Apel miqësor për Sali Berishen dhe Lul Bashen!

Apel miqësor për Sali Berishen dhe Lul Bashen!
Apel miqësor për Sali Berishen dhe Lul Bashen!

Fadil Maloku

  • 14 December 2021 - 14:23

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

1.Kuvendin e PD-s së 11 dhjetorit 2021, duhet parë midis tjerash edhe si një lloj ambicie e synimi moral që do shërbente jo për ta konsoliduar Sali Berishën, e as Lul Bashën, madje as Partinë Demokratike, por, për ta afirmuar fuqishëm dhe furishëm si konceptin ashtu edhe intencën, dëshirën dhe aspiratën afatgjate opozitare shqiptare (e cila përkundër këtyre tetë viteve opozitarizmi, ende po vazhdon të sillet si”pula pa krye”!?) që nuk ka gjetur një përgjigje, metodë apo edhe alibi adekuate, për ta mposhtur kanabis Projektin e Edi Rames së krimininalizuar dhe të korruptuar deri në palcë!

2. Ky Kuvend gjithashtu, në anën tjetër (me madhështinë, mobilitetin dhe kararin e tij të homogjenitetit) do duhej t’i rrisë gjasat e funksionalizimit tē demokracisë sē munguar në Shqipëri. Funksionalizim ky, që dosido duhej të ndërlidhet me mekanizmat e kontrollit social, ata juridik dhe sidomos me mekanizmat parandalimit të sjelljeve kriminogjene, korruptive, antidemokrarike e antiligjore, nê Shqipërinë e varfëruar dhe keqeverisur në dekaden e fundit. Madhështia e këtij Kuvendi sociopolitik, për mendimin tim nuk do të duhej të adresohej e as koncentrohej vetëm në miratimin (e ca paragrafëve statusor), promovimin (e risive teknike e formale të drejtimit të partisë) e as dilemat rreth rirealizimit (personal) të Sali Berishes apo (certifikimin e dështimit) të Lul Bashës si (anti)demokrat, por, në hulumtimin dhe gjetjen e mënyrave për njē figure e fytyrë të re (jo edhe aq karizmatike, sa teknokrate) politike, për demokratët shqiptar.

 

3. Pra, një lidership që do rektutohej (lexo; dilte natyrshëm nga diktati i makinerisë së votimit) nga brezi të ri. Lidership i ri, i cili jo vetëm që nuk do vuante nga hipotekat e së kaluarës, e as nga paragjykimet (ideologjike) e stereotipitë eventuale politike që i “prodhoj” procesi i transicionit shqiptar, por, do dinte të futej dhe të “notonte” shlirshëm (natyrisht me standarde meritokrate) në konkurrencën e re të demokracisë digjitale, në horizontin global. Një skenarë i tillë i demokratëve shqiptar, padyshim që; a/do e fuqizonte dukshëm (jashtë e brenda) pozicionin opozitar që ka rēnë pothuajse përtoke; b/do e kënaqte ambicien dhe interesat e palës amerikane pêr demokracinë e instaluar në baza të shëndosha; c/ do e legjitimonte dhe legalizonte parimin për karizmen e lidershipit partiak; d/do e identifikonte, rehabilitonte dhe legalizonte autorësinë dhe kontributin historik të Berishës, si një personalitet qē definitivisht mē shumë e deshi Shqipërinë se sa pushtetin, më shumë demokracinë, se sa partinë, më shumë lirinë, se sa oligarkinë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".