Lulzim Basha  t’i lërë “bravat” imituese  politike

Lulzim Basha  t’i lërë “bravat” imituese  politike
Lulzim Basha  t’i lërë “bravat” imituese  politike

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 18 December 2021 - 09:09

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-E ta përqafojë rezultatin e Refrendumit të nesërm (18 dhjetor) nëse demokratët kanë  votuar pro shkakrimit të tij nga pozita e kryetarit të PD-së. Këtë do të duhej ta bënte Lulzim Basha, jo ta imitonte politikën mashtruese të axhustatorit Tito (1945-1980), i cili nuk ishte as me Perëndimin e as me Lindjen, por vetëm me “bravat” e tij përfituese edhe nga Perëndimi, edhe nga Lindja. Tërthorazi, edhe Lulzim Basha ka filluar ta luajë një lojë të tillë “moderuese” (mes bazës dhe faktorit ndërkombëtar)  të rrezikshme për demokracinë pluraliste në Shqipëri.

Vërtet, Tito me profesion ishte axhustator, por ama  gama e perfidies së tij politike dhe diplomatike makiaveliste  pati “hipnotizuar” gjithë botën. Së fundi, këtë e pati dëshmuar edhe varrosja e tij në Beograd  më 8 maj 1980, ku patën marrë pjesë “ 127  shtete me delegacionet e tyre: 33 presidentë, 21 kryeministra, 4 mbretër dhe 5 princa”, si dhe 40 TV botërore etj. Thuhet se “ky ishte një rast i rrallë në historinë e luftës së ftohtë” të marrëdhënieve ndërkombëtare ( 1948 -1980), që një shtetar i kampit të vendeve socialiste, të varrosej me nderime   aq të larta ndërkombëtare!

Ndërkaq,  dyzet më pas, përkundër imitimit të diktatorit Tito, loja me “brava” e Lulzim Bash֝ës nuk dëshmoi as intelegjencën e një axhustatori të thjeshtë, ngase politika e tij 8-vjeçare nuk mundi të tejkalonte as “pragun” e derës së politikës lokale dhe provinciale të Edi Ramës, e lëre më që të penetronte në skenën e politikës ndërkombëtare, ashu  sikurse politika e diploamcia perfide e axhustatorit Tito, i cili nga një hiqi krijoi shtetin më të madh në Ballkan (mbi 25 milionë). –E, Lulzim Basha ( i shkolluar në Holandë) nuk qe në gjendje që për 8 vjet të arrinte një fitore politike të PD-së ndaj PS-së së Edi Ramës. Këtu përfundon tregimi politik, mbase  “politika e as diplomacia”  nuk mund të jetësohen me injorantë, me “gishta”, me “bishta”  dhe me “brava”, por me dituri dhe vizion të qartë strategjik afatgjatë.

Tash, pas epilogut të karrierës së tij politike falimentuese  në PD (2013-2021, pa asnjë fitore politike), merret me  “zejen e axhustatorit” si Josip B.Tito dikur, cili vërtet ishte axhustator me profesion (nuk e kishte fakultetin e “fikës” si Lulzim Basha),  por në praktikën pothuajse 40-vjeçare u dëshmua si njëri nga diplomatët, përkatësisht shtetarët më të shquar në arenën e marrëdhënieve poltitike ndërkombëtare (1945-1980).

 Tito me Rankoviqin dhe me klikën serbomadhe jugosllave, vetëm shqiptarëve nuk ua njohu të drejtën e vetëvendosjes !

