Ballkani i Hapur është një aventurë e rrezikshme kundër Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në të cilën po futet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama 

Ballkani i Hapur është një aventurë e rrezikshme kundër Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në të cilën po futet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama 
Ballkani i Hapur është një aventurë e rrezikshme kundër Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në të cilën po futet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama 

Skender Kapiti

  • 20 dhjetor 2021 - 13:03

Shkruan:ANALISTI- Skënder Kapiti 

Aleksandër Vuçiq mund ta vizitojë Tiranën ashtu sikurse edhe Kryeministri i Shqipërisë mund ta vizitojë Beogradin sepse janë dy shtete që kanë edhe ambasada në vende reciproke. Mirëpo kur është fjala me tematika e problematika që kanë të bëjnë edhe me Kosovën  nuk është aspak e hijshme ,as morale që të mos bien dakord dy shtetet shqiptare pararakisht në mënyrë që të koordinohen dhe të bien dakord që të ketë një qëndrim gjithkombëtar për cështje të tilla sic është minshengeni apo “Ballkani i Hapur”.

Edi Rama e fton Kosovën qe t’i bashkangjitet kësaj nisme shqiptaro-sllave sikur Kosova të ishte krahinë e Serbisë apo e Shqipërisë duke injoruar kështu faktin se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur por i panjohur nga Serbia. E para njëherë Edi Ramës nuk i ka deleguar askush nga Kosova të drejtën për të folur dhe për të mos e përfillur Kosvën dhe institucionet e saj sic gjithmonë që ai ka dëshirë të dalë si mbipolitikani dhe një farë presidenti për dy shtetet. Me të drejtë tani opinioni këtë aventurë të Edi Ramës e quan tradhti ndaj Kosovës, por cështja është se kjo aventurë e Ramës bie ndesh edhe me aspiraten e Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve të cilët duan integrimin në BE, dhe jo të një si trampolinë nga “Ballkani i Hapur” i cili ka në qëndër  Beogradin dhe interesat e Serbisë. Sipas kësaj del sikur rruga e integrimit të Shqipërisë duhet të kalojë nga Beogradi.Shqipërisë, vetë asaj nuk ka se cfarë i duhet një marrëveshje e tillë dhe nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me serbo-sllavët.

Aq me keq akoma për qeverinë dhe kryeministrin Rama i cili hyn në këtë aventurë kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës por e quan akoma territor të saj; aq më keq akoma kur Serbia nuk  njeh simbolet e Kosovës deri as targat e makinave dhe nuk i lejoi as sportistët kosovarë që të marrin pjesë në garat botërore sportive që u mbajtën në Beograd. Madje në disa raste Serbia edhe e ka kërcënur ushtarakisht Kosovën. Edi Rama duhet t’i kishte bërë presion dhe t’i kishte vënë kushte Serbisë se nëse do të kishte një Ballkan të Hapur gjëja e parë që duhet të bënte Serbia do ishte ajo që Serbia ta njihte shtetin e Kosovës.

Mirepo Edi Rama bën kështu atë që vetëm tradhti e ka emrin , bën atë që për intersin e tij personal për pushtet nuk pyet jo për Kosovën por as për interesin e Shqipërisë,pasi një aventurë e tillë bie ndesh me aspiratat e vetë Shqipërisë e jo më që t’i interesojë atij Kosova. Nuk e di se a ka ndjesi ky Edi Rama  për atë se cfarë krimesh e genocidi ka ushtruar Serbia mbi shqiptarët e  Kosovës, dhe a e njeh Edi Rama genocidin serb pasi Serbia nuk e njeh dhe madje as nuk ka kërkuar falje  Serbia e as Presidenti serb Vucic , ishministri i kohës së Milloshevicit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".