Çfarë qëllimi strategjik kishte UÇK-ja?

Çfarë qëllimi strategjik kishte UÇK-ja?
Çfarë qëllimi strategjik kishte UÇK-ja?

Muhamet Kelmendi

  • 15 December 2021 - 10:36

Shkruan: ANALISTI Muhamet Kelmendi

Eshte dhe po shprehen mendime te ndryshme mbi UCK-ne shume prej atyre mendimeve as qe kane patur lidhje dhe kane me gjendjen faktike. Ka edhe te tille qe e cilesojne UCK-ne si kriminale. Shkohet drei atje qe edhe karakterin t'ia ndryshojne! Lidhur me keto mendime te kunderta dhe joreale kerkohen sqarime politike dhe juridiko-shoqerore, prej nga kuptohet qellimi strategjik I UCK-se. Ne kete kuader sherbejne faktet dhe vete jeta e kaluar me UCK-ne deri ne vitin 1998.Themelet e UCK-se vijne nga viti 1987. Atehere u vendos ne Mbledhjen e Pare te Pergjithshme te LPRK-se qe te punohet ne drejtim te krijimit dhe te ndertimit te nje subjekti clirimtar ne ish-Jugosllavi. Nuk ishte ne pytje emertimi dhe ketu ende nuk ishte percaktuar qellimi strategjike dhe as emeri UCK. Ne kuader te normave politike te LPRK-se, kjo organizate synonte te krijonte nje Republike te Kosoves ne kuader te Jugosllavise. Por, refuzimi kategorik i udheheqjes se Kosoves, Serbise e Jugosllavise per Republike, u kalua ne anen tjeter te organizimit, ne ate clirimtare . Natyrisht se me Republike nuk kuptohet vetem Kosova aktuale. Me ate status nenkuptoheshin edhe viset shqiptare nen Jugpsllavi qe ishin ndare me dhune nga trungu i vete, nga Kosova Dardane. Ky refuzim dhe sjellja barbare e organeve shteterore ne Kosove gjithe kohen, nga viti 1981, me heret etj., kerkonte nje organizim te ri, ate clirimtar. Me kete u bashkuan shume keshilla popullor te LPRK-se. Ketej ne Meledhjen e Pare te Pergjithshme te LPRK-se merret qendrim per fillimin e organizimit te njesive te para guerille ne Kosove. Aksione u kryen ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Drenice dhe ne Llap. Por, kjo ishte vetem fillimi. Ne ishim te vendosur ne thellimin e organizimit dhe ne krijimin e nje subjekti clirimtar, te rregulluar me normat juridike dhe qe respekton ato norma. Ketej u vazhdua me organizimin e njesive. Qellimi ishte ai i LPRK-se:

Organizimi i Republikes

Me keto pikesymime u vazhdua puna per vite. Ne Mbleshjen è Trete te Pergjithshme te LPRK , viti 1991, LPRK shnderrohet ne LPK. Kjo u be sepse ish - deputetet e Kuvendit te Kosoves e shpallen Republiken per Kosove, si forme te organizimit te Kosoves ne kuader te Jugosllavise. Pavaresisht asaj se a ishim a jo per kete, ne e pranuam ate status dhe nuk heqem dore nga viset shqiptare te ndarja nga Kosova. Kur thuhet kjo kuptohen: viset shqiptare nen Maqedoni, ne Kosova Lindore dhe viset shqiptare nen Malin e Zi. Me kete pikesynim e vazhdoi punen LPK dhe ketej merreshin aksionet e njesive guerile ne Kosove. Gjendja shkonte duke u keqesuar. Armiku yne e rriti dhunen dhe terrorin. Ne skenen politike dolen subjekte te ashtuquajturit legale. Shume prej tyre u regjistruan prane Ministrise se Puneve te Brendshme ne Beograd. Keshtu beri LDK dhe mbi kete kane vazhduar edhe disa parti tjera, por qe mbeten pa u regjistruar, sepse gjendja u keqesua. Ne Kosove u krijua PSHDM, Partia e majte, 'JUL", UNIKOMB, Partia Parlamentare, Partia Fshatare, Partia Social-demokrarte etj. Keshtu u krijua edhe ne vitet tjera shqiptare. Duhet ketu te permendi "Prosperitetin" ne Maqedoni. Pavaresisht kesaj dhe akuzave qe beheshin se nuk ka nevoje per Organizim ilegal dhe per lufte clirimtare, sepse kemi partite politike legale te lejuara dhe se me presion paqesor realizohen qellime, kjo nuk be. Ky ishte nje mashtrim i ashper qe i behej popullit te nenshtruar dhe te mbytur nga dhuna dhe terrori serbo-maqedono-malazezomadh. Kudo u bente gjenocid. Ketu LPK vendosi qe te thelloje aktivititeti clirimtar. Me shpejtesi u organizuan njesi, shtabe lokale dhe u be shkallezimi i luftes clirimtare duke goditur kryesisht armikun ne pika strategjike.

Kjo u vazhdua intenzivisht dhe ne NENTOR TE VITIT 1994 u themelua

UCK.

Ketu u vendos qe aksionet clirimtare te behen kryesisht ndaj forcave te pushtuesit, duke patur per baze cdo here karakterin humanitar te luftes clirimtare. Ishte teresisht e ndaluar dhe LPK e UCK e kishin te qarte se luftohet armiku serbomadh e jo dikush tjeter. Ne vecanti u caktua qe te kete kujdese UCK ne aksione ndaj popullesise civile dhe objekteve sociale, shoqerore e te familjeve. Tehu i luftes ishte policia, ushtria, forcat paramilitare dhe forcat vullnetare serbe qe benin masakra dhe krime ndaj familjeve shqiptare. Ndersa, punen politike, ate diplomatike dhe financiare e propagandistike e merrte LPK persiper. Me keto qendrime u pajtua SHPP i UCK-se dhe Kryesia e LPK-se. Dhe, keshtu vazhdoi ceshtja deri sa ne mars- maj te vitit 1998 u be PUCI politiko-ushtarak mbi LPK dhe UCK dhe ne ball doli HashimThaci dhe Bedri Islami. Nen udheheqjen e tyre u shkelen vendimet e marra dhe u krijua nje c'rregullim total ku pergjegjes kryesor eshte Drejtoria Politike dhe ShP i UCK -se dhe Kryesia qe morri udheheqjen e LPK-se pas Puqit. Mbi kete nuk po shkruaj.

Qellimi strategjik i UCK-se ishte:

"Debimi i forcave pushtuese serbe nga Kosova dhe Kosova Lindore, sikunder dhe te atyre sllavo-maqedonen ga viset shqiptare nen Maqedoni". Ky ishte pikesymimi i bere bashkarisht nga Shtabi i Perkoshem i Pergjithshem i UCK-se dhe nga Kryesia e LPK-se ne vitin 1994. Dhe, kjo tash, pas Puqit ne mars-maj 1998, u deformua teresisht!!! De-fakto ata e copetuan ne grimca UCK-ne.!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".