Kosova nuk është Krime z. Nazarbajev!

Kosova nuk është Krime z. Nazarbajev!
Kosova nuk është Krime z. Nazarbajev!

Muhamet Kelmendi

  • 06 December 2021 - 09:48

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Mendimet e këtij ish-presidenti të Kazastanit, z. Nazarbajev, nuk janë të drejta. Kurrsesi nuk mund të barazohet Kosova me Krimen, me Osetin e Veriut dhe as me Abkhazine. Bazat  janë krejtësisht të dallueshme.

Shikuar historikisht  Kosova gjatë sundimit otoman ishte një vilajet me plotë çështje të brendshme të rregulluara, kuptohet me të drejtën osmane. Më vonë u nda nga Shqipëria dhe u tkurr për 200%.Mbi 20 mijë kilometra katrore iu dhanë Serbisë dhe Malit të Zi, Maqedonisë më vonë etj. Mbeti kjo Kosovë me 10 mijë kilometra katrore.Gjatë sundimit jugosllav e kishte Kosova statusin e autonomisë dhe ishte subjekt themelues i Federatës së Jugosllavisë. Mbi këtë dhe mbi luftën e UCK-së dhe të botës së civilizuar të udhëhequr nga SHBA, Anglia dhe NATO u çlirua vendi dhe e shpalli shtetin. Këtë shtet e kanë njohur mbi 115 shtete. Është subjekt i shumë mekanizmave ndërkombëtar dhe të organizatave.

Ndërsa, vendet që ish-presidenti i Kazastanit , Nursultan Nazarbajev i përmendë, nuk ishin subjekte dhe as që kishin karakter të subjekteve shtet formuese.

Kosova ishte në RSF të Jugosllavisë njëjtë si Kazastani në ish BRSS. Këtej del se ky fare ish-presidenti nuk është fare në gjendje te kupton realitetin dhe se politikën e ndërton mbi bazat e interesave të Moskës kundruall Ballkanit dhe Serbisë. Kjo nuk duhet Kosovës ti bëjë përshtypje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".