Dë Goli i famshëm ka pranuar humbjen e votës, kurse “Luli i vocër” i Migjenit, JO!!!

Dë Goli i famshëm ka pranuar humbjen e votës, kurse “Luli i vocër” i Migjenit, JO!!!
Dë Goli i famshëm ka pranuar humbjen e votës, kurse “Luli i vocër” i Migjenit, JO!!!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 13 December 2021 - 09:18

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Dë Goli i famshëm ka pranuar humbjen e votës, kurse “Luli i vocër” i Migjenit, JO!!!

*** Ku është këtu logjika, vetëdija dhe emancipimi evropianoperëndimor i Lulzim Bashës së shkolluar në Holandë?

*** -Çfarë do të thotë të jesh politikan i zoti sipas doktrinës së filozofisë politike të Gjeneralit të Francës, Charles de Gaulle ?

-Do të thotë, pikërisht atë që urgjentisht duhet ta kishte bërë Lulzim Basha, por nuk po e bën, duke u shtirur si “politikan i mençur” , edhe pse është I vonuar dhe i dështuar jo më pak se 8 vjet (2013-2021). –Politikani i zgjuar nuk prêt dorëheqjen e detyrueshme nga të tjerët, por ikën pa “gdhirë mëngjesi”, që t’u shpëtojë pasojave dhe reperkusioneve të paparashikueshme nga rivalët politikë.

– E, në të vërtetë, praktika e provoi të kundërtën, mbase për 8 vjet nuk shënoi asnj plus (+) në bilancin përfundimtar të PD-së !

 Prandaj, duhej të kishte ikur nga politika, sepse është në vonesë. Do të duhej të jepte dorëheqje shumë vjet më heret, para se të mbahej Kuvendi i Jashtëzakonshëm  i PD-së në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, më 11 dhjetor 2021, i cili me plot të drejtë ia dha “shut kartën” nga PD-ja.

Kur Charle de Gaulle (Gjeneral i LPB-së dhe i LDB-së, i cili  në krye tëLëvizjes “Franca e Lirë” në ekzil, e çliroi dhe e shpëtoi Francën nga nazifashizmi i Hitlerit, dhe në Paris u prit si Hero i Francës. Pas çlirimit të Francës  u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme (“qershor 1944 deri në janar 1946”. Ndërkaq, gjatë viteve “1959-1969”, ishte edhe themelues dhe President i Republikës së Pestë Frënge ) 2 herë pati  pranuar humbjen nga rivalët e tij politikë në paqe, e KUSH na qenka Lulzim Basha( pa asnjë meritë politike, kombëtare, as shtetërore e as ndërkombëtare, që nuk është as hija politike e Chares De Gaullit) të mos e pranojë humbjen nga “4446 delegatë”  të Kuvendit të Përgjithshëm të PD-së, më 11 dhjetor 2021, bërë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë?!

Ata liderë politikë si Lulzim Basha me “pazhët” e tij, që nuk e pranojnë votën e ligjshme dhe demokratike të shumicës dërrmuese (“4446” delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së), nuk janë as legalë, as legjitimë e as demokratë evropianoperëndimorë vetëm  apolitikë tekanjozë, që bien ndesh me parimet dhe me vlerat demokratike.

Basha ta ndjekë dhe le të mësojë nga filozofia politike e Charles de Gaulle-it, jo nga ajo e Edi Ramës dhe e “bishtave” të tij  të dyshuar mafiozë

Në sistemin demokratik dhe parlamentar siç është edhe Shqipëria (1991-2021), liderët politikë, duhet mësuar dhe pajtuar edhe me humbjen, jo vetëm fitoren, se në politikë nuk ka gjithmonë “pite” nëse i humbas betejat politike me kundërshtarët, pa shënuar asnjë fitore, ashtu siç nddhi me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili pas 8 vjet humbjesh të njëpasnjëshme, së fundi, më 11 dhjetor 2021, Kuvendi i Jashtëzakonshëm, i mbledhur në stadiumin “Air Albania” përmes votes së “4446 delgatëve”, domethënë të shumicës dërrmuese të tyre, shkarkoi Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së.

Ky vendim ishte i pritshëm (edhe pse i vonuar, jo më pak se 8 vjet) dhe i shumëdëshiruar nga shumica dërrmuese e PD-së. Me një fjalë, ky Vendim bëri më të mirën, që  që mund të bëhet për të gjithë anëtarësinë e PD-së. Madje, më së miri u bë edhe për vetë Lulzim Bashën, sepse përfundoi me vuajtjet 8-vjeçare të dështimeve të tij politike në opozitë (2013-2021). Në këtë rast Lulzim Basha, do të duhej të ndihej i lumtur dhe mirënjohës për Vendimin e shkarkimit të tij të ligjshëm e demokratik nga ana e “4446 delgatëve” të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së, të cilët u tubuan në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 11 dhjetor 2021.

Basha nuk ka arsye ta kundërshtojë Vendimin e shkarkimit, të miratuar nga “4446” delegatë të Kuvendit të theksuar më sipër, sepse nuk ka asnjë të drejtë ligjore. Por, duhet të bëjë të kundërtën, atë njerëzoren racionale , të ballafaqohet me të vërtetën,  ta shikojë në sy papërgjegjësinë, si dhe të gjitha gabimet dhe dështimet  e bëra brenda viteve (2013-2021).  Kjo kërkohet bërë nga ai si ish-kryelider i PD-së, jo të hyjë në konflikt politik me shumicën dërrmuese të PD-së, sepse nga BAZA  kanë humbur besimin, duke qenë se për plot 8 vjet nuk ka regjistruar asnjë fitore në dobi të PD-së.

Sa më sipër, Lulzim Basha të ndjekë shembullin e ish-gjeneralit dhe të ish-presidentit të famshëm francez Chales de Gaulle, ta përqafojë humbjen dhe fatalizmin e tij politik 8-vjeçar në dëm të PD-së, si dhe të demokracisë së njëmendtë në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".