Udhëheqësit tanë të mos i përsëritin gabimet për të cilat pastaj populli do i vuan pasojat? 

Udhëheqësit tanë të mos i përsëritin gabimet për të cilat pastaj populli do i vuan pasojat? 
Udhëheqësit tanë të mos i përsëritin gabimet për të cilat pastaj populli do i vuan pasojat? 

Dr. Hysni Aliu

  • 10 December 2021 - 15:20

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Evropa dhe bota, është duke kaluar nëpër në fazë tepër të ndjeshme, ku antagonizmat kanë mbërritur maksimumin, dhe armët po vringëllojnë pranë betejave të mundshme. 

Kohën e fundit është folur për mundësin e një sulmi të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe kemi një grumbullim marramendës të forcave ruse në kufi me Ukrainën. Kishim edhe video konferencën në mes presidentit Biden dhe presidentit Putin para pak ditësh. Natyrisht që mua më shqetëson e tërë kjo situatë, pa marr parasysh se ku ndodhë dhe ku mundë të luftohet, sepse lufta sjell vetëm vuajtje dhe dhimbje, e sidomos nëse konfrontohen dy shtete të mëdha siç janë Rusia dhe Ukrainë, me mundësinë e përfshirjes në lufte edhe të fqinjëve të tyre, por  edhe më gjerë. Vendosa të shkruaj për këtë temë, sepse po më duket që ne shqiptarët e kemi memorien shumë të shkurtë, dhe në vend që të udhëhiqemi nga mendja udhëhiqemi nga emocionet, dhe kjo po na dëmton shumë. 

Udhëheqësit tanë po i përsëritin gabimet, ndërsa populli po i vuan pasojat. Situata në Ukrainë, ka disa ngjashmëri me situatën në Siri, ku atë kohë fatkeqësisht shqiptarët u manipuluan dhe u bënë pjesë e asaj lufte duke e shndërruar veten nga çlirimtar e përkrahës të demokracisë perëndimore , në terrorist të ISIS it. Por përse ndodhi kështu?

Thelbi i shkrimit: Atë botë kur filloj konflikti në Siri, e mbaj mend se si  edhe institucionet e vendit deklaroheshin haptazi për të luftuar në mbrojtje të një Sirie  demokratike dhe përmbysjen e regjimit  të Asadit duke u rreshtuar në krah të  botës perëndimore. Kjo shkaktoj një ngritje të motivimit për shqiptarët që të ja mësyjnë Sirisë, dhe pastaj dalëngadalë të bëhen edhe pjesë e ISISI t, dhe masakrave më të tmerrshme që bota ka njohur ndonjëherë.  Edhe sot e kësaj dite Kosova i vuan pasojat e një politike të emocioneve e jo të mendjes së shëndoshë. Edhe sot në Kosovë arrestohen njerëz për terrorizëm, si pjesëmarrës të luftës në Siri, sepse po ata njerëz po e infektojnë me ide të çmendura antinjerëzore  çdokënd që e vërejnë që ka një labilitet mendimesh dhe defekt intelektual sa i përket asaj se çka është vlerë në këtë botë. 

Mua, më kanë shqetësuar shumë deklarimet e fundit të krerëve  më të lartë të shtetit të Kosovës,  se Kosova është e gatshme të luftoj krah miqve tan perëndimor në  Ukrainë, duke dërguar FSK-në nëse NATO ja apo SHBA-të e kërkojnë.  A ka mënyra tjera  diplomatike për tu deklaruar në pyetje të tilla hipotetike, unë e di që ka, por përse krerët e shtetit nuk i përdorin ato, e kam vështirë ta kuptoj. Këto deklarime që e kanë bazën në emocione, e jo në realitetin Kosovar, janë të dëmshme. Ne e dimë që si shqiptarë, vuajmë nga dëshira për të ia kthyer të mirën Nënës tonë SHBA-së e Britanisë, por edhe vendeve tjera mike, por kjo nuk guxon të shndërrohet në një arsye për të bërë deklarime të gabuara në publik, gabime të cilat nxisin njerëzit e rëndomtë që të gjejnë rrugët e veta për të mbërri në Ukrainë, ku as eshtrat  s’ do ju gjinden më, dhe ku ndoshta do të fillonte një fazë e re e radikalizimit islam të njerëzve, dhe ku Kosova sërish do i vuante pasojat e atij radikalizmi ashtu siç po i vuan ende pasojat e luftës në Siri. Natyrisht, që ne duhet të ju bashkëngjitmi aleatëve tanë në çdo sfidë që kanë në mbarë botën, pore ne nuk e kemi hapësirë për deklarime të pamatura të udhëheqësve më të lartë të vendit, të cilat nxisin hamendje tek njerëzit me nivel intelektual të ulët dhe që janë lehtë të manipulueshëm, apo edhe te njerëzit që përballen me varfëri, dhe parajsën e kërkojnë në vendin e gabuar. Unë i bëj ftesë kryetares Osmani, dhe kryeministrit Kurti, që të jenë tepër të kujdesshëm në rast të deklarimeve për çështje të tilla. FSK si paqeruajtëse, mundet të marr pjesë ashtu siç  ka marr pjesë edhe më parë në Kuvajt, por jo FSK apo ne si popull të lëshohemi në aventura që e dimë që s’ke kaçik për to dhe  është më tepër se çmenduri. Secili duhet ta dinë, që nëse  fillon lufta në Ukrainë, qielli do të ketë rolin numër një e jo toka. Nëse SHBA- të po deklarohen që nuk do dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë, kush jemi ne që të hapim tema të tilla , ku së pari 1/3 e territorit tonë e kemi të okupuar, e FSK nuk guxon të shkel në veri të Kosovës. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".