Të korruptuarve në sistemin e drejtësisë po ju vjen fundi, Komisioni i Venecias zyrtarisht i jep dritën e gjelbër Reformës gjithëpërfshirëse  të filluar nga Ministria e Drejtësisë!

Të korruptuarve në sistemin e drejtësisë po ju vjen fundi, Komisioni i Venecias zyrtarisht i jep dritën e gjelbër Reformës gjithëpërfshirëse  të filluar nga Ministria e Drejtësisë!

Hajrullah Tërnava

  • 15 December 2021 - 18:16

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava  

Një kohë e tërë kaloj me ato dyshimet e pengesave se a mund të kaloj provimin e fundit, pëlqimi i  Komisionit të Venecias dhe Reforma në sistemin e drejtësi me Ligjin Vetting për të cilin ka ngritur shumë pluhur e zhurmë mos besimi opozita e korruptuar, gjatë qeverisjes së kaluar. Fatmirësisht kjo dilemë ka përfunduar në fund të javës që mbeti pas ditën e premte, kur është zhvilluar edhe takimi i fundit konsultativ i Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, në selinë e Komisionit të Venecias ku janë harmonizuar të gjitha  çështjet e hapura dhe saktësuar detajet e finalizimit përfundimtar të pakos për reformën e sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë, Ligjin për Vettingun në drejtësi. Tashmë gjithçka është e qartë dhe procesi ecën përpara.

 

Ministrja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se takimi në kuadër të Mbledhjes Plenare të Komisionit të Venecias ku u diskutua edhe nisma e Ministrisë së Drejtësisë për të reformuar Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe ndryshimet që janë  në këtë projektligj, janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026, e cila tashmë ka filluar të zbatohet, kurse  Komisioni i Venecias ka konfirmuar nevojën për reformim të Këshillit Prokurorial, duke i dhënë  dritë të gjelbër ndryshimeve ligjore në sistemin prokuroria dhe duke ofruar rekomandime specifike për plotësimin e mëtejshëm të projekt-ligjit, për të siguruar përfaqësim të balancuar.

Sipas ministres Haxhiu, Ligji Vetting dhe Reforma gjithëpërfshirëse në sistemin prokuroria, do të ndodhë dhe kjo, në përputhje me standardet vendore kushtetuese, por edhe në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Sipas Ministres Haxhiu,  Opinioni i Komisionit te Venecias ofron rekomandime për përbërjen e re të KPK dhe lidhur me këtë jep dritën e gjelbër për uljen e numrit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7, po ashtu adreson nevojën për përcaktimin e kritereve shtesë të anëtarëve, ofron rekomandime se si përbërja duhet të jetë e balancuar me anëtarët prokurorë dhe jo-prokurorë, këshillon në procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe gjithashtu ofron rekomandime për mandatin e anëtarëve aktual, duke ofruar zgjidhje konkrete.

Tani është ma se e pritshme që më në fund, fillimi i vitit vijues me agjendën legjislative të starton me Pakon ligjore të Vttingut, për pastrimin dhe ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, që ka qenë dhe mbetet top zotimi dhe premtimi elektoral i Qeverisë Kurti për shtet ligjor, dhe luftim të krimit e të korrupsionit, duke përfshirë edhe drejtësinë si një nga shtyllat më të dështuara dhe të kontrolluara për dy dekada nga politika e inkriminuar.

Me nje luftim te tille te krimit ne te gjitha institucionet e shtetit te Kosovës, shtetit do ti rritet reputacioni pozitiv dhe shteti do përngjaj një shteti juridik, dhe me jetësimin e ligjeve në vendin tonë edhe qytetarëve do ju kthehej besimi dhe dëshira e të jetuarit në Kosovë, por me këto veprime edhe diaspora do të investoj më shumë në atdhe dhe do të hapen vende të reja pune, sepse aty ku nuk funksionojnë ligjet , funksionon krimi dhe nuk ka as  shpresë për jetesë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".