Nënshkruesit e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi  kanë bërë vepër penale, të penalizohen e të mos amnistohen!

Nënshkruesit e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi  kanë bërë vepër penale, të penalizohen e të mos amnistohen!
Nënshkruesit e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi  kanë bërë vepër penale, të penalizohen e të mos amnistohen!

Muhamet Kelmendi

  • 06 December 2021 - 13:09

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rikujtim!

Ky punim është shkruar ne vitin 2015, atëherë kur z.Isa Mustafa nënshkruajti Marrëveshjen në Bruxel mbi Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Nga natyra ishte dhe është ky nënshkrim akt i veprës penale nga KP i Kosovës. Kjo shpjegohet këtu. Z.Aleksandër  Lumezi deklaron: "Askush s'është mbi ligjin. As deputetët, edhe pse kanë imunitet"? Këtë deklaratë e bëri, më 05.12.2015, kryeprokurori i Kosovës, z. Aleksandër  Lumezi në takimin diskutues mbi sistemin gjyqësor në Kosovë. Ky deklarim është tërësisht në përputhje me shtetin ligjor. Mirëpo, z. Lumezi e din se Z. Mustafa dhe z. Thaçi kanë kryer vepër penale nga neni 123 dhe 125 i KP të Kosovës. Z. Lumezi është jurist dhe kryeprokuror i Kosovës. Duhet të i dinë këto! Ku është shteti ligjor z. Lumezi! Në nenin 123 të KP të Kosovës qëndron: "Kushdo që nënshkruan apo pranon kapitullimin apo të ndonjë pjese të saj, dënohet me burgim së paku dhjetë ( 10) vjet ose me burgim të përhershëm". Këtë vepër penale duket juridikisht se e ka kryer z. Mustafa duke nënshkruar AKS në Kosovë me shtetin serb në Bruxel dhe z. Thaçi me nënshkrimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Këtu është dyshimi për vepër penale? Ndaj shtrohet pyetja: Pse z. Lumezi në detyrën e kryeprokurorit të Kosovës nuk i ke hapur hetimet, përkatësisht procedurën penale kundër këtyre dy të dyshuarëve për vepër penale nga neni 123 të KP të Kosovës? Ligji mu ato vepra penale i ka përcaktuar.

Pse nuk veproni? Dhe, më teje, në nenin 125 është përcaktuar edhe vepra penale kundër atyre që e përdorin dhunën kundër kundërshtarëve të shkëputjes për të shkëputur një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, vepër kjo e kryer si nga udhëheqësit politik e institucional të Kosovës, ashtu edhe nga policia, gjykatat dhe prokuroria e Kosovës. Dënimi është jo më pak se pesë ( 5) vjet. Këtë vepër penale e ka kryer vetë kryeprokurori i Kosovës A. Lumezi, komandanti i policisë së Kosovës, z. Maxhuni dhe shumë forca tjera policore, që e përdorën apo e urdhëruan dhunën kundër deputetëve dhe demonstruesve në Kosovë. Kështu veproi edhe Gjykata e Apelit e Kosovës duke kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga KP.

Gjyqtarët dhe prokurorët ju dhanë dënime mbrojtësve të Republikës së Kosovës. Dhe, po këta element antishtetëror, kryesit e veprave penale  i lënë të qetë. Me këtë kryen vetë vepra të dënueshme penale. Udhëheqja e Kosovës po vazhdon me shitjen e Kosovës, duke mbrojtur me fanatizëm marrëveshjet, ndërsa udhëheqësit e institucioneve gjyqësore, prokuroriale dhe vetë policia po kryejnë vepra penale duke përdorur dhunën kundër mbrojtësve, kuptohet e dënueshme me nenin 125 të KP të Kosovës, si mjet për shitjen, përkatësisht okupimin e territoreve të shtetit. Tërë kjo është e drejtuar kundër mbrojtësve të Republikës së Kosovës. Kësaj i thoni Ju z. Lumezi drejtësi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".