Adresa e krimeve në Kosovë shpie drejtë në Serbi

Adresa e krimeve në Kosovë shpie drejtë në Serbi
Adresa e krimeve në Kosovë shpie drejtë në Serbi

Muhamet Kelmendi

  • 05 December 2021 - 07:59

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Vetë fakti se ka rrrjedhshmëri të ndryshme që pista e hetimeve shkon deri jashtë shtetit, si në Serbi, është vështirë të zbardhen rastet kriminale. Këtu nuk është vetëm rasti Pista, por kemi rastet tjera, si vrasja e para një viti të Qerim Kelmendit, vrasja e Xhmail  Mustafes, vrasjet e gazetarëve etj. Rasti i fundit është vrasja makabre në Gllogjan.

Në Kosovë janë kryer dhe po kryhen shumë krime makabre. Kemi vrasje të atdhetarëve të shumtë, të veprimtarëve politik, të anëtarëve të partive politike dhe qytetar të shumtë. Shumë raste kriminale nuk janë  zbardhur. Shkaqet e vrasjeve janë të ndryshme. Mendohet se kanë karakter politik, ka edhe raste ekonomike e financiare dhe hakmarrje. Natyrisht se nuk përjashtohen as vrasjet që vijnë nga Beogradi si formë e presionit dhe e krijimit të konflikteve të brendshme. Vetë fakti se ka rrrjedhshmëri të ndryshme që pista e hetimeve shkon deri jashtë shtetit, si në Serbi, është vështirë të zbardhen rastet kriminale. Këtu nuk është vetëm rasti Pista, por kemi rastet tjera, si vrasja e para një viti të Qerim Kelmendit, vrasja e Xhemail  Mustafes, vrasjet e gazetarëve etj. Rasti i fundit është vrasja makabre në Gllogjan. Vrasjet e tilla janë të rënda. Ato kanë krijuar çrregullime dhe hetimi i tyre është i vështirë. Kjo, për faktin se organet e Kosovës ende nuk kanë dhënë informata dhe nuk po dihen ekzekutorët. Kuptohet se koha është mjeti që ecë. Koha nuk pyt për dëshirë dhe rastet. Me kalimin e kohës vihen edhe rastet e tilla në harresë. Kështu po ndodhë me mijëra raste kriminale dhe gjenocidiale të kryera në Kosovë nga shteti kriminal serb. Po ky shtet po vazhdon me organizimin e krimeve të ndryshme në Kosovë. Serbia po punon për destabilizim të Republikës. Po duket kështu se vdekjet në Kosovë janë të lira. Nuk ka më lire se vrasjet dhe mos zbardhjet e tyre. E ato nuk po zbardhen, sepse shkojnë jashtë shtetit, në Serbi etj. Fakti i mos nxjerrjes para drejtësisë të krimineleve serb dhe të tjerëve tregon çmimin e lirë të qytetarëve nga Kosova. Të shpresojmë se organet e Kosovës do të arrijnë të zbardhin rastet. Kjo është e mirë, sepse dalin kriminelët në dritë dhe nuk mbetemi me dyshime.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".