Referendumi i BAZËS,-Basha ish, ish, legjitim dhe demokratik !

Referendumi i BAZËS,-Basha ish, ish, legjitim dhe demokratik !
Referendumi i BAZËS,-Basha ish, ish, legjitim dhe demokratik !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 20 December 2021 - 09:48

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Këtë nuk e pranojnë vetëm disfatistët bashistë dhe simpatizuesit e tyre brenda dhe jashtë PD-së. Por ajo është vetëm çështje e  tyre private, jo e ligjit, as e kushtetutës e as demokracisë.

***  “Mos  bëni karrierë, duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership. ( Dwigt D. Eisenhower

Natyrisht se  (Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar të PD-së në stadiumin “Air Albania”, bërë më 11 dhjetor 2021, si dhe Referendumin e BAZËS së PD-së, bërë më 18 dhjetor, që de fakto dhe de jure e shkarkuan Lulzim Bashën-dështuesin, sepse për 8 vjet nuk kishte korrur asnjë fitore me PD-në, gjatë viteve 2013-2021)  këtë e kontestojnë vetëm Basha  dhe bashistët e brendshëm  dhe të jashtëm të tij sipas interesave, prirjeve, animeve   dhe përcaktimeve të tyre në skenën politike. Kjo është çështje subjektive private e tyre, që, në asnjë formë ligjore, kushtetuese dhe demokratike nuk mund ta cenojë validitetin e mbajtjes së REFERENDUMIT të BAZËS, ku në “171 degë” të saj në nivel të vendit votuan  “43.385 mijë” anëtarë për shkakrkimin e ligjshëm të Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të PD-së. Pra, ligjërisht dhe demokratikisht sipas votave të këtij Referendumi popullor, Lulzim Basha dhe grupi i tij udhëheqës partiak, janë shkarkuar nga të të gjitha funksionet e tyre në PD.

Kuvendi  i 11 dhjetorit dhe Referendumi  i 18 dhjetorit 2021 të BAZËS, janë  me peshë historiko-demokratike jo vetëm për PD-në, por edhe për transformimin dhe demokratizimin e Shqipëri !

Në demokraci secili ka të drejtën e shprehjs së mendimit dhe të fjalës së lirë (por nëse nuk argumentohen, ato s’vlejnë për asgjë as për ligjin, as për demokracinë e as për shoqërinë). Në rastin konkret të shkarkimit të ligjshëm të Lulzim Bashës, së fundi (me vonesë 8-vjeçare) foli drejtësia dhe demokracia e BAZËS-SOVRANIT (jo e minornacës  bashiste), e cila plotësisht në frymën ligjore, kushtetuese dhe demokratike e shkarkoi nga të gjitha funksionet e tij, që për 8 vjet  i kishte ushtruar brenda PD-së, por që nuk shënoi asnjë fitore politike ndaj oponentëve politikë në pushtet.

1. Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar i BAZËS-SOVRANIT të PD-së së datës 11 dhjetor ishte plotësisht legjitim, demokratik dhe transparent, sepse ishte thirrur në bazë të Statutit të PD-së (1/4 e anëtarësisë), ku mbi "4446 delegatë" votuan shkarkimin e Lulzim Bashës. Kuptohet, këtë vetëm Luli me bashkanëtarët dhe me simpatizantët e  tij subjektivë dhe të njëanshëm nuk  e pranojnë, duke e quajtur "ilegal". Kjo është çështje private e tyre, pa asnjë mbështetje valide ligjore, kushtetuese e as demokratike.

2. Gjithashtu, edhe REFERENDUMI i djeshëm(18 dhjetor 2021) është legal dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën në fuqi, si dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, mbase është një nga instrumentet  më demokratike të shprehejs së vullnetit të lirë të votuesve. Këtë nuk mund ta mohojë as unë, as  karcelli, as Hasani e as Hyseni, pavaresisht nga përcaktimi dhe nga prirjet e interesave të tyre të  njëanshme, subjektive, klanore , partiake, politike, mafioze ... etj.

