Shqipëria e Kosova kanë partner dhe aleat SHBA-të, sepse pa SHBA-të nuk do të kishim sot dy shtete shqiptare

Shqipëria e Kosova kanë partner dhe aleat SHBA-të, sepse pa SHBA-të nuk do të kishim sot dy shtete shqiptare
Shqipëria e Kosova kanë partner dhe aleat SHBA-të, sepse pa SHBA-të nuk do të kishim sot dy shtete shqiptare

Skender Kapiti

  • 13 December 2021 - 09:47

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

A mundet ndonjë shqiptar që të ta mohojë këtë fakt. Prej 100 vitesh , kush e mbështeti ekzistencën e shtetit shqiptar të Shqipërisë, dhe kush e shpëtoi Shqipërinë londineze nga fshirja si shtet sipas Traktatit të Fshehte të Londrës në vitin 1915?

Kush e ka mbështetur Shqipërinë në vendosjen e demokracisë, në antarësimin e saj në NATO. Mos të krenohet Berisha se ai e futi Shqipërinë në NATO. Shqipëria u antarësua në NATO vetëm se e mbështetën SHBA-të,pasi cfarë kushtesh plotësonte Shqipëria dhe ushtria shqiptare për t’u bërë pjesë e NATO-s, kur në ato vite Shqipërinë e destabilizonin dy apo tre banda.

SHBA e antarësoi Shqipërinë në NATO për sigurinë shtetërore e territoriale të saj pasi Shqipëria  kishte në atë kohë një ushtri të shpartalluar nga ngjarjet katastrofike të vitit 1997 kur ushtria e shteti u rrënuan për 24 orë. Shqipërinë e antarësuan SHBA  në NATO në mënyrë që të mos përdorej ushtria për manipulim zgjedhjesh dhe as politikisht.Dhe nuk ka merita për antarësimin e Shqipërisë në NATO autori dhe shkaktari kryesor i zgjedhjeve të manipuluara të vitit 1996 dhe që sollën katatrofën e vitit 1997

Pavarësisht se SHBA nuk janë   antarë të BE-së kush e mbështesin më shumë se sa ato Shqipërinë  në rrugën e integrimit europian?!

Kurrë nuk do të ishte bërë i mundur clirimi i Kosovës dhe formimi i shtetit të pavarur shqiptar të Kosovës, pa ndërhyrjen dhe pa mbështetjen amerikane. A mendojnë për një cast se cfarë mund t’ë ndodhë sikur SHBA-të ta braktisin Shqipërinë, dhe për Kosovën nëse nuk janë SHBA-të aty dhe në mbrojtje të Kosovës, kush mund ta ndalojë Serbinë e Rusinë për ta destabilizuar Kosovën e ndoshta edhe ripushtimin e saj nga Serbia?! Pa SHBA-të shqiptarët do të ishin si jetim, sepse SHBA është dhe sillet si një vëlla. Këtë shkrim nxitja më erdhi nga një farë mitingfoltorja e Sali Berishës  si një veprim antiSHBA. Për SHBA-të me rëndësi është Shqipëria, shteti dhe kombi shqiptar dhe jo individë si p.sh.as Sali Berisha, as Meta e as Rama, ashtu si për SHBA-të më e rëndësishme është Kosova dhe nuk ishte as Rugova dhe nuk janë as Thaci, as Mustafa e as Osmani.Në rastin e mitingfoltores së Berishës aspak rëndësi dhe as vëmendje nuk ka ky veprim e aq më shumë i një të shpalluri non grata në SHBA. Berisha në fund të fundit para Shqipërisë është një individ, dhe Berisha nuk është Shqipëria.

Shteti amerikan ka parimet,ligjin,institcionet  dhe drejtësinë mbi politikën. Berisha u shpall non grata nga SHBA, nga institucionet amerikane dhe jo nga politika e as nga Soros. Dhe për këtë nuk ka pse t’i bëjë atij avokatinë as foltoret popupliste dhe as një farë Kuvëndi foltoristo-berishist i Partisë  Demokratike. Po serbët e Veriut të Kosovës kush i shpalli non grata politika apo institucionet shtetërore të SHBA-ve?!

“Non grata” është shpallur Berisha dhe jo Shqpëria dhe as Partia Demokratike, kështu që foltoristët kanë gabuar rëndë që u rrjeshtuan krah Berishës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës pse iu prekën interesat personale e familiare të Berishës. Nuk ka pse shqiptarët, sidomos antarët e Partisë Demokratike  të manipulohen dhe të përfshihen politikisht në një mbrojtje politike të akuzuarit për korrupsion dhe për avokati të korrupsionit. A mund të jenë proamerikanë ata të cilët flasin por edhe dëgjojnë dhe e mbështesin Berishën në akuzat e tij kundër ambasadores së SHBA-ve,dhe kur menjëherë pas mitinfoltores së tij, ai i rrëmbyer nga emocionet  pasi vendosi me 99% të votave që ta largojë nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën si edhe i drejtohet qeverisë amerikane që dërgo provat e akuzës për non grata në Paris, a thua se Parisi është kryeqyteti i SHBA-ve.Pra a mund të jetë partner i SHBA-ve ky kuvënd antiamerikan mitimngashësish?!

Edhe Hashim Thaci e mbante veten e tij si kampion proamerikanizmi, mirëpo SHBA-të kur dalin fakte dhe kur dalin në dritë akuza krimi e korrupsioni, dhe të vërtetat mbi to,  aty dhe atehere merr fund edhe konsiderimi i të ketillëve si partner të SHBA-ve, sepse si gjithmonë dhe sidomos kundër korrupsionit duhet të flasë ligji e drejtësia dhe jo politika.  

Se kush janë partner të SHBA-ve e tha në ditën ndërkombëtare të luftës kunder korrupsionit në Shqipëri në vizitën e tij  i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili dha mesazhe mjaft të rëndësishme:

“Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".