Zbulimi i super aferës kriminale “SUBVENCION” në Ministrinë e Bujqësisë model për ta hetuar çdo dikaster të dyshimtë për lidhje me krim të organizuar

Zbulimi i super aferës kriminale “SUBVENCION” në Ministrinë e Bujqësisë model  për ta hetuar çdo dikaster të dyshimtë për lidhje me krim të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 05 December 2021 - 07:55

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Nëse kjo qeveri dëshiron t’ia zgjatë vetit mandatin edhe për në të ardhmen, duhet të bëjë çmos dhe ti luftoj të gjitha llojet e krimeve, sepse me një luftim të tillë do të ja plotëson dëshirat  qytetarit. Dihet se  po këta qytetar janë lodhur dhe ngopur nga qeveritë e deritashme, që e kishin qëllimin e tyre vetëm për pasurim të atyre që i kishin zënë postet e larta,  gjë që edhe ia arritën atij qëllimi, prandaj kjo qeveri duhet të ju shërben institucioneve të drejtësisë dhe atyre të politikës për ta vendosur në rend të parë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.

Për ta fituar dyfish besimin e qytetarëve dhe llogaritur edhe për një mandat të radhës, Qeveria duhet të angazhohet pa kursim në parandalimin dhe luftimin e krimit e të korrupsionit. Mega afera në vazhdim, kjo  me emërtimin “SUBVENCION”, duhet të shërben  si model hetimi dhe përndjekje me fushatë anti-korrupcion, për abuzim, vjedhje e shpërdorim të detyrës zyrtare, në të gjitha  dikasteret e shtetit, duke filluar nga hetimet në nivelin lokal komunal dhe deri në atë qendror, në  nivel ministrash, kryeministrash e deri në kabinetin e presidentit të shtetit. Gjithsesi se afera, SUBVENCION është dhe kërkesë nga Qeveria për të vepruar që ka zbuluar abuzimin me milionat e shtetit dedikuar për investim në bujqësi, por që janë shpërdoruar. Ky rast tregon se kur ka vullnet politik, edhe institucionet e zbatimit të ligjit janë të obliguara të hetojnë veprojnë dhe të zbulojnë mbi bazë të fakteve dhe gjitha  shkeljet e ligjit dhe veprimet tjera të ndaluara kryesisht në fushën e krimit ekonomik. Në aksionin e fundit të policisë së Kosovës janë arrestuar 31 persona të cilët dyshohen për keqpërdorim me subvencione, zyrtar të institucioneve dhe qytetar.  Prokuroria Speciale ka njoftuar se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të  Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për personat të cilët janë ndaluar nga aksioni fundit, 03 Dhjetor, pasi që personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Me këto veprime të luftimit e sidomos të burgosjeve të vepër kryesve të krimeve të tilla, ka shpresë që më në fund, pavarësisht vështirësive dhe rezistencës së krimit të organizuar, të funksionon shteti i së drejtës dhe të ndiqet e ndëshkohet secili zyrtar e  drejtues dikasteri i korruptuar. Dhe me veprime të tilla të burgosjeve të atyre për të cilët kanë fakte për krimet e kryera, kjo Qeveri vetëm do t’ia forcoj qeverisjen vetit, do të forcohet besimi qytetar, sepse do të jua plotësoj qytetarëve dëshirat e tyre për shtet të së drejtës dhe në zgjedhjet e radhës mbasi të harxhohet ky  mandat, prapë do i fitoj zgjedhjet, dhe sa më ashpër që luftohen krimet në përgjithësi, elektorati do ti mbështes edhe më shumë dhe më gjatë këta qeveritar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".