Nga po shkojnë shtetet Ballkanike Perëndimore, nga një stabilizim apo destabilizim-plani i kurdisur i Vuçiqit?! 

Nga po shkojnë shtetet Ballkanike Perëndimore, nga një stabilizim apo destabilizim-plani i kurdisur i Vuçiqit?! 
Nga po shkojnë shtetet Ballkanike Perëndimore, nga një stabilizim apo destabilizim-plani i kurdisur i Vuçiqit?! 

Ragip Guraziu

  • 21 December 2021 - 11:22

Shkruan:Ragip Guraziu 

Shumica po mendojnë se ka një kohë që Bosnje-Hercegovina po përballet me krizën e saj më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në vitin 1995, dhe shumë prej tyre dyshojnë se është ndërhyrja ruse dhe kineze që mund të sjellë dështimin e paktit që ka siguruar një paqe të brishtë për 26 vjet. 

Deri kur Serbia,Rusia,dhe Kina do urrejn kombin shqiptare 

Shumë interesant, ‘’Republika serbe’’ në bosnje Lista serbe në Kosovë,me një ‘’grushtë serb,falë edhe Rusisë dhe Kines,këto dy subjekte politike,veprimet e tyre janë të rrezikshme,dhe po dëshmojnë se janë superfuqi që po mundohen të përvetësojnë dhe të sundojnë edhe fakte po na flasin vet,kur Vuçiqi,ia ka trubulluar mendjen,Kryeministrit shqiptar,Edi Ramës, derisa opozita fuqishëm kundër këtij projekti ‘’Open Balkan”, e që thuhet se ;Sipas agjendës, në këto takime pritet të diskutohen dhe nënshkruhen pesë marrëveshje: 

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhjeje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor. 

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore, atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor. 

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS). 

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS). 

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunim Rajonal. 

Konkluzionet e këtij takimi të “Open Balkan” do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, rreth orës 13:00 të së martës. Kryeministri i Shqipërisë duhet të ketë mbi çdo gjë interesin e shqiptarëve kudo që janë, jo të bëhet pjesë e ideve të vjetra sllave për dalje në det, duke ndikuar në fuqizimin ekonomiko-ushtarak të Serbisë, përmes saj edhe “pushtim” të Ballkanit Perëndimor nga Rusia. 

Kryeministri i Shqipërisë duhet të ketë mbi çdo gjë interesin e shqiptarëve kudo që janë, jo të bëhet pjesë e ideve të vjetra sllave për dalje në det, duke ndikuar në fuqizimin ekonomiko-ushtarak të Serbisë, përmes saj edhe “pushtim” të Ballkanit Perëndimor nga Rusia. 

Këtu po i djek Petkoviqit?! 

Deklarimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti se ai po përgatitet që ta vendosë reciprocitetin me Serbinë në atë mënyrë që mos të dështojë sollën reagimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, "me kërcënimet se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun dhe gjithçka që është rënë dakord deri tash”. "Çështja e reciprocitetit është një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike, ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Beogradi u ekspozuan gjatë kohëzgjatjes së taksave kundër civilizimit prej 100 për qind. Prandaj do të ishte më mirë që Kurti t'i përkushtohej zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në vend të njoftimeve të tilla të lëvizjeve të njëanshme që prishin drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviq, në një deklaratë për mediat të lëshuar nga zyra e tij. Sipas tij,  deklaratat e Kurtit përfaqësojnë një vazhdim të "pengimit të hapur ndaj dialogut dhe zyrtarëve nga Brukseli”. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".