“Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

“Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli
“Zajednica”, si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

Shqiprim Pula

  • 17 December 2021 - 12:54

 Shkruan:Shqiprim Pula

Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte  pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë sëKosovës.  Marrëveshja për bashkësinë(“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme.

Nga njëpikënisje historike, secili nga ne, kemi pasur rastin t’a dëgjojmë tregimin qysh në tëkaluarën, kryesisht në zona rurale, për hir tëkrijimit të një miqësie, prindër të fëmijve tëporsalindur, u jepnin fjalën njëri-tjetrit se fëmijët do t’i martojnë për t’a forcuar miqësinë, por kjo, pa dëgjuar vullnetin e fëmijve, pa e ditur nëse mes tyre do të kishte dashuri, dhe duke injoruar (mos)gatishmërinë për njëmartesë të premtuar qysh në vegjëlinë e tyre!.

Sado paradoksale të tingëlloj, po aq eksperimentale ishte motivi për nënshkrim dhe ngutia nga premtimet e (pa)realizuara!. Tani, shikuar këtë tregim në kontekstin shtetëror, përkthyer si analogji, shihet tendenca kundër vullnetit të qytetarëveshumicë, dhe eksperiment mbi (de)funksionalizimin e shtetit të Kosovës!. 

Thirrjet (“presionet”) e një-pas-njëshme, nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, e posaqërisht nga përfaqësuesit e Unionit Europian (UE), për zbatimin e një marrëveshje të tillë, kërkesë kjo, në të sotmen, kundër vullnetit dhe gatishmërisë së shumicës shqipëtare dhe Qeverisë, ngase marrëveshja si e tillë, ishte nënshkruar mbi premtimin për lëvizje të lirë, për më tepër, absurditeti qëndron se marrëveshja si e tillë rezultoi të jetëkundër frymës kushtetuese, kundër integritetit territorial dhe kërcënim për sovranitetin, sipas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Kosovës.

Thirrjet për themelimin e bashkësisë (“zajednicës”) sëkomunave me shumicë Serbe me kompetenca substanciale ekzekutive, është thirrje për paralizim të shtetit të Kosovës. Kjo martesë e premtuar qysh n’vegjëli, ka fatin e saj për trajtim ligjor e institucional, domosdoshmërisht vetëm sipas rekomandimeve të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.  

Nga procesi i dialogut, lindi bashkësia e komunave me shumicë Serbe, por, ishte ҁmimi për shumë tema të premtuara, për dhe rreth Kosovës. Sot, secili nga vendim-marrësit institucional ndihet i frustruar me fatin e kësaj krijese sepse në përmbajtje të Kushtetutës, Kosova prezantohet si shtet multietnik (e paprecedent për nga përqindja demografike nëgjeografinë e saj), ndërkaq, bashkësia (“zajednica”) është menduar të jetë për njëpakicë nacionale me mundësi kontrolli (!) nga një shtet fqinj, siҁ është Serbia. 

Në hirin e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjet konsiderohen ligje, apo ‘Pacta Sunt Servanda’, prandaj dhe, nuk mund t’i ikët përgjegjësisë shtetërore por, se ҁfarë duhet tëbëj Qeveria me këtë martesë të premtuar qysh n’vegjëli është t’u qaset bisedimeve me Serbët lokal, respektivisht përfaqësuesit e tyre, dhe jo me Serbinë për ҁështjet e interesit tëbrendshëm; të prezantohen modelet më tëmira edhe të vendeve anëtare të UE-së, si zgjidhje e pranuar duke e ruajtur rregullimin unitar shtetëror të Kosovës, po duke garantuar të drejtat dhe interesat e pakicës Serbe në tëgjitha ato lokalitete ku ata jetojnë, duke u’a njohur të drejtën në vetorganizim për t’i realizuar interesat komunitare në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera në fuqi.

Tutje, kërkohet kujdes e vëmendje, ngase gabimet politike të cilat janë bërë nga nomenklaturat politike në të kaluaren, janëpadrejtësi që nuk maten fare. Andaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet që, para sëgjithash i) të shpreh pajtueshmëri për marrëveshje me Serbët lokal, ii) prezantoj parimet të cilat ligjërisht do të jenë obligative për jetësim, iii) Serbët lokal t’i përfshij dhe dëgjoj në një dialogim të drejtpërdrejtë dhe iv) të vazhdoj t’i diskutoj të gjitha ҁështjet teknike për realizimin e një lloj riorganizimi si mekanizëm që do të shërbente për përmirësim jetese të qytetarëve lokal Serb, në mënyrë qët’a evitoj pretendimin e Serbisë që bashkësinë(“zajednicen”) t’a përdor si instrument të saj për manipulim të qytetarëve Serb në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".