Dialogu me Serbinë në presionin ndërkombëtar test i përcaktimit patriotik të spektrit politik-pozitë opozitë për interesat e shtetit!

Dialogu me Serbinë në presionin ndërkombëtar test i përcaktimit patriotik të spektrit politik-pozitë opozitë për interesat e shtetit!
Dialogu me Serbinë në presionin ndërkombëtar test i përcaktimit patriotik të spektrit politik-pozitë opozitë për interesat e shtetit!

Ali Hertica

  • 04 December 2021 - 08:44

Shkruan: ANALISTI-Ali Hertica

Insistimi i faktorit ndërkombëtar, përmes emisarëve që po i dërgon në Kosovë, për të treguar rezultate në dialog me Serbinë, duhet ti merr më seriozisht politika kosovare pa dallim në pozitë dhe opozitë, që të qartësohen me konsensus politik temat që do të shtrohen dhe kufijtë e vijave të kuqe për temat që nuk do të negociohen, pas këtyre këto mesazheve serioze që po vijnë nga ndërkombëtarët, për të mos e bllokuar procesin dhe për të mos e marr barrën e fajësisë e cila po I ngarkohet Kosovës nga propaganda e vazhdueshme dhe shumë aktive e Serbisë.

-Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, presioni ndërkombëtar karshi institucioneve të shtetit të Kosovës dhe spektrit politik, që të fillojnë dialogun me Serbinë dhe të tregohen bashkëpunues në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, për të arritur deri te marrëveshje finale përfundimtare, ka filluar të shtohet me të madhe.

Në këtë agjendë diplomatikë është rreshtuar edhe kjo vizita e fundit e presidentit slloven në Beograd dhe në Prishtinë, i cili e kishte vetëm një mesazh që palët, që të përgatiten seriozisht për vazhdimin e dialogut, për të dhënë rezultate të prekshme dhe për ta tejkaluar agjendën e diskutimit me tema të konsumuara të nivelit teknik, për të arritur në finalen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për respektim e zbatim nga palët nënshkruese, me ndërmjetësim të sforcuar nga BE dhe SHBA-të.

Jo rastësisht, si ish njohës i zhvillimeve të kaluara në rajonin e Ballkanit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, duke premtuar se ndaj Bashkimit Evropian, si kundërvlerë për dialogun dhe respektimin e marrëveshjeve të deritashme nga Kosova, duhet ti tregohet vullnet serioz që t’ia liberalizojë vizat për Kosovaret, si veprim i parë serioz që hapë rrunë e tejkalimit të të gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi, dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.

Megjithatë, qasja nga pala kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme. Kur kërkohet që të dy palët ti respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani, sepse ato janë provë për besueshmëri në marrëveshjen finale, se kushti i parë që të t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet, duhet përqendruar vëmendjen te Asociacioni. Me asociacionin nuk duhet të ketë kompromis përtej asaj që e ka gjykuar dhe konstatuar Gjykata Kushtetuese e shtetit të Kosovës. Këtu nuk duhet të ketë lëshim që e rrezikon në të ardhmen sovranitetin dhe stabilitetin e shtetit.

Është pozitive dhe për tu përshëndetur paralajmërimi i mikut slloven se dialogu duhet të bëhet për një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur, dhe pikërisht në këto dy këto çështje, së bashku me çështjen e vizave, Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje sepse Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, por duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikohet në Bashkimin Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".