Kuvendi kërkohet me vendim ti shpalli nul të tëra normat juridike e ekonomike të kohës së para çlirimit

Kuvendi kërkohet me vendim ti shpalli nul të tëra normat juridike e ekonomike të kohës së para çlirimit
Kuvendi kërkohet me vendim ti shpalli nul të tëra normat juridike e ekonomike të kohës së para çlirimit

Muhamet Kelmendi

  • 09 December 2021 - 12:48

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Populli i Kosovës ka qenë i pushtuar nga okupatori serbomadh dhe ai jugosllav. Kundër këtij pushtimi ka luftuar pa u ndalur nga viti 1878 dhe 1912 e deri në qershor të vitit 1999, kur u larguan me dhunë nga Kosova. Nuk ka periudhë kohore që nuk është ndeshur populli shqiptar me këtë okupator gjakatar.

Gjatë okupimit të viseve shqiptare okupatori serbo-jugosllav ka nxjerrur ligje të ndryshme dhe ka bërë kolonizimin e Kosovës me kolonët serb dhe malazez. Me këto mënyra u krijuan qendrat e ndryshme të banimit në Kosovë. U kolonizuan tokat dhe rajonet më pjellore. U dëbuan me qindra e me mijëra shqiptare jashtë vendit, në Turqi etj. Edhe në kohën e fundit u nxorën ligje, vendime dhe u morën masa kolonizuese. U ndërtuan shumë kisha dhe u konfiskua pasuria shtetërore dhe ajo publike. Ato iu dhanë manastireve dhe kolonëve serb në Kosovë. Është plotësisht me vend që shteti i Kosovës ti shpalli nul tëra vendimet dhe ligjet para vitit 1999,  dhe  para  qershorit të këtij viti.

Çështja nuk zgjidhet me vazhdimin e politikës së okupatorit, që UNMIK e vazhdoj dhe,  edhe tash e bënë të njëjtën politikë në Kosovë. Republika i ka organet e shtetit. Është Kuvendi i Kosovës i dalur nga votat dhe ai kërkohet ti shpalli nul tëra ato masa okupuese dhe të ndërtoj një shtet të së drejtës. Nuk duhet vazhduar me ligje të Serbisë dhe të ish- Jugosllavisë. Kosova është shtet dhe kërkohet të ndërtoje akte juridiko-politikisht. Masat janë obligative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".