Referendumi i djeshëm është thirrur me kohë, dhe sipas të gjitha normave ligjore, ku me votën e lirë demokratike  të BAZËS-SOVRANIT,  mbi "43.385" anëtarë votuan në mënyrë të ligjshme  për SHKARKIMIN e Lulzim Bashës, i cili, jo më pak se 8 vjet (2013-2021) nuk kishte korrur asnjë fitore politike me PD-në kundër oponentëve të tyre në pushtet (PS). Këtë kapitullim politik 8-vjeçar të Lulzim Bashës nuk ka jurist, diplomat apo politikolog normal, që mund ta hedhë poshtë ose ta justifikojë, sepse këtë “politikë të lartë” të Bashës së falimentuar, tanimë e kanë marrë vesh edhe “vremçat” në mbarë Shqipërinë, lere më njerëzit normalë.

Kuvendi  i Bashës (18 dhjetor) ishte “fake”, bashistët të zhgënjyerë !

3. Siç e pamë dje përmes rrjeteve televizive  shqiptare, Kuvendi      i Lul  Bashës ishte   "fake", sepse sipas informacionit të Bashkisë së qytetit të Tiranës  në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë  ka vetëm "2100 ndjenjëse", ndërsa Lulzim Basha me marionetën e tij bashkëdrejtuese gënjeu dhe mashtroi opinionin se aty ishin të pranishëm mbi "5000 delegate". Ku është logjika  etike dhe parimore këtu?! Si rrjedhojë, si ka qenë e mundur që në "2100 karrige” të ulën mbi "5000 veta"? Madje, ai "kuvend" i Lul Bravës nuk ishte fare transparent për opinionin, sepse askushi nuk ka parë zhvillimin e procedurës se si u morën vendimet e atijfarë kuvendi mashtrues dhe manipulues të opinionit publik.

Këtë cirk politik të “kuvendit” të Lulzim Bashës, më së miri e ka portretizuar me fakte  të qëndrueshme  Ylli Rakipi, njëri nga analistët, nga moderatorët televizivë dhe nga publiicistët më të shquar në Shqipëri,  duke nënivuar se ““Basha ka vulë, selinë, bravat, një pjesë të deputetëve. Për Kuvendin, kuorumi kërkon shumë më tepër sesa njerëz që ishin në sallë. Ky ishte Kuvend fake (fallco). Ka mbaruar koha e mashtrimit. Kur thua Edi Rama më ka vjedhur votat, të paktën mos bëj Kuvend fake. Të deklarosh 5004 njerëz, në një ambient që merr 1800 njerëz, kjo është fake.” (https://kohajone.com/ylli-rakipi-e-quan-kuvendin-e-bashes-fals-ky-njeri-po-me-peshtiroset/)

Sa më sipër (pavarësisht se çfarë thonë Basha dhe bashistët brenda dhe jashtë PD-së) , pa asnjë dyshim se  shumica dërrmuese e anëtarësisë së BAZËS së PD-me VOTËN e saj legale dhe demokratike ka konfimuar Vendimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm  të shkakrimit të Lulzim Bashës, më 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, të votuar nga “4446 delegatë”,  Lulzim Basha më nuk do të ketë kurrfarë “kodi sekret” për mbajtjen e vulës dhe për kyçjen e bravave të Selisë së PD-së.

 Për më tepër, edhe Kuvendi i tij “fake” , i bërë më 18 dhejtor 2021, me gjithë vendimet e miratuara, do të jetë nul edhe de fakto, edhe de jure. Këtu, do t’u vihet pikë humbjeve dhe dështimeve politike 8-vjeçare të Lulzim Bashës (ish-kryetar) i PD-s, sepse në mënyrë ligjore, kushtetuese dhe demokratike vendosi anëtarësia e BAZËS së PD-së-SOVRANI, e cila me REFERENDUM  e  RATIFIKOI shkarkimin e përjetshëm të Lulzim Bashës (bravës).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".