Edhe pse diktatori Tito u dëshmua i suksesshën në politikën e brendshme dhe në diplomacinë ndërkombëtare, ne shqiptarëve na pati shtypur, terrorizuar dhe dëmtuar (edhe pse ishim mbi 90%, nuk na e njohu të drejtën e vetëvendosjes ashtu siç  e meritonim në bazë të së drejtës historike dhe të asaj ndërkombëtare. Gjithashtu, Tito dhe Rankoviqi shkelën në mënyrë brutale edhe “Rezolutën e Konferencës së Bujanit, bërë më 31 dhjetor 1943-2 janar 1944”, e cila  krahas njohjes së autonomisë  së  plotë të Kosovës parashikonte edhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

 Mirëpo, kjo nuk ndodhi, sepse tradhtoi , mashtroi dhe manipuloi Tito me udhëhqjen e lartë serbomadhe  jugosllave në Beograd. Në vend të realizimit të vetëvendosjes dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ai me klyshët e tij çetniko-fashistë serbomëdhenjë me  forcë, me dhunë dhe me terror të paparë (duke përdorur edhe tanket, edhe burgjet, edhe vrasjet, si dhe shfrytëzimin e egër ekonomik etj.)  Kosovën shqiptare (90%) ia aneksoi Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë, pikërisht më  “9 korrik 1945,  Kuvendi  i ri i KM miratoi vendimin e shpalljes së Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë, duke deklaruar se popullsia e kësaj krahine dëshiron që t’i bashkohet Serbisë Federale si pjesë përbërëse e saj. Kështu që, menjëherë pas këti vendimi, mbahet Mledhja e Tretë e AVNOJ-it më 7 gusht 1945, ku Kosova de fakto dhe de jure i bashkohet Republikës Popullore të Serbisë “. Kjo ishte një gënjeshtër, padrejtësi dhe mashtrim sui generis , ngase shqiptarët e Kosovës nuk janë deklaruar, as nuk janë pyetur nga  klika udhëheqëse  e Kosovës, që t’i bashkohen Serbisë, por, ata i kanë detyruar të bashkoheshin me dhunën në Jugosllavinë e krijuar të Titos. Përkundrazi shqiptarët janë deklaruar, kanë luftuar, ku mbi 3000 shqiptarë  janë vrarë  në Luftën e Drenicës së Shaban Polluzhës ( shkurt – mars 1945 ) duke bërë rezistencë për jetë a vdekje, që të mos bashkoheshin me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, por me Shqipërinë Nënë. Kjo është e vërteta historike, jo pallavrat, spekulimet, mashtrimet dhe gënjeshtrat e Titos dhe të serbomëdhnjeve çetniko-fashistë, kinse heqeshin si partizanë-antifashistë, por në thelb ishin çetniko-fashistë dhe kolonialistë, sepse masakronin dhe shfarosnin shqiptarët në shtëpitë dhe në tokat e tyre, duke iu mohuar të drejtat elementare të njeriut, përkatësisht të drejtë natyrore kolektive për të jetuar të lirë, të pavarur dhe sovranë sikurse popujt e tjerë në RSFJ (1945-1980).

Këtë paradigmë të hidhur dhe të keqe ma rikujtoi shembulli i keq i diktatorit shqiptar në Tiranë, Lulzim Basha, i cili, në vend të racionales që të pajtohej me realitetin e dështimeve të tij politike dhe të shkarkimit nga PD-ja, ai ka kaluar në rolin e “axhustatorit” ,  duke ndërruar bravat e dyerve të selisë së PD-së, gjoja për të penguar hyrjen e demokratëve, të cilët e mbështetin rikthimin e Sali Berishës si udhëheqës rithemelues të kësaj partie.

Basha  ta njohë rezultatin e Referendumit të 18 dhejtorit , nëse voton shkarkimin e tij

-Lulzim Basha është i obliguar ta njohë votën e lirë të shumicës dërrmuese të demokratëve të PD-së, jo të bëjë “luftë” me ta, duke mos liruar zyrat e PD-së, sepse kjo nuk është prone private as e Bashës e as e Berishës, por e të gjithë demokratëve të PD-së.

Këtë duhet mbajtur parasysh Lulzim Basha, e të  mos sillet si  axhustatori Tito, duke mashtruar, duke spekuluar, duke shkelur Statutin, ligjin, parimin demokratik, të drejtat dhe liritë e demokratëve të PD-së në Shqipëri. Ndryshe, nuk e meriton të jetë në politikë fare, nuk mjafton as “loja me brava” , sepse nuk është profesioni i tij, por i atyre, që kanë kryer shkollën për të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".