të shtetit të Kosovës.

“ Derzhava” e Kosovës a shteti i Kosovës ndërtohen nga sistemi politik i instaluar që vepron ne Kosove. Strukturat e e fshehta armiqësore ndaj Kosovës kanë ndërtuar sistem politik për ndërtimin e derzhaves së Kosovës përmes ndërtimit te partive politike që janë në veprim. Partitë politike, të gjitha pa përjashtim, tani për tani janë duke vepruar në mirëmbajtjen në funksion të derzhaves së Kosovës. Asnjëra nga partitë politike, pa përjashtim, nuk kanë të instaluar garën brenda partiake. Ndonjëra si LDK ka të instaluar garën me më shumë kandidat si mashtrim se është gare politike brenda partiake. Të gjitha partitë politike, pa përjashtim, si bazë të ndërtimit kanë kultivimin e mendimit politik kope dhe pastaj këtë mendim politik kope e përdorin si material për ndërtim dhe funksionim të partive politike. Mendimi politike kope kultivohet për t'u qorruar trurin anëtarëve të partive politike si mashtrim për mobilizim në dhënien fuqi të prijësve politik që marrin detyra nga strukturat e fshehta armiqësore ndaj Kosovës për ndërtim të dërzhavës së Kosovës si mashtrim në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".