Sistemi i drejtësisë në Kosovë para fillimit të rifreskimit dhe reformimit!

Sistemi i drejtësisë në Kosovë para fillimit të rifreskimit dhe reformimit!
Sistemi i drejtësisë në Kosovë para fillimit të rifreskimit dhe reformimit!

Muhamet Kelmendi

  • 19 December 2021 - 07:40

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Natyrisht se koha është për riorganizim të sistemit juridik në Kosovë. Kryesisht donë që prokuroritë dhe gjykatat të rifreskohen. Masat duhet të jenë ligjore dhe konformë sistemit juridik të së drejtës në BE dhe në SHBA. Mbi këtë duhet të zhvillohet rifreskimi i sistemit. Këndej në këtë aspekt  nuk duhet të ketë lëmoshë e lëshime!

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është në fazën fillestare të ndërtimit të vetë, edhe pse ka 20 vjet që ka  filluar të ndërtohet. Tashmë veç dihet se mbi cilën bazë ka filluar dhe është ndërtuar, dhe ajo bazë është fillimisht  nga UNMIK-u dhe me pas nga EULEX-i. Mbi këtë e ka vazhduar ndërtimin edhe shteti i Kosovës.
Baza e filleve të para të ndërtimit të sistemit të drejtësisë menjëherë pas luftës ishte tepër e dëmshme. U futën nëpër organet e rendit njerëz të ish sistemit. Edhe nëpër prokurori dhe nëpër gjykata u instaluan të njëjtit. Ata e vazhduan punën aty ku e kishin lënë. Ndërsa, nga frika për të kaluarën e tyre u vunë në shërbim të shkelëseve të ligjit, që vinin nga sektori publik dhe ai privat, por kryesisht nga ai privat. Si të tillë nuk nxirrnin prova dhe dëshmi adekuate. 
Lejuan keqpërdorime dhe kontrabandizëm. Frika ishte e madhe. Kështu ndërtua një sistem jo  ligjor dhe që  nuk ishte në funksion të zbatimit profesional e të pa parur të ligjit. Shumë dëme ju bënë shtetit dhe popullit. U krijuan grupe të mëdha të rrezikshme dhe organet nuk kishin guxim për ti dënuar. Kishte raste kur edhe pse  provat ekzistonin veprat e rënda penale po  parashkruheshin. Mirëpo kishte raste kur edhe pa prova u dënuan njerëzit, dhe ky ishte kulmi i skandalit të abuzimit më ligjin.
Kryesisht veprat e organizuara kriminale u koncentruan në pasurinë e patundshme. Nëpërmjet mekanizmit të privatizimit u thelluan veprat në fushën e patundshmërisë. Mbi këtë u fute në zbatim edhe vepra e lejeve të ndërtimit. 
Qytetet u deformuan. U ndërtua edhe në trotuare dhe në vende publike  e me interes të lartë shtetëror. Këtej prinë Prishtina si qytet me deformime dhe duket edhe me krime në patundshmëri. Format e tilla të krimit  u thelluan. 
Mbi këtë u ndërtua edhe kontrabandizmi dhe u futën në veprim edhe mjetet e vrasjeve etj. Natyrisht se koha është për riorganizim të sistemit juridik në Kosovë. Kryesisht donë që prokuroritë dhe gjykatat të rifreskohen. 
Masat duhet të jenë ligjore dhe konformë sistemit juridik të së drejtës në BE dhe në SHBA. Mbi këtë duhet të zhvillohet rifreskimi i sistemit. Këndej në këtë aspekt  nuk duhet të ketë lëmoshë e as lëshime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".