Tragjeditë e hegjemonizmit serbomadh ,dhe Dobrica Qosiqi

Tragjeditë e hegjemonizmit serbomadh ,dhe Dobrica Qosiqi
Tragjeditë e hegjemonizmit serbomadh ,dhe Dobrica Qosiqi

Skender Mulliqi

  • 10 December 2021 - 15:27

Shkruan:  Skënder MULLIQI

Shekulli 20 ishte tragjikë për popujt e ish –Jugosllavisë,e cila u shpërbe  me dhunë nga Serbia . Ky shtet ishte mbytur në mitologji të rreme për Kosovën , si paranojë e popullit serb, së ata janë viktima të ‘mashtrimeve   botërore “. Prijetar i  këtyre ideve  ishte Dobrica Qosiqi, kurse zbatues te këtyre planeve  ishin  Millosheviqi , Shesheli , Koshutunica ….Kurse sot  rrugën e tyre  është duke e vazhduar, Aleksandar Vuqiqi.

Këto ide ultranacionaliste filluan në fund të viteve të 80-ta, kurse   viteve të 90-ta ,të shekullit të kaluar sollën luftën më tragjedi njerëzore dhe materjale .Pretendimet territoriale  që i kishte Serbia ndaj ish republikave jugosllave  solli luftën më të madhe locale pas Luftës së Dytë Botërore .Pamë vrasje ne masë të gjerë të shkallës së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës  dhe të myslimanëve të Bosnjës .  Serbia bëri   spastrime etnike   duke u shërbye më “Naqertanien”, të Ilija Garashaninit të vitit të largët  1844, deri të “Memorandumi” i SANU të vitit 1986, ku  ideator ishte babai i kombit serb, Dobrica Qosiq.Politika e Memorandumit ishte derivat i paranojës kolektive  të politikave të prapambetura të elitave politike në Serbi.

Ky shtet  bëri shumë dëme  por  e humbi luftën . Qosiqi ia hapi derën idesë për  “ Vuajtjet serbe” në Jugosllavi.Ai mori bajrakun si mbrojtës i interesave serbomëdha . Lidhur më këtë temë shoviniste serbe edhe botojë shumë libra , ku pikënisje  ishte Kosova.”Çeshtja serbe” ishte product i apetiteve territoriale të Serbisë .Këtë mision shovinist serbomadh e morën si mision  ta realizojnë ASH,të Serbisë në krye më Qosiqin. Ideja shoviniste që solli edhe luftën ishte” Të gjithë serbët në një shtet”.

Lufta dhe krimet e bëra nga politikat e tilla fashite bënë që disa nga protagonistët e saj të shkojnë në Hagë, gjykatë kjo e cila u formua për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.Serbia shpëtoj lehtë , duke pasur parasysh krimet monstruzore të cilat I bëri Millosheviqi , më paramilitarët e tij në Bosnje dhe në Kosovë.Shumë kriminelë kan mbetur kurrë pa u dënuar nga gjykata e luftës në Hagë. Ky shtet ka merituar të dënohet për gjenocid.Nuk u dënua nga Haga edhe pse   padi  bën Bosnja dhe Kroacia.

Kosova nuk bëri padi së I kishte në pushtet njerëzit që rastësishtë kan  hyrë në politikë, dhe u orjentuan të punojnë më shumë për realizimin e interesave përsonale . Serbia humbi luftën në Kosovë, Slloveni dhe në Kroaci . Maqedonia shpëtoj pa luftë, kurse në Bosnje më marrveshjën e Dejtonit e ndal lufta, por nuk u zgjodhën  problemet ndëretnike në këtë reupublikë. Serbia  arriti të bëhët hisedare atje do të thosha  përmës  Republika Serpska e cila po kërkon të shkëputet nga BH-ja.  Ky shtet sikur fillojë pak sa të demokratizohet më ardhjën në pushtet, të Zoran Gjingjiqit, por i cili shpejt u vra nga nacionalisitet serbomëdhenjë.Tash së fundi  më Vuqiqin në pushtet, u lanqua teza tjetër shoviniste  për  “Botën Serbe” .Është ky  emërtim i ri më ide të vjetra  për pushtime territoriale  ndaj tokave shqiptare .Këtij  shteti është duke i dalur në krahë miku tradicional Rusia , të cilat po i kërcënojnë më luftë Malin e Zi , Bosnjën dhe Kosovën .Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, po e konsideron veten si udhëheqës i të gjithë serbëve .

Si gjithmonë shteti serb për ti arritur objektivat  pushtuese e kan futur në lojën politike  edhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila i ka lënë moti predikimet fetare për çka është edhe e thirrur.  Pikërisht  më popët serb në Cetinje dhe e provokojë rënd  Malin e Zi. Kisha serbe ishte udhëheqja shpirtërore  e luftës në Kosovë  ,  më të cilën logjikë është duke u shërbye edhe tash. Ne  veri të Kosovës , Serbia ka vu në shërbim të saj minoritetin serb , dhe strukturat paramilitare dhe kriminale .

Shumë nga drejtuesit e këtyre  strukturave kriminale  që zhvilluan gjithë farë llojësh të kontrabandave, madje paten edhe orjentime  radikale jo vetem politike,  por ata shkaktuan   shumë incidente ,deri të vrasjët e shqiptarëve  në veri.Mu për ate edhe Amerika  më në fund i shpalli disa nga këta kriminelë përsona non grata.

Një Serbi centraliste e pa reformuar do të jetë së pari problem për popullin e vet, pastaj do të jetë problem  edhe për fqinjët më të cilët rrethohet. Kosova , shovenizmit serbomadh i ka mbetur si Kartë e vetme , por tashmë  është “Kartë e djegur’.Më duket së Vuqiq është duke  përdoruar Kosovën edhe për kunsum të mbrendshem politike .Kjo farë ideja për “Botën Serbe” ,është ide anticivilizuese dhe antipërendimore, e dihet  para së gjithash është  ide antishqiptare .

Është ide paranojake  e rrezikshme për rajon . Vuqiqit  po i luhatet pushteti në Serbi,  nga opozitari  agresiv Gjillas, para zgjedhjeve të pranverës .Nga ky kënd duhet shikuar edhe kërcënimet  e Vuqiqit më luftë  në veri, i cili ka shumë  mundësi  të shpallët nga Amerika përson non grata, që opozita më lehtë ta   largojnë  nga pushteti . 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".