Kundër vizitës së kriminelit Vuçiq dhe politikës serbe duhet demonstruar në Tiranë

Kundër vizitës së kriminelit Vuçiq dhe politikës serbe duhet demonstruar në Tiranë
Kundër vizitës së kriminelit Vuçiq dhe politikës serbe duhet demonstruar në Tiranë

Muhamet Kelmendi

  • 20 December 2021 - 10:46

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tash po zhvillohet në Tiranë takimi i radhës midis tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, lidhur me "Ballkanin e Hapur". Nga Kosova është vlerësuar ky si një mekanizëm i dëmshëm, sepse Serbia ende nuk ka marrë asnjë veprim për të përmirësuar raportet me Kosovën. Nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nuk po i gjen të masakruarit të bartur nga Kosova në Serbi dhe nuk po jep përgjegjësi për dhunën e terrorin. Askush nuk është përgjigjur për dëbimet masovike të shqiptarëve dhe përdhunimet.

Nuk ka bërë as reparacione të luftës. Për më tepër, punon vazhdimisht kundër shtetit të Kosovës dhe pretendon ripushtimin a ndarjen e Republikës. Këto janë faktet pse Kosova është kundër. Por, është gjithashtu edhe fakt se Kryeministri i Kosovës duhet të jetë prezent në Tiranë për të mbrojtur dhe edhe një herë për të sqaruar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kjo ka rëndësi për t’ u kuptuar nga masat në Shqipëri që ende qëndrojnë pas këtij koncepti ballkanik, shkakun pse është Kosova kundër. Në këtë anë është edhe vizita e kriminelit Vuçiq në Tiranë. Këtu del shkaku i demonstrimit në Tiranë.

E mirë është të marrin pjesë masovikisht. Natyrisht se kërkesa tjera nuk duhet të paraqiten në demonstrate.Çdo kërkesë a manifestim me qëllime tjera e dëmton rendësin e demonstratës dhe mbetet kjo vetëm si pretekst.Demonstrata duhet të jetë kundër Vuçiqit, shtetit serb dhe politikës serbe kundruall shqiptarëve dhe Kosovës.Këtu duhet përqëndruar manifestimin. Asgjë tjetër nuk duhet lejuar.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".