Kush po e shantazhon Shtetin e Kosovës në Vatikan?!

Kush po e shantazhon Shtetin e Kosovës në Vatikan?!
Kush po e shantazhon Shtetin e Kosovës në Vatikan?!

Ismail Muçiqi

  • 13 December 2021 - 09:14

Opinion me Shkas

Shkruan: Ismail Muciqi

Edhe pas 13 vitesh të shpalljes së Pavarësisë, Vatikani ende nuk e ka njohur Shtetin e Kosovës. Selia e shenjët e Katolicizmit në Botë ka qenë dhe është Institucioni ma me ndikim në ruajtjen e Paqes në Botë dhe Kultivimin e të Drejtave Humane të Njerëzimit. Kosova në sajet e punës së palodhshme të ish Presidentit Ibrahim Rugova vite me radhë qysh para luftës kishte krijuar raporte miqësore me Selinë e Shenjët përkatësisht me Gjon Palin e dytë në Vatikan. Por shtrohet pyetja?

Vallë pse Vatikani ende nuk e ka njohur Shtetin e Kosovës?!. Për të kërkuar përgjigjen në këtë pyetje më thotë mendja se përpos rrethanave tjera ekzistuese të proceseve më të ndryshme në Botë, diplomacia Kosovare dhe institucionet tjera të Shtetit nuk kanë punuar sa duhet në përafrimin e raporteve diplomatike dhe miqësore të Kosovës me Vatikanin. Këtë më së miri e ka shfrytëzuar serbia me propagandën e saj me plotë gënjeshtra dhe të pavërteta.

Kështu Ministri i punëve të jashtme të serbisë [Sellakovic] me 19 Tetor të këtij viti kishte vizituar Selinë e Shenjët dhe misioni i tij ishte politikë: Parandalimi i njohjes të Republikës së Kosovës nga ana e Selisë së Shenjët në Vatikan. Të njëjtin qëllim dhe mision e pati edhe Aleksandër Vuqiqi i cili para pak javësh ishte në vizitë tek Papo Franqesko. Ky pas kthimit në Beograd ju tha gazetarëve se e mora konfirmimin nga Papo nga Selia e Shenjët se nuk do ta njohim Republikën e Kosovës. Shtrohet pyetja?.. Si mund të kuptohet kjo ndodhi, kur Shteti serbë i shkaktojë tri lufta në Ish Jugosllavi duke bërë krime dhe gjenocid e në anën tjetër i hapën dyert serbisë në Selinë e Shenjët.

Paradoksi edhe më i madh ndodhi me 27 Nëntor të këtij viti kur Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë u taku me Papo Franqeskon. Pas takimit doli komunikata publike nga agjencia zyrtare e Vatikanit në të cilën u vërtetua se Edi Rama jo që kërkojë njohje për Kosovën nga Vatikani, por ai as që e zuri në gojë Kosovën. Më thotë mendja se pozicioni i Selisë së Shenjët në Vatikan është mjaftë shqetësues kur dihet se 19 Shtete anëtare të NATO-së që ndërhynë në çlirimin e Kosovë nga serbia në vitin 1999 ishin shtete kristiane.

Është i pakuptimtë edhe aktiviteti dhe angazhimi i institucioneve fetare të Kishës Katolike dhe kreut të saj dhe bashkësisë Islame si dy institucione fetare të një gjaku të cilat fatin dhe ardhmërinë e kanë të përbashkët. Në cilësinë e Gazetarit shumëvjeçarë njohë shumë personalitete Shqiptare të cilët kanë pasur raporte jashtëzakonisht miqësore me Selinë e Shenjët. Andaj është koha që përpos institucioneve të Qeverisë përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme aktivitetit diplomatikë dhe miqësorë ti bashkohen edhe krerët fetarë në mënyrë që sa më parë Vatikani ta njohë Shtetin e Kosovës.

Në këtë drejtim rrol të pa zëvendësueshëm ka Kisha Katolike në Kosovë. Sikur kjo të ndodh për Kosovën është me rëndësi që të bëhet anëtare e NATO-së edhe nëse kurrë nuk e njehë serbia.Derisa Kisha Ortodokse serbe ju paraprin proceseve politike dhe Fetare për interesat e Shtetit serbë institucionet tona Fetare po bëjnë sehire duke u mbyllur në vetvete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".