Bashkimi kombëtar është zgjidhje e domosdoshmëri e kohës, jo negociatat dhe kompromise  në interes të shtetit serb!

Bashkimi kombëtar është zgjidhje e domosdoshmëri e kohës, jo negociatat dhe kompromise  në interes të shtetit serb!
Bashkimi kombëtar është zgjidhje e domosdoshmëri e kohës, jo negociatat dhe kompromise  në interes të shtetit serb!

Muhamet Kelmendi

  • 07 December 2021 - 18:05

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të punëve të bëra për bashkimin kombëtar ka aktivitete që janë pozitive dhe natyrisht se kemi shumë veprime tepër antikombëtare dhe shumë të rrezikshme.

Askush nga kombi i ynë, flas në shumicë, nuk është kundër bashkimi të vendit të shqiptarëve. Në këtë anë si çështje elementare dhe pa të cilën nuk ecet përpara është bashkimi i Kosovës me shtetin amë, Shqipërinë.

Në rrugën e realizimit të bashkimit ka disa mënyra se si mundë të bëhet bashkimi kombëtar i shqiptarëve. E para, është rruga e forcës, atëherë kur marshon ushtria dhe forca e vendos kufirin te "Molla e Kuqe". Së dyti, është rruga me referendum të të dy shteteve shqiptare dhe rezultati përcakton statusin, dhe së treti, është marrëveshja me shtetin që xhindesh në konflikt për tërheqje të kufijve të ri midis shqiptarëve dhe serbëve. Nuk mendoj se kërkohet ndonjë shpjegim në dy format e para, sepse kur ke fuqi vepron vetë pa konsultuar askënd. Këtë nuk e ka Kosova dhe Shqipëria aktualisht. Por, edhe nëse synohet kjo, duhet domosdo miqësi me subjektet tjera, përkatësisht me shtetet mike, si me SHBA, me Anglinë dhe ndonjë shtet tjetër domethënës nga BE.

Forma e dytë është shumë demokratike dhe në rregullat e ndërtimit të shteteve plurale dhe demokratike, referendumi është mjeti kryesor.

Me këtë akt vendosin qytetarët me votë për çështjet që paraqiten. Referendumi preferon zakonisht që të  paraqiten dy a tri forma të zgjidhjes.

1. Bashkimi kombëtar,

2. Shteti i pavarur dhe sovran dhe

3. Shumë herë edhe bashkimi me ndonjë shtet të tretë.

Këto mënyra të vetëvendosjes janë shumë demokratike dhe të njohura në botën e tashme plurale dhe demokratike. Dhe, formale trete, është marrëveshja me shtetin serb mbi ndarjen e kufijve të dy popujve.

Këtu është bërë një gabim i pafalshëm, ndonëse nuk dihet qartë, nga z. Thaçi dhe z. Rama mbi ndarjen e Kosovës si mjet për bashkimin e kombit të mbetur shqiptar.  Mirëpo, as kjo nuk duhet aparimisht si ide të refuzohet. Kuptohet se  duhet refuzuar disa çështje. Them kështu sepse është përfolur kështu. Tërheqjen e  kufijve ka përmendur edhe John Bolton. Tash edhe Serbi Janjiq. Nuk dihen planet konkrete. Megjithatë, mendohet, nga ato që kemi lexuar dhe dëgjuar se do të intervenohet ashpër në Kosovë. Këtej duhet thënë: 1. Kosova dhe shqiptarët nuk mund të mendojnë  vendin e tyre pa e përfshirë në Kosovë të Liqenit të Ujmanit,të Mitrovicës si tërësi dhe të Trepçës, 2. Kosova kërkohet të refuzohojë  kategorikisht  ex-territorilitetet në Kosovë , kuptohet të disa vendbanimeve  dhe të disa kishave aktuale serbe. 3. Kosova Lindore kërkohet si tërësi të bashkohen me Kosovën dhe pjesa veriore e Kosovës, pa Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë, me shtetin serb.

Këto janë çështjet që kombi i ynë është i vendosur dhe natyrisht se Serbia duhet ta ketë të qartë se mjaft është zgjeruar me territoret shqiptare. Edhe kjo është e tepërt, sepse territoret duhet ti   kthejë Serbia në hapësirën e Kosovës. Ekziston një territor prej 19 mijë kilometra katrore të pushtuar dhe të serbizuar  shqiptare që gjendet nën Serbi. Atje në ato vende janë tokat e të parëve të shumë shqiptarëve që janë dëbuar me dhunë dhe gjenocid. Në Kosovë njihen të ikurit si muhagjirë.

Në logjike ka mbetur"Molla e Kuqe". Populli thotë: Çka është mjaft është mjaft. Nuk ka ku shkon më tej kombi shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".