Po ju vjen fundi deputetëve matrapaz në parlament!

Po ju vjen fundi deputetëve matrapaz në parlament!

Hajrullah Tërnava

  • 21 December 2021 - 07:13

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Një Rregullore e re e punës që i eliminon ato pengesa që janë shfaqur deri më tani, e që është gati të miratohet, është dashur si e tillë të hartohet e zbatohet qysh më herët, në mënyrë që ti detyron ata deputet që e kanë marr besimit, që me veprimet e tyre të jenë shembull për zgjedhësit e tyre që ua kanë besua votën, dhe me sjelljet e tyre përbrenda kuvendit ti kontribuojnë kulturës ligjore dhe sjelljeve konfrom ligjeve që i obligojnë ata si të zgjedhurit e popullit që janë në Kuvend.

-Tani e një kohë të gjatë, që kur ka fillua të funksionoj Parlamenti i Kosovës, kemi vërejtur shumë parregullsi dhe jo disiplinë të të përzgjedhurve të popullit në atë Kuvend, të cilët herë herë me pengesat e tyre e kanë bllokuar totalisht agjendën normale legjislative. Për pasojë të sjelljes së pa përgjegjshme të një numri të madh deputetësh nga të dyja blloqet politike, pozitë e opozitë, shumë shpesh ka munguar kuorumi i funksionimit dhe vendimmarrjes së Kuvendit.

Këtë kaos e ka mundësuar mungesa e sanksionimi të më ta shpor me ligje me rregullore, secili deputet që sillet në kundërshtim me mandatin e besuar dhe të fituar. Edhe pse duke qenë brenda Kuvendit, deputetët shpesh kanë bërë edhe pengesa të tjera, për të cilat tani është i njoftuar edhe opinioni, Mirëpo fundi i këtyre sjelljeve të pa përgjegjshme po afrohet ngase është në finalizim të afërt përpunimi i Rregullores së re e cila do ti eliminoj ato mangësi të deritashme të sjelljes së pa përgjegjshme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Grupi punues për hartimin e Rregullores së re të punës, e cila sanksionon në detajet më të imta përgjegjësit dhe obligimet e deputetit, e ka finalizuar Rregulloren e re e cila së shpejti do të miratohet dhe fillon të zbatohet nga kryesia dhe të gjitha trupat e Kuvendit, duke përfshirë përveç stafit politik edhe atë administrativ.

Fjalori jo-parlamentar, mungesat e pa arsyeshme dhe bojkoti i seancave të Kuvendit, për motive të ulëta dhe me qëllim të pengimit të funksionimit normal, janë pikat kryesore që sanksionin rregullorja e re, e bazuar në Ligjin për përgjegjësit dhe obligimet e deputetit, një ligj që kaherë është miratuar, hyrë në fuqi por në mungesë te rregullores së re nuk është zbatuar.

Gjithsesi se do të ndikon ashpërsimi i rregullores së re, për ushtrimin e përgjegjësive dhe obligimeve të deputetit, që në të ardhmen edhe subjektet politike të jenë më të kujdesshme edhe në hartimin e listave të kandidatëve për deputet, për të mos lejuar të futen në lista kontrabandistët dhe manipulatorët e pa përgjegjshëm që kanë para për ta blerë votë, që e njollosim imazhin vetë deputetit, të parlamentit si tempull i demokracisë dhe institucion serioz ligjvënës, por në rastet ekstreme që kanë ndodhur në të kaluarën edhe me imazhin e shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".