Qytetarët e zonës kufitare me Serbinë nga Karaqeva e Kamenicës kanë kërkesë serioze për Qeverinë e Kosovës!

Qytetarët e zonës kufitare me Serbinë nga Karaqeva e Kamenicës kanë kërkesë serioze për Qeverinë e Kosovës!
Qytetarët e zonës kufitare me Serbinë nga Karaqeva e Kamenicës kanë kërkesë serioze për Qeverinë e Kosovës!

Selver Lenjani

  • 14 December 2021 - 12:09

Shkruan: Selver Lenjani

​-Të nderuar zyrtar te ekzekutivit të shtetit të Kosovës!


Duke pasur para syshë situatën e rëndë socio-ekonomike në vend po nisem nga brezi kufitar ku familjet jetojnë në kushte të rënda dhe janë krijuar dy shtresa ajo që ka kushte por janë të pasur e që shprehur me përqindje nuk mund të jetë mbi 10 % dhe shtresa tjetër që mbijeton. Ju lutem të keni në konsideratë që ky problem është i zgjeruar edhe nëpër komuna dhe në përgjithësi në nivel vendi. Andaj shqetësimi i banorëve është dhe mbetet tek fakti që qytetarët nuk po mund ti paguajnë as kamatat ndëshkuese në faturat e shërbimeve komunale e lere më edhe borxhin e grumbulluar ndër vite.

Të nderuar bëhuni mbrojtja dhe streha e qytetarit skamnor të vendit për ta mbështet që të jetoj dinjitetshëm duke ua mundësuar që ta jetojnë jetën në shtetin e tyre i cili nuk do ti penalizon me kamata ndëshkuese sikurse në fatura të tatimit në pronë në fatura të grumbullimit të mbeturinave dhe ujsjellsit etj.  Zotri Kryeministër dhe z. Ministër edhe publikisht jeni deklarua që jeni shërbëtor i popullit dhe i pari i shërbëtorëve të popullit dhe se populli është punëdhënësi i juaj.  Fare për fund duke ndihmuar dhe mbështet popullin fjala e të cilit është edhe fjala e Zotit keni konsideratë që ta mbështetni popullin i cili ua ka besuar shtetin dhe qeverinë që ju e drejtoni. Kemi një shtet dhe skemi shtet rezervë me shpresë që është në duar të njerëzve të vendosur për ta quar pëpara ju lutem Reflektoni. Me nderime  Selver Lenjani. Kryetar i BL Karaçevë e Poshtme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".