Me ligjin e ri për deklarimin e pasurisë dhe të prejardhjes së saj, të thellohet hetimi serioz e ashpërsohet ndëshkimi!

Me ligjin e ri për deklarimin e pasurisë dhe të prejardhjes së saj, të  thellohet hetimi serioz e ashpërsohet ndëshkimi!
Me ligjin e ri për deklarimin e pasurisë dhe të prejardhjes së saj, të  thellohet hetimi serioz e ashpërsohet ndëshkimi!

Hasan Preteni

  • 12 December 2021 - 08:01

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Deklarimi i pasurisë është duke u realizuar në Kosovë që nga viti 2007,nga ajo kohë ka pasur ndryshime ligjore në drejtim të rritjes së numrit të deklaruesve dhe publikimin e pasurisë së deklaruar. Ka ndryshuar edhe Kodi Penal ku deklarimi i rremë dhe mos deklarimi i pasurisë është sanksionuar penalisht. Për të ndryshuar legjislacionin në fuqi tani është dashtë të bëhet një analizë më e thellë.

Çka nuk shkoi dhe çka duhet përmirësuar. Në vlerësimin tim duhet të ketë ndryshime në këtë drejtim: Të deklarojnë pasuritë të gjithë zyrtarët e institucioneve publike që vendosin-menaxhojnë shpenzimin e parave publike dhe ata që kanë pozita menaxheriale,të fuqizohet ligji te pjesa e kontrrollit të prejardhjes së pasurisë si dhe të rregullohen procedurat se çka të bëhet me pasurinë e cila nuk mundë të justifikohet. 
Te misionet e institucioneve duhet që Agjencisë kundër Korrupsionit ti largohet nga mandati ,hetimi administrativ i korrupsionit-pjesa e luftimit të korrupsionit dhe të fuqizohet pjesa e kontrollit të deklarimit dhe verifikimit të prejardhjes së pasurisë.
 Te sanksionimi duhet që të rivlerësohet se deri në cilën fazë të ketë sanksione administrative dhe për të cilat shkelje të ketë sanksione penale,sekuestrimi-konfiskimi i pasurisë. Kosova nuk ka nevojë për institucione të reja por ka nevoje për ristrukturimin funksional të institucioneve ekzistuese. Luftimi i korrupsionit, jo me  hetime administrative por me hetime penale serioze e te thella edhe atë detyrë për prokurorine.  Agjencisë kundër korrupsionit mund ti ndryshohet emërtimi drejtë  "Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit" me mision:Rregullimi i fushës së deklarimit të pasurisë ( deklarimi,publikimi, kontrrolli dhe vërtetësimi i prejardhjes) parandalimi i konfliktit të interesit ( legjislacioni sekondar,interpretimi,parandalimi,sanksionimi ) dhe pjesa edukative. Propozimet aktuale që ti nënshtrohen deklarimit të pasurisë zyrtarët shëndetësor dhe arsimi,mendoj se nuk është rrjedhë e analizës paraprake. 
Të gjithë ata që ushtrojnë detyra që nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e parasë publike dhe nuk kanë pozita menaxheriale përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të deklarojnë pasurinë. Nëse vazhdohet të insistohet me rritjen e numrit të deklaruesve atëherë këtij obligimi duhet ti nënshtrohen edhe eprorët policor,doganor, të ATK-së dhe të gjithë zyrtarët e prokurimit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".