Kjo është pasqyra e zymtë e drejtësisë, vetëm hajnat e pulave dënohen, hajnat e milionave të shtetit po amnistohen!

Kjo është pasqyra e zymtë e drejtësisë, vetëm hajnat e pulave dënohen, hajnat e milionave të shtetit po amnistohen!
Kjo është pasqyra e zymtë e drejtësisë, vetëm hajnat e pulave dënohen, hajnat e milionave të shtetit po amnistohen!

Hasan Preteni

  • 08 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Rasti i aferës SUBVENCION duhet të ju shërbej të gjithëve. Të gjithë titullarët e institucioneve shtetërore duhet të reflektojnë duke bashkëpunuar me institucionet hetimore, i kanë raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e kanë situatën nën kontroll qe më shumë se tetë muaj dhe se tani duhet të reflektojnë.

-Institucionet hetimore, prokuroria në rend të parë duhet t’i intensifikoj angazhimet në hetimin e të gjitha rasteve ku ka dëmtim të buxhetit. Gjykatat duhet të sjellin vendime meritore, dënime me burg aktiv dhe konfiskim të pasurisë.

Së fundi kemi vendime gjyqësore për vjedhje pulash e vjedhje gjelash. Për vjedhjen e një pule në Prizren dënohen tre persona me 750 euro,në një rast tjetër një gjykatë për vjedhjen e tri pulave dhe një gjeli, gjykata i dënon me burg disa persona.

Në anën tjetër për punësime të jashtëligjshme-konflikt të interesit, dënohen me gjobë. E tani të punësosh dikë dhe të dënohesh me lek e personi të mbetet në punë, kjo është tragjike sa edhe komike.

Me tri rroga mujore e paguan dënimin. Për rastin e Subvencioneve dhe paraburgosen e 31 zyrtarëve nuk ka as debate televizive e as deklarime të shoqërisë civile.

Më shumë debatohet për "Big Bradher" se për rastet të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe vlerësimit të punës së institucioneve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".